Investimet për Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane

Meaknizmat

CILI ËSHTË PLANI I INVESTIMIT PËR MARRËVESHJEN E GJELBËR EVROPIANE?

Plani Evropian për Investimin e Marrëveshjes së Gjelbër (EGDIP), i referuar gjithashtu si Plani i Investimeve për Evropën e Qëndrueshme (SEIP), është shtylla kryesore e investimit financar të Marrëveshjes së Gjelbër. Për të arritur qëllimet e përcaktuara nga Marrëveshja e Gjelbër Evropiane, Plani do të vendosë në funksion të paktën 1 trilionë euro në investime të qëndrueshme gjatë dekadës së ardhshme. Një pjesë e planit, Mekanizmi i Tranzicionit të Vetëm, do të synohet drejt një tranzicioni të drejtë, gjithëpërfshirës dhe të gjelbër. Ky mekanizëm do të vendos në funksion të paktën 100 miliardë euro në investime gjatë periudhës 2021-2027 për të mbështetur fuqinë punëtorë të Evropës dhe qytetarët e rajoneve më të ndikuar nga tranzicioni.

PLANI EVROPIAN PËR INVESTIMIN E MARRËVESHJES SË GJELBËR KA TRE OBJEKTIVA KRYESORE:

  • Së pari, do të rrisë fondet për tranzicionin dhe do të vendosë në funskion të paktën 1 trilionë euro për të mbështetur investimet e qëndrueshme gjatë dekadës së ardhshme përmes buxhetit të BE -së dhe instrumenteve të lidhura, në veçanti InvestEU;
  • Së dyti, do të krijojë një kuadër mundësues për investitorët privatë dhe sektorin publik për të lehtësuar investimet e qëndrueshme;
  • Së treti, do të ofrojë mbështetje për administratat publike dhe nxitësit e projekteve në identifikimin, strukturimin dhe ekzekutimin e projekteve të qëndrueshme.

Kapërcimi i kontinentit Evropian si një kontinent neutral ndaj klimës deri në 2050 është një sfidë ambicioze dhe e madhe, por në të njëjtën kohë dhe një mundësi. Buxheti dhe kapaciteti financiar/investues i BE -së, shtetet snëtare dhe aktorët e sektorit privatë do të luajnë të gjithë një rol të rëndësishëm në financimin e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane. Buxheti i BE -së nuk mund të jetë i mjaftueshëm për të trajtuar ndryshimet klimatike ose për të përmbushur nevojat masive të investimeve globale. Vendet anëtare të BE-së dhe aktorë të sektorit privat do t’ju duhet të vendosin gjithashtu në funksion të kësaj burimet e tyre.

InvestEU do të lëvrojë rreth 279 miliardë euro investime private dhe publike të lidhura me klimën dhe mjedisin gjatë periudhës 2021-2030. Ai do të sigurojë një garanci buxhetore të BE-së për të lejuar Grupin EIB dhe partnerët e tjerë zbatues të investojnë në projekte duke grumbulluar dhe terhequr investitorë privatë.

 (Përkthimi i këtij materiali nuk është zyrtar, ndaj interpretimi i saj në gjuhën shqipe nuk është përgjegjësi e autorit.)

Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e Qendrës EDEN dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Web footer GEAR

Ky material informues për Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor vjen si pjesë e projektit “Green Economy for an Advanced Region”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga FORS Mali i Zi në partneritet me organizatat SMART Kolektive nga Serbia, Qendra për Zhvillim dhe Mbështetje nga Bosnja dhe Hercegovina, EKO Svest nga Maqedonia Veriore, Qendra EDEN nga Shqipëria dhe Shoqata Slap nga Kroacia.