Natyra Berat “Zgjedhjet qëndrore...Jepi Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm”

Qendra EDEN po zbaton fushatën " Zgjedhjet qëndrore 2013...Jepi Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm ". Fushata po zbatohet në katër rrethe të Shqiperisë ( Shkodër, Elbasan, Berat, Fushë Krujë) për të sjellë çështjet mjedisore dhe zhvillimin e qëndrueshëm përgjatë zgjedhjeve vendore 2013.

Shoqata “Natyra Berat” në bashkëpunim me nxënës të shkollës “Llambi Goxhomani” kanë zhvilluar takime me kandidatë të partive të ndryshme politike pjesë e zgjedhjeve elektorale të 23 Qershorit 2013. Një ndër takimet u zhvillua në ambientet e “Universitetit të Beratit”. Kandidati është pyetur në lidhje me reformat që do të ndërmerren për mbrojtjen e mjedisit në qytetin e Beratit . Janë diskutuar gjithashtu çështje të cilat janë problematike për qytetarët si:
-    Grumbullimi dhe djegia e plehrave në lagjen “Kombinat”
-  Devijimi i  lumit “Osum” nga shtrati dhe përmbytja e një sipërfaqeje të konsiderueshme të tokës bujqesore.
 

Për këto problematika të diskutuara gjatë takimit janë premtuar zgjidhje imediate si: Sistemimi i shtratit të lumit dhe krijimi i një sistemi i cili do të reduktojë derdhjen e lëndëve ndotëse në lumin “Osum”. Gjithashtu u premtuan bashkëpunime për fushata sensibilizuese. Kanditatët kanë në vëmendjen e tyre cështjet mjedisore dhe janë të hapur ndaj çdo zgjidhje. Njëri nga kandidatet ka deklaruar se janë dy çështje që do të mbështesë fort : Mjedisin dhe trashëgiminë kulturore. Krahas takimeve dhe diskutimeve nxënësit e shkolles “ Llambi Goxhomani” dhe shkollave të tjera në Berat kanë zhvilluar nje parakalim dhe fushatë ndergjegjësuese në datat 29 dhe 31 Maj 2013. Parakalimi u realizua në bulevardin kryesor te qytetit. Me anë të posterave, banerave dhe bluzave me moto: Mjedisi i shëndetshëm eshtë e drejta dhe detyra ime. Unë votoj që mjedisi ku jetojme të përmiresohet! janë munduar të ndërgjegjësojnë qytetarët në lidhje me problematikën dhe nevojën për mbështetje karshi mjedisit. Gjithashtu u bisedua me qytetarët për problematikat dhe mbrojtjen e mjedisit. Ata e kanë mbështetur fort këtë nismë.
 

 

“Zgjedhjet qendrore...Jepi Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm” -Kjo fushate mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci, Sektori i Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A-së në Tiranë dhe Kooperimit Austriak për Zhvillim.

 

 

 

AIC “Zgjedhjet qendrore...Jepi Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm”

Qendra EDEN po zbaton fushaten " Zgjedhjet qendrore 2013...Jepi Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm ". Fushata po zbatohet ne kater rrethe te Shqiperise ( Shkodër, Elbasan, Berat, Fushë Krujë) për të sjellë çështjet mjedisore dhe zhvillimin e qëndrueshëm përgjatë zgjedhjeve vendore 2013.

 

Qendra e Informacionit Aarhus (AIC) Shkodër po realizon lokalisht fushaten në qytetin e Shkodrës. Qëllimi kryesor është që, nga njëra anë, programet elektorale të çdo partie prezente në Shkodër të integrojnë më tepër aspektin e mjedisit duke marrë për bazë problematikat konkrete që paraqet ky qark dhe masa reale për zgjidhjen apo zbutjen e tyre dhe, nga ana tjetër, sensibilizimin e komunitetit që të mendojë për mjedisin përpara se të votojë. 

Në këtë sens, AIC Shkodër ka realizuar një punë paraprake të monitorimit të çështjeve kryesore mjedisore me filmime dhe intervista nga qytetarët e prekur ashtu si dhe ka studiuar programet elektorale të partive. Në fazën e dytë, AIC Shkodër ka realizuar disa takime me kandidatët e parë për deputetë për t’u sygjeruar integrimin e këtyre çështjeve në programet e tyre dhe vlen për t’u theksuar fakti që një pjesë e mirë prej tyre e konsideruan këtë takim pozitiv. Ku kryesisht janë prekur çështjet e energjisë alternative, mosshpërdorimi i burimeve  natyrore, përdorimin e tokës nga pronarët në mënyrë racionale, menaxhimi i mbetjeve urbane, etj.

Gjithashtu, në vazhdën e këtyre aktiviteteve, dhe për zgjedhje transparente, AIC Shkodër po organizon konsultime të hapura ndërmjet çdo partie kandidate në Shkodër dhe studentëve me qëllim që shqetësimet mjedisore të këtyre të fundit të dëgjohen nga politikanët e ardhshëm dhe të marrin përgjigje mbi rrugëzgjidhjet e mundshme që ata ofrojnë.

