Vizitë Studimore "Investime të qëndrueshme dhe mjedisore"

agave villageNjë vizitë studimore 3-ditore u mbajt në jug të Shqipërisë në datat 16-18 qershor 2022, me pjesëmarrjen e fermerëve, bizneseve, dhe aktorëve të tjerë vendorë të turizmit dhe mjedisit nga Kosova dhe Shqipëria.

Në këtë vizitë studimore, pjesëmarrësit u njohën me modele të qëndrueshme të menaxhimit e turizmit dhe mjedisit në jug të Shqipërisë, si modele të replikueshme për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në Bashkinë Has dhe Komunën Klinë. Përgjatë vizitës, 19 pjesëmarrësit u njohën me sfidat, mësimet e nxjerra dhe përfitimet e investimeve të qëndrueshme.

Pjesëmarrësit vizituan nga afër:

📌Fshatin eko-turistik Agave që funksionon duke përdorur burime të rinovueshme për energjinë;
📌Nena Farm, shembulli i një agroturizmi që është i ndërtuar në harmoni me natyrën;
📌Qëndrën e Vizitorëve në Parkun e Llogarasë, si një model i rëndësishëm për nxitjen dhe promovimin e turizmit natyror;
📌Nisma të tjera individuale që përfaqësojnë përpjekje të suksesshme për ruajten e energjisë dhe mbrojten e mjedisit;

Për pjesëmarrësit e fushave të ndryshme më e rëndësishmja është se shkëmbyen infomacion me njëri tjetrin, eksperienca dhe vlerësuan rëndësinë e zhvillimit të takimeve dhe vizitave të tilla, për të parë mundësi replikimi në zonat e tyre.  

Falenderojmë pjesëmarrësit, bizneset dhe nismat që ndanë eksperiencat e tyre

Për më shumë ndiqni fotot në facebook të qendrës EDEN.

Vizita studimore në Fshatin Agave u realizua në kuadër të projektit ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian - IPA II "KAPËRCIM I GJELBËR– Drejt ekonomisë së gjelbër vendore përmes investimeve inteligjente". Projekt zbatohet nga Balkan Green Foundation në Kosovë dhe Qendra mjedisore EDEN në Shqipëri me partnerët e saj në pushtetin lokal Komuna e Klinës dhe Bashkia e Hasit.

Web footer Green Corss