Antea shperfill shtetin shqiptar!

103 persona u mblodhën sot në restaurant “Gjokeja” ne km. e 4 të autostratdës Fushë – Krujë nën thirrjen “Ne kërkojmë ajër të pastër – Antea duhet të reagojë!” me qëllimin për të diskutuar mbi një mjedis më të pastër në Komunën e Burizanës në të ardhmen.

Me kërkesë të komunitetit (nxitje e shoqatës lokale “Shoqata për mbrojtje të jetës dhe ekosistemit përreth fabrikës së cimentos Titan – Burizan”)  Instituti i Shëndetit Publik (IShP) ka realizuar përgjatë muajit gusht të këtij viti matjet e cilësisë së ajrit në një stacion në Komunën Burizanë. Rezultatet e monitorimit tregojnë se vlerat mesatare të përmbajtjes së pluhurit total (LNP) e atij të respirueshëm në ajër janë 1.5 – 2 herë mbi vlerat kufi të vendeve të BE dhe të vetë Shqipërisë. Sipas raportit të lëshuar nga IShP  fabrika e cimentos është shkaktari kryesor i ndotjes  në këtë komunë si operatori i vetëm me përmasa dhe aktivitet të lartë. Rezultatet e monitorimit nga ISHP-ja (5 shtator 2013)

Shumë pak kohë nga fillimi i punës së fabrikës,  komuniteti i zonës është ankuar vazhdimisht për ndotje dhe ulje të rendimentit të prodhimit .Letra derguar BERZH nga Qendra EDEN (17 shtator 2012) Antea dhe BERZH (mbështetësi finaciar i fabrikës) i kanë injoruar këto ankesa dhe i janë drejtuar shoqërisë civile për të folur me fakte pa konsideruar ankesat e pa baza të banorëve interesaxhinj të zonës. Leter pergjigjia e BERZH (18 tetor 2012)

Në takimin e ditës së sotme ishin të pranishën thuajse gjithë administrata e pushtetit vendor, ekspertët e IShP që kanë kryer matjet, Kryeinspektorët e ARM së Durrësit, shoqata mjedisore nga rrethe të ndryshme të vendit, komuniteti i prekur dhe fatkeqësisht asnjë përfaqësues nga fabrika e cimentos edhe pse kanë marrë ftesën 10 ditë përpara aktivitetit. Ftesa drejtuar ANTEA TITAN SH.A (18 tetor 2013). Mungesa e tyre  solli zhgënjim dhe pakënaqësi në aktorët e mbledhur megjithatë takimi vazhdoi dhe në të u përcaktuan hapat e mëtejshme të reagimit qytetar.

Kryetari i komunës, Z. Hamdi Pasha, në fjalimin e tij ndau me të pranishmit fjalët që Menaxheri i fabrikës, Z. Georgios Batsakis, kishte shprehur në takimin që këta të dy kishin pasur 5 ditë më parë në ambjentet e komunës Burizanë: “Ne nuk i njohim matjet e realizuara nga IShP dhe nuk i konsiderojmë ato të vlefshme. Fabrika jonë po ushqen komunitetin tuaj. ” 

Nga ana tjetër banorët ulërasin që kjo fabrikë po e vdes komunitetin me ndotjen e krijuar, IShP është e vendosur në rikryerjen e matjeve brenda tre muajve, ARM njeh matjet e kryera nga IShP dhe pret njoftimin zyrtar për kryerjen e inspektimit në fabrikë dhe shoqatat mjedisore janë të vendosura të mbështesin komunitetin dhe të nxisin fabrikën të respektojë përgjegjshmëritë e mara  përsipër në VNM. 

Duket që, si rallë më parë, komuniteti, shteti dhe shoqëria civile janë në të njëjtin krah duke luftuar ndaj ndotësit më të madh të zonës TITAN Antea Sh. A. Parashikojmë një betejë të fortë me shpresën që së bashku do fitojmë luftën.

Kjo tryezë u organizua nga rrjeti vigjilues “Një sy për mjedisin”, me udhëheqje të organizatës lokale pjesë e rrjetit “Shoqata për mbrojtje të jetës dhe ekosistemit përreth fabrikës së cimentos Titan – Burizan”,  në kuadër të programit SENIOR – A ,mbështetur financiarisht nga Qeveria Suedeze dhe i menaxhuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC).

