Lançohet në Shkodër fushata ndërgjegjësuese “Bateritë! Trajtoji ato me kujdes. Mbro njerëzit dhe mjedisin!”

Në Shqipëri funksionon një skemë efikase e cila siguron mbledhjen afërsisht 90% të baterive të përdorura plumb acid, por mungojnë praktikat e sigurta në realizimin e saj. Mbledhja, grumbullimi dhe më pas hedhja e mbetjeve të rrezikshme, ndër të cilat edhe bateritë e përdorura plumb acid të automjeteve, përbëjnë një element të rendësishëm mjedisor dhe shëndetësor. Informimi publik dhe influencimi i organeve  vendimmarrëse janë thelbësore në kushtet kur vendi ynë po përpiqet të përshtasë kuadrin ligjor konform standarteve Europiane.  

Në ambjentet e Hotel Grand Europa në Shkodër, ditën e henë, datë 21 Shkurt 2011 qendra EDEN lancoi në një Konference për shtyp fillimin e fushatës ndërgjegjësuese dhe informuese “Bateritë! Trajtoji ato me kujdes. Mbro njerëzit dhe mjedisin!”. Fushata realizohet në kuadër të projektit “Reduktimi i rrezikut për mjedisin dhe shëndetin nga bateritë e përdoruar plumb acid” mbështetur financiarisht nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri në kuadër të  programit CARDS 2006 i Bashkimit  Europian për  “Shtet Partner” – Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile në Shqipëri, të cilat janë të përfshira në mbrojtjen e mjedisit dhe edukimin mjedisor.

Fushata do të zhvillohet kryesisht në dy qytetet ku është zbatuar projekti, Shkodër dhe Tiranë, por do të shtrihet edhe në Berat ku gjendet një nga 9 zonat hot spot të vendit, ish Uzina e Baterive.  Ajo ka për qëllim informimin e targeteve që merren me trajtimin e baterive mbi: ndryshimet në legjislacionin shqiptar dhe implikimet përkatëse në këto target grupe; praktikat më të mira dhe të sigurta gjatë trajtimit të baterive si dhe lobimin me politikbërësit dhe vendmmarresit për  të rritur  vëmendjen e tyre mbi këtë cështje .

Aksioni do të zgjasë zyrtarisht një muaj duke u mbyllur me njw tjetwr konferencë për shtyp në Tiranë.    Vullnetarët e qendrës EDEN dhe qendrës Aarhus Shkodër do të shpërndajnë materialet promovuese nëpërmjet takimeve dhe bashkëbisedimeve me targetet që merren me trajtimin e baterive.  Bashkëpunimi me organet e qeverisjes qendrore dhe lokale do të përbëjë një faktor shumë të rendësishëm sidomos në kushtet dhe kohën kur janë në qarkullim draft ligji  për menaxhimin i integruar të mbetjeve, VKMmbi bateritë, akumulatorët dhe mbetjet e tyre si dhe plani kombëtar i menaxhimit të mbetjeve.

Znj. Aurora Dibra, kryetare e komisionit të mjedisit në Këshillin Bashkiak Shkodër gjatë  fjalës së saj në konferencë shprehet: “Bashkia e ka ndjekur nga afër projektin prej fillesave të tij dhe është shumë mbështetëse për nisma të tilla.  Unë do të propozoj që gjatë zhvillimit të plan menaxhimit të mbetjeve për qytetin e Shkodrës, rendësi e vecantë ti kushtohet cështjes së mbetjeve të rrezikshme dhe kryesisht baterive të automjeteve ”

“Jemi të entuziazmuar  për pjesmarrjen gjithëpërfshirëse në konferencë. Prania  e institucioneve të rendësishme  lokale edhe të organizatave të tjera tregon për rendësinë e cështjes dhe trajtimit të saj në mënyrën më të mirë të mundshme. Është për tu vlerësuar dhe mbështetja e mediave të cilat duam të jenë bashkëpunuesit tonë kryesor në këtë nismë” -  shprehet Znj. Ermelinda Mahmutaj, drejtore e komanduar e qendrës EDEN.

Qendra EDEN  beson se zhvillimi i qendrueshëm ekziston.  Trajtimi i baterive dhe praktikat e mira mjediosre janë cështje shumë të rendësishme në  tablonë e gjerë të problematikave mjedisore dhe cështjes së menaxhimit të mbetjeve. Në qoftëse kjo cështje ju intereson po aq sa ne dhe doni të jepni mendimet dhe komentet tuaja mbi të,  dhe nëqoftëse jeni në dijeni apo pjesë e studimeve të mëparëshme mbi cështjen  ju lutem na shkruani në  adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. dhe të  veprojme sëbashku.

