Mekanizmat e zbatimit të Axhendës së Gjelbër
ÇFARË ËSHTË AXHENDA E GJELBËR PËR BALLKANIN PERËNDIMOR?
Me synim përshpejtimin e masave dhe veprimeve për Klimën dhe Mjedisin në Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian po mbështet zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Axhenda e Gjelbër përbëhet nga 5 shtylla kryesore si:
(1) Veprimi për Klimën: dekarbonizimi, energjia, lëvizshmëria;
(2) Ekonomia Qarkulluese: mbetjet, riciklimi, prodhimi i qëndrueshëm dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve;
(3) Biodiversiteti: mbrotja dhe ripërtëritja e natyrës;
(4) Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës;
(5) Sisteme të qëndrueshme ushqimore dhe zonat rurale.
Objektivat e secilit prej kapitujve të mësipërme do të mundësohen përmes investimeve dhe veprimeve konkretë të mbështetura nga instrumentat financare kryesisht të BE-së.
MEKANIZMAT E ZBATIMIT TË AXHENDËS SË GJELBËR
Axhenda e Gjelbër për BP është parashikuar të shihet si një plan për masat e mundshme që do të miratohen së bashku nga BE dhe secili nga vendet e BP, bazuar në strukturat apo kornizat ekzistuese të bashkëpunimit politik dhe teknik, duke përfshirë në veçanti Marrëveshjet e Stabilizim Asociimit, Kornizat e Negocimit dhe Programet e Reformës Ekonomike. Axhenda do të mundësojë lidhje më të fortë midis BE dhe Ballkanit Perëndimor në lidhje me veprimet e mjedisit dhe klimës, reformave politike dhe përafrimit me BE-në. Gjithashtu, axhenda do të udhëheqë përcaktimin e strategjive të asistencës financiare dhe teknike në nivel dypalësh dhe në nivel rajonal.
Mekanizmat e parashikuar për zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor:
- Reforma e administratës publike;
- Menaxhimi i financave publike;
- Skema e tregtimit të shkarkimeve;
- Programet për gjelbërimin e ekonomisë;
- Fuqizimi dhe zbatimi i qeversisjet mjedisore;
- Western Balkans Just Transition Mechanism;
- Përfshirja e qeverisjes lokale dhe rajonale;
- Smart Specialisation;
- Kërkim dhe inovacion;
- Programe për bashkëpunimin rajonal;
- Komunitetit të transportit;
- Komunitetit të Energjisë;
- Ngritje-kapacitetesh;
- Rrjetet Evropiane;
- Edukim dhe Ndërgjegjësim;
Burimi: COMMISSION STAFF WORKING DOCUMENT Guidelines for the Implementation of the Green Agenda for the Western Balkans
(Përkthimi i këtij materiali nuk është zyrtar, ndaj interpretimi i saj në gjuhën shqipe nuk është përgjegjësi e autorit.)
Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e Qendrës EDEN dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
Ky material informues për Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor vjen si pjesë e projektit “Green Economy for an Advanced Region”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga FORS Mali i Zi në partneritet me organizatat SMART Kolektive nga Serbia, Qendra për Zhvillim dhe Mbështetje nga Bosnja dhe Hercegovina, EKO Svest nga Maqedonia Veriore, Qendra EDEN nga Shqipëria dhe Shoqata Slap nga Kroacia.