Filmim mbi rrezikshmërinë e mërkurit
Qendra mjedisore EDEN në kuadër të projekti “Rritje e ndërgjegjesimit publik dhe gjenerimi i të dhënave të reja nga ndotja e mërkurit ne Shqipëri” ka realizuar një filmim, i përqëndruar në ish- Uzinën e PVC-së Vlorë në Pyllin e Sodës.
Filmimi në formën e një dokumentari përmban pamje nga zona e ndotur me mërkur, opinione të ekspertëve Z. Petrit Kotorri dhe Z. Hodo Kabello si dhe opinione nga shqetësimi I qytetarëve rreth situatës aktuale
Qëllimi i filmimit është rritja e ndërgjegjësimit të banorëve për rrezikun në afërsi të qytëtit të Vlorës dhe për të zgjuar një reagim te qytetarët për një ndryshim ndaj situatës kritike të krijuar në atë zonë.
Shfaqjen e parë filmimi e realizoi në ambjent të hapur në qytetin e Vlorës te sheshi Kali i Trojës datë 12 Korrik 2012 ku u shpërndanë dhe material ndërgjegjësuese me informacione për mërkurin. Synimi I filmimit qëndron dhe në një rritje ndërgjegjësimi dhe përtej qytetit të Vlorës për këtë arsye në datën 16 korrik 2012 u pasua shfaqja e dytë në Tiranë në Ambjentet e Kafe Librarisë së përshtatshme. Filmi do të shfaqet përsëri në muajin Shtator në ambjentet e Tirana Exspres.
Projekti “Rritje e ndërgjegjesimit publik dhe gjenerimi i të dhënave të reja nga ndotja e mërkurit ne Shqipëri”, është I mbështetur financiarisht nga Rrjeti ndërkombëtar për eleminim e ndotësve organikë të qëndrueshmë (IPEN). Projekti ka marrë shkasë nga raporti i fundit i UNEP i cili e identifikoi gjirin e Vlorës si një nga “Zonat e Nxehta” të ndotura me mërkur..