Njoftim për shtyp: Letër drejtuar KE për gazin natyror në Ballkanin Perëndimor
Njoftim për shtyp
5 Prill 2022
Aktivistë i bëjnë thirrje BE-së të ndalojë mbështetjen e varësisë të Ballkanit Perëndimor ndaj gazit natyror
36 organizata të shoqërisë civile kanë dërguar sot një (1) letër të përbashkët (kliko për të lexuar letrën) drejtuar Presidentes të Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, duke i bërë thirrje BE-së për të ndaluar promovimin e përdorimit të gazit natyror në Ballkanin Perëndimor.
Në këtë moment, rajoni është shumë më pak i varur nga gazi krahasuar me BE-në, e cila po përpiqet të lirohet nga importi i gazit pas pushtimit Rus në Ukrainë. (2)
Serbia, disa vende në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnja Herzegovina përdorin gazin Rus, kryesisht për ngrohje. Shqipëria, Kosova, dhe Mali i zi nuk kane rrjet shpërndarjeje për gazin.
Pavarësisht faktit që Ballkani Perëndimor është zotuar për të nxjerrë nga përdorimi karburantet fosile deri në 2050 (3), Komisioni Europian përgjatë viteve të fundit ka inkurajuar rritjen e konsumimit të gazit natyror në rajon, kryesisht përmes korridorit jugor nga Azerbajxhani (4), pavarësisht se projekti i gazit “Shah Deniz” është 20% në pronësi të Lukoil të Rusisë (5).
Letra drejtuar Komisionit Europian bën thirrje për shtimin e investimeve për energji të rinovueshme të cilat janë neglizhuar në rajon, ku në vend të kësaj është duke u promovuar përdorimi i gazit natyror.
Denis Žiško, organizata Qendra Aarhus nga Bosnje Herzegovina, shprehet, “Promovimi i rritjes së përdorimit të gazit natyror në Ballkanin Perëndimor në këtë faze të krizës globale klimatike është e papërgjegjshme dhe aspak e dëshirueshme. Varësia jonë e ulët ndaj gazit natyror është një plus, jo minus, ndërsa shkojmë drejt elektrifikimit të sistemit të ngrohjes dhe transportit. Infrastruktura e re e ndërtuar së fundmi do të përfundojë si aset i bllokuara ose si një bllokazhë-gazi natyror që do të pengojë zhvillimin e burime të rinovueshme në rajon”
Nevena Smilevska, organizata Eko-Svest nga Maqedonia e Veriut, shprehet, ‘’Pavarësisht se mund të jetë nga Rusia, Azerbajxhan, apo diku tjetër, rritja e varësisë nga importi (i gazit natyror) është gjeja e fundit që na nevojitet - një fakt i marrë nga rritja e cmimit të të gazit përgjatë këtij dimri nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë. Sikurse BE gjithashtu kupton së sigurimi i energjisë nuk mund të mbështetet vetëm në importin e gazit natyror, po ashtu Komisioni Europian duhet të ndalojë sa më parë promovimin e gazit natyror në Ballkanin Perëndimor.”
Nataša Kovačević, CEE Bankwatch, shprehet se “Rishikimi i humbjeve gjatë shpërndarjes së energjisë elektrike, rritja e pompave me nxehtësi dhe cative me panele diellore, apo teknologji e re për ruajtjen e nxehtësisë dhe rinovimi i rrënjësishëm i ndërtesave të banimit kanë nevojë për vëmëndje shumë të lartë nga Komisioni Europian për të kompensuar vitet e humbura për promovimin e gazit natyror”.
Kontaktet:
Pippa Gallop, Southeast Europe Energy Advisor, CEE Bankwatch Network
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
+385 99 755 9787
Natasa Kovacevic, Campaigner for Decarbonisation of District Heating in Western Balkans
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
+382 67 030 033