Ekspozita

Ditën e Mërkurë, më 19 janar 2011 Qendra Mjedisore EDEN në bashkëpunim me Youth and Environment Europe ( YEE) në kuadër të “ Sunny campaign”, organizoi në ambjentet e Kafe Librari e Përshtatshme ekspozimin e fotografive me temë “Uji dhe rëndësia e tij në fotografi”. Fushata europiane Sunny campaign bazohet në burimet e rinovueshme dhe qëllimi i saj është inkurajimi i qytetarëve në pjesëmarrje aktive për një përdorim të qëndrueshëm të energjisë dhe materialve të rinovueshmë si një mënyrë e zgjidhjeve të ndryshimeve klimatike dhe zbatimit të qëndrueshmërisë.
Për më tepër informacion : http://www.sunnycampaign.net/


E ftuar për hapjen ishte Dr.Ing. Enkelejda Gjinali, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit. Ajo përcolli një informacion mjaft ndërgjegjësues e me vlerë mbi gjëndjen aktuale të ujit në Shqipëri. Ky prezantim u pasurua më tej nga pyetjet e pjesëmarrësve dhe u shoqërua me gatishmërinë e informimit të mëtejshëm interesant nga ekspertja Gjinari.


Në këtë ekspozim u paraqitën 40 fotografi të përzgjedhura nga vënde të ndryshme të botës të fotografuara nga njerëz të thjeshtë. Një ekspozim i ngjashëm tërheqës i këtyre fotografive të përzgjedhura është organizuar në Republikën Çeke , Armeni dhe së fundmi në Shqipëri. Pjesëmarrja këtu ishte e konsiderueshme, e larmishme dhe me pikëpamje interesante duke tërhequr në këtë mënyrë vëmendjen drejt fotografive për përceptime dhe vlerësime të ndryshme. Përshtypjet positive mbi këtë ekspozim paraqiten në Librin e përshtypjeve të Qëndrës EDEN, që mund të shtoni dhe ju mendimin tuaj për ekzpozimet e ardhëshme të saj.


“Ju përgezojmë për nismën qytetare për këtë problem sa të neglizhueshem aq edhe të rendësishëm” thote Z. Petrit Hoda, profesor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës tek sa shikon fotografitë.   


Ditën e Enjte 20 Janar ekzpozimit do ti shtohen dhe 20 fotografi të reja në kuadër të fushatës “Let Albania have real flowers not plastic ones”

Përfundon projekti “Ndërgjegjësim për shëndetin dhe siguria e njerëzve që jetojnë pranë ish-uzinës së baterive në Berat

Me kalimin e muajve i erdhi fundi dhe projetkit “Ndërgjegjësim për shëndetin dhe siguria e njerëzve që jetojnë pranë ish-uzinës së baterive në  Berat" i mbeshtetur nga  IPEN (Rrjeti Ndërkombëtar për Eleminimin e Ndotësve Organikë ). Qëllimi i tij ishte vlerësimi i gjendjes shëndetësore të njerëzve që jetojnë pranë uzinës Beratit dhe rritja e ndërgjegjësimit të tyre lidhur me ndotjen në komunitetin e tyre.


 Aktivitetet e ketij projekti kanë qenë :
- Përgatitja e 100 pytësorëve në bashkëpunim me shoqatën Arnika .
- Trajnimi i vullnetarëve për plotësimin  e pytësorëve
- Përgatitja e një raporti vlerësues nga ekspert mbi të dhënat nga përpunimi  i pytësorëve
- Dërgimi i raportit në institucioneve qeveritare Shqiptare.
- Një aktivitet ndërgjegjësues i cili do të zvillohet në 7 prill 2011, në ditën ndërkombëtare të shëndetit
- Informimi i publikut nëpërmjet medias, materialeve promovuese dhe ngjarjeve në natyrë


Qendra EDEN në bashkëpunim me shoqatën Arnika përgatiti 100 pyetësorë të cilët shërbyen për vjeljen e informacionit mbi nivelin e informimit të komunitetit lokal që banon në zonën përeth ish uzinës së baterive lidhur me ndikimin e kësaj të fundit në shendet dhe mjedis.
Pas  përgatitjes së pyetësorëve, të rinjë vullnetarë të qendrës  EDEN u trajnuan për menyrën dhe vendin e plotësimit efikas të pyetësorëve.
 Pasi vullnetarët pyetën 100 banorë të Uznovës, qendra EDEN përpunoi të dhënat e pytësorëve nëpërmjet programit SPSS. Të dhënat më pas u interpretuan nga ekspertet Znj. Edlira Mulla, PhD dhe Znj. Merita Mansaku- Meksi, MPA  në formën e një raporti vlersues për zonën e Uznovës. Ky raport do të përdoret si dokument nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave për një studim më të hollësishëm në zonën e ndotur të Uznovës.


Raporti vlerësues si dhe material të tjera ndergjegjësuese do t’u shperndahen banorëve te Uznovës gjatë një aktiviteti të posatcem, më 7 Prill, në ditën ndërkombëtare të shëndetit.
E drejta për tu informuar mbi gjendjen e vendit tone i përket të gjithë banorëve të Shqipërisë vecanërisht komunitetit lokal të Uznovës.