Për më shumë ide rreth takimit mund të vizitoni facebookun

Ftesa dhe programi i tryezes se rrumbullaket (30 tetor 2013)
Prezantimi i Z. Genc Laci - Shoqata ne mbrojtje te jetes dhe ekosistemit Burizane (30 tetor 2013)

Panairi "Java e Diellit"

Prej datës 23-25 tetor 2013 u organizua panairi "Java e diellit ". Qellimi i panairit ishte paraqitja e shembujve të mirë të energjive të rinovueshme si dhe edukimi për një përdorim sa më efektiv të tyre. Në këtë panair u ekspozuan panele fotovoltaike , panele djellore , si dhe publiku pati mundesine qe te informohej nga afer se si mund të zbatonin mundësi të tjera për ngrohje uji apo ndricim. Ne kete panair moren pjese me punet e tyre Ekovolis, qendra Grupimi Ekolevizja, Firma Elekrotek dhe Qendra EDEN. Qendra EDEN iu bashkangjit këtij aktiviteti duke sjelle dhe punen e mjaft organizatave te tjera.Ne formen e posterave u paraqiten projekte te zbatuara nga organizata mjedisore ne Shqiperi dhe rajon, nga instirucione si dhe studime mbi burimet e rinovueshme dhe eficencen e energjise.Keto postera jane realizuar si zhvillim i Fushatës së Alarmit ne kuadër të projektit “Politika të qëndrueshme Energjitike në Evropen Juglindore-SEE SEP” . Projekti në Shqipëri zbatohet nga  Qendra EDEN dhe nga Qendra Grupimi Ekolëvizja.

Publiku paraqiti mjaft interes për tu njohur me përdorim e paneleve fotovoltaike dhe të paneleve diellore, koston e tyre. Këto nisma janë mjaft domethënesë dhe të mirëpritura për publikun, të cilët janë gjithmonë të gatshëm për të patur sa më shumë informacion për përdorim e energjive të rinovueshme

Java e diellit , e cila zhvillohet në kuadër të projektit “ Promovimi i energjisë alternative me shembuj praktikë në sytë e qytetarëve" është një nismë e shoqatës "Together for life". Projekti zbatohet nga shoqata "Together for life" dhe Qendra EDEN, duke u mbeshtetur financiarisht nga GEF.

Fotografite ne facebook te aktivivtetit

Qendra e Edukimit Mjedisor “EDEN” rikthehet edhe si nje qender ekologjike

Qendra e Edukimit Mjedisor “EDEN” e ndërtuar në vitin 2008 brenda Kopshtit Zoologjik në Tiranë me mbështetje financiare të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe ProCredit Bank, dhe e dëmtuar gjatë cmonitimit dhe rimontimit të saj për shkak të kalimit të njerit prej segmenteve të Unazës së Madhe të Tiranës, po rikonstruktohet tashmë për tu kthyer në Qendra Ekologjike e Edukimit Mjedisor “EDEN”.

Falë kësaj ndërhyrjeje, qendra përvecse do të ofrojë shërbimet edukuese mjedisore për vizitorët e ndryshëm, do të ketë edhe nje rol tjetër shtesë, ajo do të jetë një shembull konkret i praktikave të energjisë së rinovueshme dhe zgjidhjeve ekologjike në Tiranë. Ajo do të ndricohet duke shfrytëzuar energjinë dilellore përmes paneleve fotovoltaike dhe llampave LED; do të ketë një rrjet të mbledhjes së ujit të shiut nëpërmjet cative dhe ulluqeve në një depozitë të madhe të mjaftueshme për nevojat e një shtëpie të vecuar që mund të shihet si zgjidhje për ujitje në rastin e shtëpive në fshat ; një model i hapur i një grope septike ekologjike me dy stade dhe me zgjidhje të mbyllur etj.

Ky investim realizohet në kuadër të projektit “Promovimi i energjisë alternative me shembuj praktik në sytë e qytetarëve” i zbatuar nga qendra EDEN dhe Together for Life me mbështetje financiare të GEF. Me këtë projekt ne synojmë ndër të tjera të shndërrojmë Qendrën e Edukimit Mjedisor ”EDEN” në një model pilot demostrativ dhe edukues i investimeve pro mjedisore, në ndertesat dhe aktivitetet shtepiake, dhe përhapjen e këtij modeli me aktivitete të hapura tek qytetarët sikundër janë: organizimi i javës së diellit, filmime, fotografi të disa shembujve pozitivë të përdorimit të paneleve fotovoltaike që egzistojnë në Shqipëri si shembuj real, funksional të përdorimit të energjive të rinovueshme, ndërtimi i një shtëpize prej druri ekologjike ne miniaturë e cila do ti demostrohet publikut me anë të një biciklete lëvizëse etj.

