Buxhetim me pjesëmarrje ne Bashkine Has
Qendra mjedisore EDEN zhvilloi ne Bashkinë Has, 4 takime per banorët në datën 7 dhe 8 shtator 2021 në lidhje me buxhetimin me pjesëmarrje* në njësinë administrative Krumë dhe Golaj në lidhje me sugjerimet dhe komentet e banorëve për buxhetin e parashikur për vitin pasues 2022.
Në këto takime morën pjesë rreth 35 pjesëmarrës me të cilët u diskutuan 5 programe buxhetore të përzgjedura nga 23. Programet buxhetore të përzgjedhura ishin:
- Menaxhimi i infrastruktures ujitese,
- Administrim pyje dhe kullota;
- Rrjeti rrugor rural;
- Menaxhimi i mbetjeve,
- Menaxhimi ujerave te zeza dhe kanalizime
Duhet të theksohet që buxheti i Bashkisë Has në vitin 2020 ka qenë 450,277,495 ALL, nga të cilat 31% e këtij buxheti përfaqëson shpenzime administrative, 48% janë fonde për shërbimet sociale dhe pjesa tjetër fonde operative dhe rezervë. Vetëm 8% e buxhetit shkon për investim për zhvillimin e komunitetit dhe buxheti nuk përmbush asnjë nevojë për investime në sektorët dhe kategoritë e ndryshme të shërbimeve bashkiake. Kapacitetet financiare të Bashkisë Has janë më të ultat në nivel qarku.
Diskutimi i hapur ju referua: a) ndarjes buxhetore sipas rëndësise/prioriteteve të programeve dhe impaktit në popullatë e territor; b) ndarjes sipas zonës urbane – rurale; c) metodës se grumbullimit të informacionit paraprak në lidhje me kërkesat buxhetore.
Një pjesë e mirë e banorëve të pranishëm në takim nuk kishin një informacion të detajuar në lidhje me buxhetimin me pjesëmarrja përpara nisjes së këtij procesi në bashki dhe kjo ishte një mundësi më shumë për të folur rreth shqetësimeve dhe nevjave që ka komuniteti. Sugjerimet u fokusuan kryesisht për përmirësimin e infrastrukturës për lidhjen më mirë të fshatrave midis tyre; për zhvillimin dhe më tej të turizmit duke krijuar mundësi bashkëpunimi dhe me zonat përreth; përmirësimin e ndërtesave të shkollave me izolim për përballimin e dimrit të ftohtë; shndërrimi I ndërtesave ekzistuese jo funksionalenë funksion të nevojave të popullatës si qendra me shërbime sociale për gratë, për të rinjtë, kopshte për fëmijët, çerdhe etj.; të planifikohen fonde në sektorin e bujqësise dhe ushqimit si dhe shërbimit pyjor përfshirë këtu infrastrukturën bujqësore, planifikimin e pikave të grumbullimit të produkteve kryesore bujqësore, këshillimit bujqësor e rural, mbështetjen e fermerëve etj.
Banorët u shprehën se edhe pse bashkia ka mundësi të vogla vendi ka mundësi të cilat janë ende të pa vlerësuara dhe zona ka mundësi për një zhvillim në sektorë të ndryshëm.
*Buxhetimi me Pjesëmarrje është një proces gjithёpёrfshirёs, i cili mundëson pjesëmarrjen e qytetarëve dhe të gjithë aktorëve të tjerë vendor në vendimmarrjen mbi përgatitjen dhe shpërndarjen e buxhetit vendor.
Buxhetimi me pjesëmarrje ёshtё njё proces qё drejtohet nga organet vendore tё qeverisjes (bashkia dhe këshilli bashkiak) në bashkëpunim me komunitetin. Ky proces duhet të garantojë pjesëmarrje, infomim mbi plan-buxhetin, përfshi investimet dhe shërbimet e planifikuara, dhe duhet t’i japë mundësi komunitetit të diksutojnë dhe adresojë çështje dhe përparësi të rëndësishme gjatë konsultimeve të plan-buxhetit. Në fund, ky proces duhet të sigurojё që fondet e planifikuara për shërbime dhe investime janë konsultuar dhe rekomandimët e komunitetit janë konsideruar për miratimin e njё buxheti publik vendor në përgjigje të nevojave dhe përparësive të komunitetit.