Vizitë në Qendrën Ekologjike të Edukimit Mjedisor “EDEN” në Tiranë
Data 5 qershor 2014 shënon Ditën Botërore të Mjedisit që prej vitit 1973. Këtë ditë Qendra EDEN e festoi duke ri-hapur qendrën Ekologjike të Edukimit Mjedisor “EDEN” pranë Kopshtit Zoologjik nëTiranë. Qendra është ndërtuar për here të parë në vitin 2007-2008 me mbështetjen financiare të Ambasadës Amerikane nëTiranë dhe Bankës ProCredit. Për shkak të ndërtimit të Unazës së Madhe të Tiranës në vitin 2011 kjo qendër u ç’montua. Rikthimi sërish në jetë i saj erdhi si pasojë e mbështetjes financiare të GEF/SPF (Global Environment Facility) Shqipëri.
Në këtë shtëpizë ekologjike ndricimi dhe ngrohja e ujit realizohen me panele diellore, furnizimi me ujë realizohet nga sistemi i grumbullimit të ujit të shiut dhe përfundon në një depozitë, është ndërtuar gropa septike e cila është lidhur me sistemin e kanalizimeve dhe shumë ide të tjera ekologjike janë në përpunim për të ardhmen ndërkohë që funskioni i saj kryesor është zhvillimi i Edukimit Mjedisor.
Aktiviteti u përshëndet nga drejtoresha e qendrës EDEN, Znj. Ermelinda Mahmutaj dhe Z. Arian Gace, koordinator i programit të granteve të vogla në GEF dhe vijoi me guidë të detajuar për fëmijët e shkollave, të kopshteve dhe për të pranishmit e tjerë në ambjentet e jashtme dhe te brendshme të qendrës ekologjike.
“Përvecse një model i gjallë se si mund të funksionojë një shtëpi ekologjike, kjo qendër përfaqëson insistimin e organiztës dhe të mbështetësve të saj që nisma të tilla të mos zhduken nga faktorë të ndryshëm por të qendrojnë fort në këmbë. Gjërat e mira duan punë dhe këmbëngulje për të qenë të qendrueshme!” – shprehet Z. Gace
Shtëpiza do të qendrojë vazhdimisht e hapur, dhe aktualisht skuadra e qendrës EDEN po punon në rimodelimin e prorgamit mjedisor që zhvillohet aty. Kështu që qëndroni vazhdimisht të përditësuar me ne.
Ftojmë dhe falenderojmë fëmijët, nxënësit e shkollave të cilët do të mbajnë gjallë funksionin e kësajqendre; falenderojmë mbështetësit financiarë dhe bashkëpunuesit tanë që besuan në këtë ide dhe që ndihmuan në rivënien në jetë tësaj. Besojmë se kjo ditë është një urim i mire për këtë qendër.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Promovimi i energjisë alternative me shembuj konkret në sytë e qytetarëve!” në partneritet me shoqatën “Together for life” i mbështetur financiarisht nga GEF Shqipëri.