[Mbyllur] Thirrje për Koordinatorë Lokal
Thirrje për Koordinatorë Lokal
Periudha kohore e angazhimit: Janar - Korrik 2022*
Tipi i kontratës: shërbimi
Numri i pozicioneve: 24 vende (2 për çdo qark të Shqipërisë)
Afati i aplikimit: 18 Janar 2022
RRETH PROJEKTIT:
Projekti “Fuqizimi i aktivizimit dhe kontributit të Organizatave të Shoqërisë Civile në integrimin e Shqipërisë në BE” (e-ACT) synon të forcojë rolin vigjilues dhe partneritetin e OShC-ve, për të rritur forcimin e zbatimit të politikave të rikuperimit të energjisë dhe të gjelbërta përmes monitorimit të drejtpërdrejtë dhe dialogut politik në kuadër të kornizës së para-anëtarësimit. Projekti zbatohet nga Qendra mjedisore EDEN dhe EDMI.
Tre kolonat kryesore të këtij projekti, që do të mundësojnë arritjen e këtij qëllimi janë:
• Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm dedikuar OSHC-ve për zhvillimin e një platforme që mundëson dialog konstruktiv me institucionet qeverisëse duke synuar përparimin e çështjeve dhe politikave për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike
• Fuqizimi i bashkëpunimit të OSHC-ve dhe rolit vigjilues të tyre për nxitjen e zbatimit të politikave të gjelbërta dhe të rikuperimit të energjisë nëpërmjet monitorimit të drejtpërdrejtë në terren dhe dialogut politik në kuadër të kornizës së para-anëtarësimit
• Nxitje e vëmendjes dhe përgjegjësisë politike për të përafruar parimet e politikave të gjelbërta dhe rikuperimit të energjisë të direktivave përkatëse, në kornizat ligjore të vendit
ROLI I KOORDINATORIT LOKAL:
Në kuadër të projektit “e-ACT”, 24 Koordinatorë Lokalë (2 koordinatorë në secalin qark të Shqipërisë), do të asistojnë në nivel lokal në çdo qark zbatimin e projektit, duke u përfshirë drejtpërdrejt në detyrat si në vijim:
- Koordinimin dhe asistimin në mbledhjen e të dhënave në terrren mbi varfërinë energjitike në zonat rurale të qarqeve që ata përfaqësojnë;
- Shkrimin e dy artikujve që pasqyrojnë çështjet e politikave energjetike dhe mjedisore (artikuj informues, analitik, intervista me komunitetet lokale, etj);
- Pjesëmarrje aktive në përpjekjet e projektit për fuqizimin e OSHC-ve mjedisore në çështjet mjedisore dhe energjetike në kuadër të dialogut të integrimit të BE;
- Lehtësimin e takimeve dhe dialogut me institucionet e qeverisjes vendore dhe qëndrore mbi zhvillimin, zbatimin dhe nevojën për përmirësimin e politikave mjedisore dhe energjetike;
- Të qëndrojnë në komunikimin të vazhdueshëm me partnerët e projektit, Qendra EDEN dhe EDMI;
KRITERET PËR KËTË POZICION
- Koordinatorët lokalë duhet të jenë banorë rezident të qarkut që do të përfaqësojnë dhe përfaqësues nga OSHC-të mjedisore lokale;
- Koordinatorët lokalë duhet të kenë akses të vazhdueshëm internet dhe të jenë përdorues të shkëlqyer të kompjuterit apo paisjeve të tjera dixhitale të komunikimit;
- Të zotërojë njohuri dhe të kenë eksperiencë të mëparshme mbi çështjet e integrimit në BE, politikave mjedisore dhe energjetike;
- Të jetë aktiv në qytetin e tij/saj për të siguruar një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse të qytetarëve dhe grupeve të interesit;
SI TË APLIKONI?
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke plotësuar elektronikisht formularin e regjistrimit – https://forms.gle/Ysr2iEfDFvBUK5a66
Afati i aplikimit: 18 Janar 2022
Nëse keni pyetje, mos hezitoni t’i drejtoni tek – Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Për shkak të numrit të lartë të aplikimeve, vetem kandidatët e suksesshëm do të njoftohen me email brenda muajit Janar.
Thirrja për Koordinatorë lokalë vjen si pjesë e projektit “Fuqizimi i aktivizimit dhe kontributit të Organizatave të Shoqërisë Civile në integrimin e Shqipërisë në BE", zbatuar nga Qendra EDEN dhe EDMI, mbështetur nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit IPA 2017.