Axhenda e Gjelbër: Ajri, Uji dhe Toka
ÇFARË ËSHTË AXHENDA E GJELBËR PËR BALLKANIN PERËNDIMOR?
Me synim përshpejtimin e masave dhe veprimeve për Klimën dhe Mjedisin në Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian po mbështet zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Axhenda e Gjelbër përbëhet nga 5 shtylla kryesore si:
(1) Veprimi për Klimën: dekarbonizimi, energjia, lëvizshmëria;
(2) Ekonomia Qarkulluese: mbetjet, riciklimi, prodhimi i qëndrueshëm dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve;
(3) Biodiversiteti: mbrotja dhe ripërtëritja e natyrës;
(4) Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës;
(5) Sisteme të qëndrueshme ushqimore dhe zonat rurale.
Objektivat e secilit prej kapitujve të mësipërme do të mundësohen përmes investimeve dhe veprimeve konkretë të mbështetura nga instrumentat financare kryesisht të BE-së.
PASTRIMI I AJRIT, UJIT DHE TOKËS
Ndotja e ajrit mbetet një nga problemet kryesore në Ballkanin Perëndimor me një ndikim të drejtpërdrejt tek shendeti i qytetarëve. Përqendrimi i lartë i grimcave ndotës janë kryesisht për shkak të shkarkimeve industrial (si termocentralet), sistemet e ngrohjes së brëndshme (soba druri, djegia e mbetjeve, etj.), trafikut (mjetet lëvizëse të vjetra). Në lidhje me burimet ujore, faktorët presionues kryesorë të sasisë së ujit janë aktivitetet industrial, bujqësia dhe infrastruktura publike e ujësjellsëve. Thatësira e përhapur në rajon përgjatë viteve të fundit ka sjellur thkesimin e rëndësisë e sigurimit të burimeve ujore në vazhdim në gjithë Evropën.
Nëpërmjet Axhendës së Gjelbër, në kuadër të kapitullit për “Pastrimi i ajrit, ujit dhe tokës” do të ndërmerren këto nisma për të siguruar arritjen e objektivave të vendosur:
- Asistimi i rajoni në zhvillimin dhe zbatimin e një strategjie për cilësinë e ajrit;
- Përparim i teknologjisë për industritë që kontribuojnë në shkarkime, sipas direktivës për shkarkimet industriale;
- Përfshirja e rajonit në rrjetet mbarë-evropiane për mbështetjen e nismave për pastrimin e ajrit, ujit dhe tokës, si psh. FAIRMODE; AQUILA, ESBN, etj.
- Mbëshetetja për përparimin e infrastruktures monitoruese për ujërat;
- Zbatimi i direktës për Ujin dhe nën-direktivave përkatëse;
- Mbështetje për marrëveshje bilaterale ose rajonale për ndotjen e ujit dhe tokës;
- Investime në trajtimin e mbetjeve urbane që përfundojnë apo shkarkojnë në ujë;
- Mbështetje për rajonin për të përdorur dhe kontribuar në programe si “European Earth Observation”, “Copernicus” dhe “Destination Earth”.
Burimi: COMMISSION STAFF WORKING DOCUMENT Guidelines for the Implementation of the Green Agenda for the Western Balkans
(Përkthimi i këtij materiali nuk është zyrtar, ndaj interpretimi i saj në gjuhën shqipe nuk është përgjegjësi e autorit.)
Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e Qendrës EDEN dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
Ky material informues për Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor vjen si pjesë e projektit “Green Economy for an Advanced Region”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga FORS Mali i Zi në partneritet me organizatat SMART Kolektive nga Serbia, Qendra për Zhvillim dhe Mbështetje nga Bosnja dhe Hercegovina, EKO Svest nga Maqedonia Veriore, Qendra EDEN nga Shqipëria dhe Shoqata Slap nga Kroacia.