Axhenda e Gjelbër: Sistemet e qendrueshme ushqimore dhe zonat rurale

organic action plan image axis3 555x370

ÇFARË ËSHTË AXHENDA E GJELBËR PËR BALLKANIN PERËNDIMOR?

Me synim përshpejtimin e masave dhe veprimeve për Klimën dhe Mjedisin në Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian po mbështet zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Axhenda e Gjelbër përbëhet nga 5 shtylla kryesore si:
(1) Veprimi për Klimën: dekarbonizimi, energjia, lëvizshmëria;
(2) Ekonomia Qarkulluese: mbetjet, riciklimi, prodhimi i qëndrueshëm dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve;
(3) Biodiversiteti: mbrotja dhe ripërtëritja e natyrës;
(4) Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës;
(5) Sisteme të qëndrueshme ushqimore dhe zonat rurale.
Objektivat e secilit prej kapitujve të mësipërme do të mundësohen përmes investimeve dhe veprimeve konkrete të mbështetura nga instrumentat financare kryesisht të BE-së.

SISTEMET E QËNDRUESHME USHQIMORE DHE ZONAT RURALE

Niveli i përputhshmërisë së Ballkanit Perëndimor me standardet e BE -së përsa i përket shëndetit të kafshëve dhe bimëve, sigurinë ushqimore dhe mirëqenien e kafshëve ndryshon në mënyrë të konsiderueshme, dhe përpjekjet e mëdha janë ende të nevojshme në lidhje me përparimin në këto drejtime. Kjo është bërë edhe më e rëndësishmë në kontekstin e strategjisë “Farm to Fork”, hartuar dhe miratuar së fundmi nga BE.
Bujqësia dhe sektorët e lidhur ende kontribuojnë rreth 10% të Prodhimit të Brëndshëm Bruto (GDP), ndërsa në disa vende vlërsohet se bujqësia, pylltaria dhe peshkimi është afër 20% të fuqisë punëtore në nivel kombëtar (40% në rastin e Shqipërisë). Në plane afatgjatë, për të kaluar në një sistem të qëndrueshëm ushqimore, vendet e Ballkanit Perëndimore do të kenë nevojë të transformojnë jo vetëm sektorin e prodhimit, por edhe sektorin e përpunimit të ushqimit dhe promovimin e konsumimit të qëndrueshëm të ushqimit.

Nëpërmjet Axhendës së Gjelbër, në kuadër të kapitullit për “Sistemet e qëndrueshme ushqimore dhe zonat rurale” do të ndërmerren këto nisma për të siguruar arritjen e objektivave të vendosur:

  • Mbështetje për të përafruar me standartet e BE-së sektorin agro-ushqimorë, për sigurinë ushqimore, shëndetin dhe mirëqënien e kafshëve dhe bimëve (përmirësimi i biosigurisë në fermat blegtorale dhe shëndetin e kafshëve, parandalimin e sëmundjeve; etj);
  • Forcimi i kontrollove të higjenës (zyrtare), përmirësimi i gjurmueshmërisë dhe etiketimit të produkteve ushqimore (përfshirë çertifikimin e harmonizuar të sistemit elektronik) për të mundësuar sigurinë ushqimore;
  • Mbështetje për fermat organike dhe miqësore ndaj mjedisit, dhe reduktimi i kimikateve sintetike në përdorim në prodhimin e ushqimeve: pesticidet, preparatet veterinare, dhe fertilizuesit;
  • Mbështetje për bashkëpunim midis institucioneve apo njësive shkencore, edukuese, prodhuese, përpunimin e ushqimit për të lehtësuar tranzicionin drejt formave innovative dhe tekonologjive miqësore ndaj mjedisit dhe metodave të operimit të fermave;
  • Mbështetje për veprime për të reduktuar gjenerimin e mbetjeve në zonat rurale dhe bregdetare (përgjatë rrugëve, lumenjve);
  • Përparimi i përpjekjeve për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale nëpërmjet zbatimit të “LEADER”, moderzinimit të aseteve të sektorit agro-ushqimor”, mbështetje për diversifikim ekonomik dhe përmirësimit të infrastrukturës rurale përmes IPARD.

Burimi: COMMISSION STAFF WORKING DOCUMENT Guidelines for the Implementation of the Green Agenda for the Western Balkans

(Përkthimi i këtij materiali nuk është zyrtar, ndaj interpretimi i saj në gjuhën shqipe nuk është përgjegjësi e autorit.)

Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e Qendrës EDEN dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Web footer GEAR

Ky material informues për Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor vjen si pjesë e projektit “Green Economy for an Advanced Region”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga FORS Mali i Zi në partneritet me organizatat SMART Kolektive nga Serbia, Qendra për Zhvillim dhe Mbështetje nga Bosnja dhe Hercegovina, EKO Svest nga Maqedonia Veriore, Qendra EDEN nga Shqipëria dhe Shoqata Slap nga Kroacia.