Dosje Informuese mbi projekt-ligjin e Padisë Kolektive
Të drejtat për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm janë në themel të vizionit të Qëndres EDEN. Prej vitit 2019, ne jemi pjesë e nismës së ndërmarrë nga Fondacioni SOROS për nxitjen e miratimit të projekt-ligjit “Për Paditë Kolektive”, që pikërisht i vjen në mbështetje të drejtave për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm.
Për gjatë periudhës 2019-2021, Qendra EDEN është angazhuar në informimin dhe ndërgjegjësimin e organizatave të shoqërisë civile mjedisore dhe qytetarëve mbi përparësitë e mekanizmit të padisë kolektive dhe projekt-ligjin “Për Paditë Kolektive”.
Në këtë dosje informuese, përmes këndvështrimeve nga aktorë të ndryshëm, analizave, shkrimeve të publikuar në media, fakteve, rasteve mjedisore adresuar përmes mekanizmit të Padisë kolektive, theksojmë rëndësinë e miratimit të këtij projekt-ligjit.
Dosja informuese mbi projekt-ligjin e Padisë Kolektive u krijua me mbështetjen e "Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë", në kuadër të projektit "E drejta për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm ka domosdoshmëri mekanizmin e padisë kolektive!". Kjo dosje përfaqëson pikëpamjet, mendimet dhe opinionet e autorëve.