KONKURS I GJELBER

Në kuadër të projektit "Shkolla aktive për ndarjen e mbetjeve!" u zhvillua Konkursi i gjelbër në shkollën e mesme "Partizani" dhe në Shkollën 9 vjecare "Ali Demi", në Tiranë.

Konkursi u zhvillua midis klasave të cilat kanë qenë pjesë e workshopeve informuese për zhvillimin e njohurive  për mjedisin, menaxhimin e mbetjet urbane dhe të rrezikshme. Konkursi i gjelbër i zhvilluar me pyetje në formën e Quizit kishte për qëllim që të sillte dhe njëherë në vëmendje të të rinjve cështjen e mbetjeve, menaxhimin e tyre, ndarjen e mbetjeve në ambientet e shkollës dhe në banesë. Vëmendje iu kushtua skemës së ndarjes së mbetjeve në koshat përkatës: të riciklueshëm, të paricklueshëm dhe të rrezikshëm.

Në mënyrë që informacioni i marrë nga nxënësit për cëshjet e mjedisit dhe për mbetjet të mos mbetej vetëm teorik, shkollat u pajisën me 4 kosha secila për ndarjen e mbetjeve në të riciklueshme, të pariciklueshme dhe të rrezikshme. Nxënësit pas kësaj nisme do të jenë vetë zbatuesit e aksioneve për mbajtjen e ambientit pastër në shkolllë, në ndarjen e mbetjeve si në ambientet e shtëpisë dhe të shkollës. Secila klasë fituese e secilës shkollë, fitoi si cmim për konkursin  një pemë Liquidambar styraciflua (Likujdamber). Nxënënsit që morrën pjesë në konkurs u pajisën me një certifikatë për interesin dhe angazhimin e tyre.

Falenderojmë shkollën "Partizani" dhe "Ali Demi: për bashkëpunimin e tyre në zhvillimin e projektit.

Projekti “Shkolla aktive për ndarjen e mbeteje!”, i kontraktuar nga Bashkia Tiranë, është pjesë e projektit “Kryeqytetet bashkëpunojnë për sfidat e përbashkëta në menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme - Jerevan, Varshavë, Tiranë” dhe mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian.

Fotografitë e aktivitetit mund ti ndiqni në Facebook nëpërmjet këtij linku

 

Footnote web