Në fund të punimeve ju mirëpresim të gjithëve Qendrën Ekologjike të Edukimit Mjedisor “EDEN”.!

Rreziku i perdorimit te internetit te nxenesit

Qëndra EDEN në bashkëpunim me Powerful Information zhvilloi ditën e enjte dhe të premte (datë 17,18 tetor 2013) aktivitetin e radhës si pjesë e projektit   “Përmirësimi i Edukimit Mjedisor në shkollën Xhemal Çekini , Uznovë, Berat” .
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ndergjegjesimi i studentëve dhe i prindërve të tyre ndaj reziqeve që sjell perdorimi i tepërt i internetit.  AKtiviteti u zvillua i ndarë në dy pjesë.
Pjesa e parë e aktivitetit përfshiu prezantim dhe diskutim me prindërit  e nxenësve mbi ndërhyrjen e tyre për një përdorimin në mënyrë të sigurtë të internetit.
Pjesa e dytë u përqëndrua tek nxënësit e klasava te 8 dhe të 9 si përdoruesit më të mëdhenj të intërnetit duke folur mbi risqet qe sjell ai mbi shendetin e tyre fizik ashtu edhe atë social.
Ky  aktivitet u mbeshte financiarisht nga Powerful Information.
 

Fotografite e aktivitetit mund ti ndiqni ne facebook

Organizatat mjedisore komentojnë Draft Strategjinë Rajonale të BERZH për Sektorin e Energjisë

Në fund të muajit korrik 2013 Banka Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH) hapi konsultimin me publikun për Draft Strategjinë Rajonale të Sektorit të Energjisë , e cila fokusohet në përqasjen e bankës në këtë sektor.
Rrjeti vigjilues “Një sy për mjedisin!” i ngritur në kuadër të programit “Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri” (SENIOR – A) punoi për komentimin e detajuar të strategjisë duke e parë atë në kendvështrimin e situatës në Shqipëri dhe eksperiencës investuese që kjo bankë ka deri tani në vendin tonë, dhe influencës që duhet të ketë në të ardhmen. 

Komentet janë mbështetur dhe nga organizatat e rrejtit “ECIM”, i ngritur po në kuadër të këtij programi. Përvec zyrave qendrore të bankës, më datë 7 tetor 2013 ato i janë bërë me dije edhe Ministrisë së Financave, Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe Zyrës Shqiptare të Drejtorëve në Londër. Këto institucione sëbashku me komentet kanë marrë edhe një letër shoqëruese në të cilën organizatat theksojnë që presin një përgjigje dhe një pozicionim të tyre mbi sugjerimet e diktuara. Mund te lexoni komentet dhe letren percjellese.

Vlen të përmendet që procesi konsultues i organizuar nga BERZH ishte nje process model që i dha shumë zë shoqërisë civile dhe cdo qytetari të ndërgjegjësuar. Në mbarë rajonin organizatat mjedisore u koordinuan dhe ngritën zërin sëbashku edhe në takimin konsultues rajonal të organizuar nga BERZH në Beograd më 4 shtator 2013. Përfaqësues nga Shqipëria ishte qendra EDEN. Pas takimit organizatat i dërguan menjëherë një letër Z. Suma Chakrabarti, president i BERZH, ku theksohej edhe nje herë pozicionimi i tyre i fortë dhe i qartë që mbështetja financiare për investimet në qymyr nuk është e pranueshme dhe duhet të përfundojë. 7 organizata shqiptare firmosën letrën së bashku me 47 organizata të tjera të rajonit.

BERZH, së bashku me Bankën Botërore, Bankën Evropiane të Zhvillimeve etj., përfaqëson një nga investitorët ndërkombëtarë më të mëdhenj të projekteve të zhvillimit që veprojnë në Shqipëri.  Fatkeqësisht për ne, emri i kësaj banke shpesh është i lidhur me projekte shumë të debatueshme dhe me ndikim negativ në mjedis sikundër është TEC i Vlorës, TEC në Porto Romano, fabrika e cimentos Antea etj. Ne shpresojmë që banka do të nxjerrë mësime nga gabimet e të kaluarës duke përmirësuar vlerësimin e saj në të ardhmen  përpara financimit të projekteve me ndikime të diskutueshme mjedisore dhe sociale.