Axhenda e Gjelbër: Biodiversiteti
ÇFARË ËSHTË AXHENDA E GJELBËR PËR BALLKANIN PERËNDIMOR?
Me synim përshpejtimin e masave dhe veprimeve për Klimën dhe Mjedisin në Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian po mbështet zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Axhenda e Gjelbër përbëhet nga 5 shtylla kryesore si:
(1) Veprimi për Klimën: dekarbonizimi, energjia, lëvizshmëria;
(2) Ekonomia Qarkulluese: mbetjet, riciklimi, prodhimi i qëndrueshëm dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve;
(3) Biodiversiteti: mbrotja dhe ripërtëritja e natyrës;
(4) Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës;
(5) Sisteme të qëndrueshme ushqimore dhe zonat rurale.
Objektivat e secilit prej kapitujve të mësipërme do të mundësohen përmes investimeve dhe veprimeve konkretë të mbështetura nga instrumentat financare kryesisht të BE-së.
BIODIVERSITETI: MBROTJA DHE RIPËRTËRITJA E EKOSISTEMEVE
Sifdat kryesore në nivel rajonal dhe kombëtar lidhen me mungesën e angazhimit politik për të përmirësuar zbatimin e politikave për mbrotjen e biodiversitetin, mungesën e burimeve financiare dhe ndikimi i aktiviteteve ekonomike, si psh: bujqësia, pylltaria, peshkimi dhe, në një masë të vogël, transporti, zhvillimet e infrastrukturës dhe turizmit dhe energjisë. Kjo ka ardhur si pasojë e infrastrukturës së sistemeve aktuale të prodhimit dhe pjesërisht për shkak të ndërgjegjësimit, mos-informimit dhe mungesës së udhëzimeve lidhur me vlerat e shtuara që perfitohen nga larmia biologjike dhe mungesa e kuadrit ligjor për natyrën (zhvillimet infrastrukturore) ose presionet zhvillimore.
Nëpërmjet Axhendës së Gjelbër, në kuadër të kapitullit për “Biodiversiteti: Mbrojtja dhe Ripërtëritja e ekosistemeve” do të ndërmerren këto nisma për të siguruar arritjen e objektivave të vendosur:
- Mbështetje për zhvillimin dhe zbatimin e një Plan-Veprimi rajonal për biodiversitetin deri në 2030;
- Asistim në përgatitjen dhe zbatimin e nje plani ripërtëritës rajonal për pyjet dhe peisazhin;
- Asistim në analizimin e vlerave të biodiversitetit nga zgjidhjet e bazuara në natyrë dhe mundësitë e integrimit të tyre në zhvillimin e planit për klimën;
- Forcimi i mekanizmave të bashkëpunimit rajonal për konservimin e natyrës dhe angazhimin me Konventën e Rios të Kombeve të Bashkuara;
- Mbështetje për shkëmbim njohurish midis vende të Ballkanit Perëndimore dhe qëndra kërkimore të BE-së, dhe zbulimi i alternativave për të ngritur një qëndër informacioni për biodversitetin në nivel rajonal.
Burimi: COMMISSION STAFF WORKING DOCUMENT Guidelines for the Implementation of the Green Agenda for the Western Balkans
(Përkthimi i këtij materiali nuk është zyrtar, ndaj interpretimi i saj në gjuhën shqipe nuk është përgjegjësi e autorit.)
Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e Qendrës EDEN dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
Ky material informues për Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor vjen si pjesë e projektit “Green Economy for an Advanced Region”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga FORS Mali i Zi në partneritet me organizatat SMART Kolektive nga Serbia, Qendra për Zhvillim dhe Mbështetje nga Bosnja dhe Hercegovina, EKO Svest nga Maqedonia Veriore, Qendra EDEN nga Shqipëria dhe Shoqata Slap nga Kroacia.