Bashkia Has shembull pozitiv për zhvillimin e gjelbër

foto per lajmin e green cross podgoricaQendra mjedisore EDEN ishte e pranishme në konferencën rajonale dy ditore 27-28 korrik 2021 “Zhvillimi i Ekonomisë së Gjelbër”, organizuar nga FORS Montenegro në Podgoricë si pjesë e projektit GEAR i cili po zbatohet në Shqipëri nga Qendra EDEN. Konferenca bëri bashkë aktorë kyç në nivel rajonal, si përfaqësues nga institucione shtetërore, media, sektori privat dhe organizata të shoqërisë civile nga vendet e rajonit.
Në këtë konferencë Qendra mjedisore EDEN, u përfaqësua nga Znj. Ermelinda Mahmutaj, Drejtore Ekzekutive, e cila paraqiti situatën e angazhimit të vendit për zhvillimin e Ekonomisë së Gjelbër në Shqipëri, në nivelin politik, social dhe ekonomik

Në prezantimin e saj, Znj. Mahmutaj, fokus të veçantë i kushtoi shembujve konkret në nivel vendor që përkrahin parimet e Ekonomisë së Gjelbër, si Bashkia Has, si një nga modelet më të mirë për promovimin e konceptit të zhvillit të gjelbër dhe të qëndrueshëm. Nisur kjo, nga aksionet konkrete që janë duke u zhvilluar në bashki të cilat synojnë të vlerësojnë vlerat natyrore të bashkisë, krijimin e kursimeve në buxhetin e bashkisë dhe krijimin e përfitimeve në mjedis. Ndër këto aksione, që zhvillohen në kuadër të projektit ndërkufitar “Kapërcim i gjelbër– drejt ekonomisë së gjelbër vendore me investime inteligjente”* i zbatuar në Shqipëri nga Qendra EDEN dhe Bashkia Has, përmenden investimi efiçent LED për ndricimin rrugor dhe të brendshëm, zhvillimin e planit të veprimit “Shërbimet e ekosistemit dhe investimet intelegjente në Bashkine Has; skema incentivimi etj.

Konferenca mund të ndiqet në kanalin youtube duke klikuar këtu, në minutën 04:08:25 - 04:24:00 ( Prezantimi i Znj. Ermelinda Mahmutaj)

*Projekti ndërkufitar “Kapërcim i gjelbër– drejt ekonomisë së gjelbër vendore me investime inteligjente" mbështetet financiarisht nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes programit ndërkufitar Shqipëri-Kosovë nën Instrumentin e Asistencës së Para- anëtarësimit (IPA II) dhe zbatohet në Shqipëri nga Qendra EDEN dhe Bashkia Has dhe në Kosovë nga Balkan Green Foundastion dhe Komuna Klina

Web footer Green Corss