Nis me sukses puna për strategjinë mjedisore të qytetit të Tiranës

Qendra Mjedisore EDEN (qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim), së bashku me Bashkia Tiranë dhe UNEP (Programi i Mjedisit i Kombeve të Bashkuara), në kuadër të projektit "Perspektiva e Ndryshimeve Klimatike dhe Mjedisore – GEO-Qytete për Tiranën", organizuan ditën e mërkurë dhe të enjte, datë 15-16 dhjetor 2010, në ambjentet e Hotel Monarc, workshopin orientues e trajnues mbi përqasjen dhe procesin e raportimit GEO-Qytete për Tiranën.

Qëllimi i këtij projekti është të fuqizojë kapacitetin institucional të Bashkisë së Tiranës në përgatitjen e raportit GEO-Qytete.

Workshopi i zhvilluar përbën aktivitein e parë në kuadër të këtij projekti. Ai synoi prezantimin e metodologjisë GEO dhe ngritjen e një grupi pune për të vazhduar më tej procesin. Përvec një pjesmarrje e plotë nga bashkia Tiranë, shfaqën interes mbi workshopin edhe përfaqësues nga institucionet e tjera shtetërore si Ministria e Punëve Publike, Agjensia Rajonale e Mjedisit, Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore, Ministria e Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës si dhe përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile me profil mjedisor.

Përvec prezantimeve të moduleve përkatës, gjatë workshopit pati shumë dikutime mes pjesmarrësve dhe punë në grupe. Pjesmarrësit gjatë këtyre dy ditëve worshopi arritën të ngrini shtyllat a para të punës duke identifikuar tematikat e ndërhyrjes gjatë këtij programi.

Znj. Eriola Muka, përfaqësuese e bashkisë Tiranë, në fjalën e saj përmbyllëse u shpreh: “Le të punojmë të gjithë së bashku përgjatë gjithë kohës së këij procesi në të njëjtën mënyrë që punuam këto dy ditë. Le të punojmë për atë produkt që është i të gjithëve ne, dhe le të punojmë një herë së bashku për të mirën tonë”


Për të parë prezantimet e  bëra gjatë këtyre dy ditëve klikoni më poshtë:

Qëllimi dhe axhenga e workshopit

Moduli I

Moduli II

Moduli III

Moduli V

Moduli VII

Dita e malit pret guidat natyrore në malin e Krujës

Guidat Natyrore të Qendrës EDEN, me rastin e 11 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Malit, organizuan një guidë në malin e Krujës. Në këtë udhëtim morrën pjesë vullnetarët dhe stafi i Qendrës EDEN si dhe re rinj të tjerë të apasionuar pas natyrës. Grupi i përbërë prej 18 të rinjsh filloi ngjitjen nga qyteti i vjetër i Krujës (550 metra mbi nivelin e detit) deri në majen e malit të tij, aty ku ndodhet tempulli bektashi “Sarisalltik” (rreth 1130m mbi nivelin e detit) ku çdo vit zhvillohet turizmi i peligrinazheve fetare.

Për grupin e Guidave Natyrore, ky udhëtim shërben jo vetëm për të përcuar mesazhin për rëndësinë që kanë zonat malore, si në aspektin natyror ashtu edhe në atë kulturor, por edhe për përvetësimin dhe  eksplorimin e metëjshëm të këtij itinerari.  Gjate ketij eksplorimi u zbulua edhe nje shepellë e cila ishte e pamundur për t’u vizituar, me mjetet që disponoheshin, për shkak të pjerrësisë së saj.

 “Promovimi i turizmit të  ecjeve në natyrë,  në përgjithësi dhe ai i ngjitjes së terreneve malore në veçanti, është një mënyrë mjaft e mirë për të rritur ndërgjegjësimin qytetar në lidhje me rëndësinë që paraqesin zonat malore, si në aspektin natyror ashtu edhe në atë kulturor” – shprehet Z. Endrit Shima, koordinator i Grupit të Guidave Natyrore, pranë Qendrës EDEN.

  “Shpresoj që aktivitete të tilla të jenë më intensive dhe kjo ditë e veçantë të ketë më shumë vemëndjen e pushtetit vendor e qëndror, ashtu si edhe organizatave joqeveritare mjedisore” – përfundon Z. Shima.

Dita Ndërkombëtare e Malit çdo vit vjen me një temë të ndryshme, me rëndësi të veçantë për zhvillimin e qendrueshëm të zonave malore. Tema për Ditën Ndërkombëtare të Malit 2010 është “Minoritetet Malore dhe Popujt  Indigjen”, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për  rëndësinë e trashigimisië kulturore që mbartin komunitetet malore.

 “Dita Ndërkombëtare e Malit”, është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara që në vitin 2003, me qëllim, inkurajimin e komunitetit ndërkombëtar në organizmin e aktiviteteve për të nxjerrë në pah rëndësinë e zhvillimit të qendrueshëm në zonat malore. Megjithatë,  festimet e kësaj dite mendohet të jenë shumë më të hershme. Studente të disa universiteteve amerikane e kanë festuar këtë ditë që prej fillimeve të shekullit të XIX.