Në të njëjtën linjë, AIC Shkodër, po vepron edhe në komunitet ku për disa ditë rradhazi në  javën e parë të qershorit, bashkë me vullnetarët e qendrës, ka dalë në sheshet kryesore të Shkodrës me sloganin “Mjedisi i shëndetshëm është  e drejta dhe detyra ime! Unë  do votoj që  mjedisi ku jetoj të  përmirësohet!” Aktivitetet kanë  konsistuar në  marshime paqësore në  qëndër të  qytetit ku ka shumë  komunitet dhe janë  shpërndarë  mesazhe sensibilizuese për të  thirrur vëmëndjen e komunitetit dhe për të ndërgjegjësuar popullin që të mendojnë për mjedisin përpara se të votojnë. Duke shfrytëzuar rastin e ditës botërore të  mjedisit AIC Shkodër organizoi me datë  5 qershor 2013 një  paradë  me një  pjesë marrje shumë  të  lartë  të  të  rinjëve shkodranë  në  më nyrë  që  impakti në  komunitet të  ishte i konsiderueshë m. Këtë  ditë  morën pjesë  rreth 150 studentë  të  shkollave të  ndryshme ndërsa në  total u përfshinë  mbi 220 persona. 

 

“Zgjedhjet qendrore...Jepi Shqipërisë një Zhvillim të Qëndrueshëm” -Kjo fushate mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci, Sektori i Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A-së në Tiranë dhe Kooperimit Austriak për Zhvillim.


 

 

 

 

Reklame Grumbullimi i ndare i mbetjeve ne shkolla dhe komunitete

Qendra EDEN ka realizuar një reklamë në zhvillim të projektit "Grumbullimi i ndarë i mbetjeve në shkolla dhe komunitete". Projekti është i mbeshtetur financiarisht nga Bashkimi Europian përmes programit ndërkufitar IPA 2007-2013. Projekti është zbatuar në Shkodër në komunat Dajç, Velipoje dhe Ana e Malit në periudhën prill 2012 - qershor 2013. Filmimi është realizuar në shkollën e komunës Ana e Malit me praninë e fëmijëve nga tre komunat. Ndihmoi në realizimin e filmimit Znj. Rinalda Proko

Reklame "Grumbullimi i ndarë i mbetjeve në shkolla dhe komunitete"

Deklarate per shtyp, zgjedhje 2013

Deklaratë për shtyp

Përgjatë periudhës zgjedhore 22 maj – 22 qershor 2013 përkrah fushatave elektorale politike po zhvillohet edhe një fushatë tjetër jo partizane dhe jo politike me qëllimin kryesor për të sjellë çështjet mjedisore dhe zhvillimin e qëndrueshëm përgjatë zgjedhjeve qendrore 2013.
Më specifikisht fushata do të nxisë partitë politike të reflektojnë në programet e tyre çështjet mjedisore dhe të nxisë qytetarët të mendojnë kur japin votën e tyre. Të mendojnë nëse partia e tyre i reflekton në programin e saj shqetësimet dhe problematikat mjedisore në veçanti.
Kjo fushatë është një nismë e Qendrës Mjedisore EDEN dhe realizohet në katër qytete të vendit: Shkodër, Elbasan, Berat dhe Fushë Krujë me mbështetjen e organizatave mjedisore lokale si Klubi Ekologjik Elbasan (KEE), qendra AARHUS Shkodër, organizata” Në mbrojtje të jetës dhe ekosistemit në zonën përreth Titan-Burizan”, organizata “Mbrojtja e Mjedisit Natyror” Berat.

Për të përmbushur qëllimet e fushatës ne do të vijojmë nëpërmjet këtyre objektivave:

  • sjellja e problematikave mjedisore në programet elektorale të kandidatëve të të gjitha partive që do të garojnë
  • rritja e ndërgjegjësimit të publikut mbi të drejtat e tyre për një shëndet dhe të ardhme më të mië
  • lobimi me median dhe partitë politike për të shtruar më mirë çështjet mjedisore në fushatat elektorale
     

Kjo fushatë mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci, Sektori i Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SH.B.A-së në Tiranë dhe nga Kooperimi Austriak për Zhvillim (ADC).

Për më shumë informacion për ecurinë e fushatës në rrethe ju lutem kontaktoni:
Klubi Ekologjik Elbasan (KEE) - Ahmet Mehmeti, Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Qendra AARHUS Shkodër – Alminda Mema, Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Organizata” Në mbrojtje të jetës dhe ekosistemit në zonën përeth Titan-Burizan” – Genc Laci, Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Organizata “Mbrojtja e Mjedisit Natyror” Berat – Gentiana Nake, Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Për më shumë informacion:
Qendra EDEN                                                                                                                  
Tel: 04 2227615                                                                                        Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

 

 

 

Up-cycling në javën e filmit mjedisor

Si zhvillim i javës së festivali të filmit mjedisor  të mbajtur për herë të parë në Shqipëri në datat 22-25 maj 2013, ditën e shtunë datë 25 maj u organizua një panair i organizatave mjedisore në rrugën këmbësore, Tirane.  Qendra EDEN e përfaqësoi vehten në këtë ditë më një kënd Up-cycling “ Jepi një vlerë të re, objekteve që nuk përdorni më “. Qendra EDEN së bashku me 7 organizata të tjera Europiane ka ndërmarrë një fushatë të titulluar Up-cycling e cila drejtohet nga rrjeti Youth and Environment Europe dhe është e mbështetur financiarisht nga Bashkimi Europian. Qëllimi i fushatës Up-cycling  dhe i ekspozitës së realizuar në datën 25 maj ishte rritja e ndërgjegjësimit të njerëzve për mënyra të reja që mund të shndërrohen objektet, për një frymëzim dhe për një përqasje të re ndaj sendeve në jetët tona të përditshme. Në këtë fushatë ku Qendra EDEN ka qenë pjesëtare, është hartuar një broshurë dhe janë realizuar filmime me mënyrat  e realizimit të objekteve. 

 

Fotografitë e ditës së shtunë 25 maj ju lutem ndiqni facebook-un. Për më shumë rreth  fushatës Up-cycling ju lutem ndiqni facebook-un  dhe faqen zyrtare të fushatës