Pakti Evropian për Klimën
Pakti Evropian për Klimën (PKE) është një lëvizje për të bashkuar qytetarët rreth një çështje të përbashkët, secili duke ndërmarrë hapa për të ndërtuar një Evropë më të qëndrueshme për secilin prej nesh. PKE është nisiur nga Komisioni Evropian dhe është pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe po mbështet BE-në të arrijë qëllimin e saj për të qënë kontinenti i parë neutral ndaj klimës në botë, deri në vitin 2050. PKE është një mundësi për komunitetet dhe organizatat për të marrë pjesë në veprime për klimën në të gjithë Evropën:
- për të mësuar mbi Ndryshimet Klimatike
- zhvillimin dhe zbatimin e zgjidhjeve
- rrjetëzimin dhe lidhjen me të tjetër për të rritur impaktin e këtyre zgjidhjeve.
Si pjesë e Marrëveshjës së Gjelbër Evropiane, Pakti synon të kthehet në një hapësirë ku mund të ndahet informacion, debatohet dhe veprohet për krizën klimatike, dhe patjetër për ofruar mbështetje për të rritur dhe forcuar lëvizjën europiane për klimën.
Pakti Evropian për Klimën synon të jetë i hapur, gjithëpërfshirës dhe një nismë ambiciozë për gjithësecilin. Vlerat e paktit janë:
1. Shkenca, përgjegjeshmëria dhe përkushtimi
2. Transparenca
3. Jo “Greenwashing”
4. Ambicie dhe prioritizim
5. Veprim në nivel lokal
6. Larmi dhe gjithëpërfshirje
Për më shumë klikoni faqen e internetit të Paktit Evropian për Klimën: https://europa.eu/climate-pact/index_en
Burimi: Next Generation EU: A Bold European Recovery Strategy, EUCalls (Përkthimi i këtij materiali nuk është zyrtar, ndaj interpretimi i saj në gjuhën shqipe nuk është përgjegjësi e autorit.)
Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e Qendrës EDEN dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.
Ky material informues për Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor vjen si pjesë e projektit “Green Economy for an Advanced Region”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga FORS Mali i Zi në partneritet me organizatat SMART Kolektive nga Serbia, Qendra për Zhvillim dhe Mbështetje nga Bosnja dhe Hercegovina, EKO Svest nga Maqedonia Veriore, Qendra EDEN nga Shqipëria dhe Shoqata Slap nga Kroacia.