Përpjekje e përbashkët – Për një qytet më të pastër!

aksion pastrimi jpg Aksioni i pastrimit “Përpjekje e përbashkët – Për një qytet më të pastër!” u zhvillua në Bashkinë Has në datë 26 maj 2022. Gjatë aksionit të pastrimit u identitikuan venddepozitimet e ligjshme dhe të paligjshme, u vendosën tabelave informuese sinjalizuese për banorët se në cilat zona është e lejuar hedhja e mbetjeve dhe në cilat zona jo, u promovuan kontenierët  e blerë nga Bashkia në kuadër të projekti, si dhe u pastruan disa akse rruge problematike për mbetjet.

Në njësinë administrative Golaj, në fshatin Helshan me Vendim të Këshillit të Bashkisë Has janë miratuar në Janar 2022, shesh depozitimet për hedhjen e mbetjetjeve urbane dhe inerte. Këto vendepozitime të miratura dhe venddepozitimet jo të ligjshme të identifikuara si në Golaj, Helshan dhe në Mac u pajisen me tabela sinjalizuese për të informuar publikun se ku mund të hedhin mbetjet dhe se ku ndalohet hedhja e mbetjeve.

Në bashkëpunim me bashkinë u identifikuan disa akse rruge për tu pastruar, si zona problematike dhe për të cilat bashkia ka nevojë për mbështetje shtesë, për persona dhe mbështetje financiare,  për të realizuar pastrimin. Si vijim në aksion u bashkuan rreth 40 personaL nxënës nga shkolla “Skënderbeu”, punonjësit e Bashkisë Has, të drejtorisë së Pastrim gjelbërimit, qytetarë të zonës, të rinj, organizata mjedisore, përfaqësues të organizatës Balkan Green Foundation, etj Aksi i përzgjedhur në Krumë, në Qafë Prushë, në Njëia Administrative Golaj drejt Bajram Currit, u pastrua dhe mbetjet u dërguan në një nga venddepozitimet e miratuara.

Bashkia Shprehu nevojën që aksione të tilla të zhvillohen më shpesh dhe se vetëm me stafin e bashkisë nuk ka mundësi të realizojë pastrimin dhe se ka nevojë dhe për mbështetje financiare.

Për më shumë ndiqni fotot në facebook të qendrës EDEN.

 

Aksioni i pastrimit u realizua në kuadër të projektit ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian - IPA II "KAPËRCIM I GJELBËR– Drejt ekonomisë së gjelbër vendore përmes investimeve inteligjente". Projekt zbatohet nga Balkan Green Foundation në Kosovë dhe Qendra mjedisore EDEN në Shqipëri me partnerët e saj në pushtetin lokal Komuna e Klinës dhe Bashkia e Hasit.

Web footer Green Corss