Ore te lira ne natyre

Ditën e premte me datë 19 Mars  u zhvillua një aktivitet për praktikimin e materialeve të edukimit mjedisor pranë Parkut të madh  të Liqenit artificial të Tiranës. Ky aktivitet u mundesua në kuadër të projektit “CLEEN”  mbështetur nga Ambasada e Vendeve të Ulta në Shqiperi dhe bashkepunimit midis UNICEF dhe Qendrës EDEN   . Në këtë aktivitet morrën pjesë nxënsit e klasës së pestë, mesues te shkollës “Kamza e Re”, Zv/Ambasadorja e Ambasades së Vendeve të Ulëta dhe përfaqesuesja e UNICEF në Tiranë.

Nxënësit  e kësaj shkolle ishin të organizuar në dy grupe ku secili grup praktikoi temën e  natyrës dhe të ujit. Grupi i natyrës pergatiti postera në të cilat tregohej qartë perceptimi  i nxënësve për ndotjen e mjedisit dhe masat që duht të merren per mbrojtjen e tij. Klasa e ujit përgatiti materiale, kuriozitete në lidhje me ujin dhe ndotjen e tij, si dhe vjersha përshëndetëse. Secili grup prezantoi gjithashtu materialet e  edukimit mjedisor si dhe menyren e përdorimit të tyre si për shembull: matja e pastertisë së ujit, lageshtisë së ajrit, identifikimin e krijesave të vogla dhe bimeve ujore etj.

Fëmijët u argëtuan duke eksploruar mjedisin që i rrethonte me anë të përdorimit të materialeve të edukimit mjedisor.
Më pas fëmijët bashkëbiseduan me të ftuarit lidhur me opinionin e tyre për kujdesin ndaj mjedisit. Ata shprehen mendimin se keto lloj aktivitetesh ndikojne në ndryshimin  e sjelljes së tyre kundrejt natyres në  shkollë dhefamilje .
Në fund të aktivitetitgrupi i guidave natyrore të Qendrës EDEN i zhvilluan shkolles një guide të shkurter përgjatë itinerarit të parkut te liqenit, ku nxenesit u njohen me boten e gjalle dhe hisorine e tij.

BERZH të japë hua miljarda per projekte miqesore me mjedisin dhe te dobishme për shoqerinë

BERZH të japë hua miljarda per projekte miqesore me mjedisin dhe te dobishme për shoqerinë,  kërkojnë organizatat e shoqërisë civile.

Pragë, Republika Çeke - Me mbështetjen e 45 organizatave të shoqërisë civile nga e gjithë bota, CEE Bankwatch Network prezantoi sot përpara Bankaës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) një sërë propozimesh që kërkojnë të modifikojnë praktikat e bankës në dhënien e kredive, në mënyrë që  të sjellë përmirësime reale sociale dhe mjedisore në Evropën Qendrore dhe Lindore. [1]

Aktualisht BERZH është i angazhuar në shqyrtimin e  katërt, të burimeve të kapitalit. Për periudhën 2010-2015 ajo është duke kërkuar një rritje prej 50 % të kapitalit - një shtesë rreth 10 miliard euro - nga qeveritë aksionere. [2]

Pippa Gallop, koordinatore e përkoheshme e BERZH për CEE Bankwatch Network, thotë: "Fakti që banka po kërkon një rritje kaq të madhe të kapitalit tregon se është duke u ndjerë e sigurtë për shkak të përgjigjes së saj kundrejt krizës ekonomike. Qeveritë aksionere kanë lavderuar bankën për shpetimin e vendeve të Europës lindore dhe qendrore nga shkatërrimi duke u dhenë atyre hua miliona Euro. Megjithë suksesi në dukje afat-shkurtër i këtyre transfuzioneve të emergjencës,  nuk duhet të shmangë vëmendjen nga pyetjet afat-gjata që tashmë i dedikohen konceptit të tranzicionit të ekonomisë së tregut në tërësi, të promovuar nga BERZH.

“Kriza ka treguar se promovimi i sektorit privat është një fund në vetvete. BERZH-i duhet të përqendrohet në qellime konkrete ndaj shoqërisë dhe mjedisit në mënyrë qe të përmirësoje jetesën, në vend që të bëjë ndryshime për t’iu përshtatur kritereve të tregut.”    

Piotr Trzaskowski, koordinator për energjinë dhe klimën në CEE Bankwatch Network thotë: "BERZH duhet të jetë në kërkim të mbingarkojë tranzicionin drejtë ekonomisë së emetimeve të ulëta të karbonit në rajon. Përmasat e kësaj sfide të madhe zor se po preken as tangetialisht në shumicën e vendeve ky BERZH operon. Ndonëse BERZH ka rritur numrin e kredive për projektet në eficencën e energjisë, ajo mund të bëjë akoma më shume. Banka ka dhënë shumë pak kredi për projektet e energjisë së rinovueshme, ndërsa vazhdon ende të financoje projektë qe bazohen në karburante fosile, supestrada apo zgjerim të aviacionit  gjë e cila con në sisteme transporti dhe gjenerimi energjie jo të qendrueshme për dhjetvjecarët e ardhshëm.

Mark Fodor, Drejtor Ekzekutiz për CEE Bankwatch Network thotë: "Kriza ekonomike ka theksuar gjithashtu nevojën për kreditim financiar nga BERZH-it për të forcuar apo ndalur praktikat e demshme shoqërore sic kreditimet në valutë të konsumatorit. Rreth 40 % të portofolit të BERZH-it aktualisht shkon përmes ndërmjetësve, ndërsa banka nuk bën publike benefitet financiare. Publiku ka nevojë për më shumë informacion mbi mënyrën se si përdoren këto para.


Krizës e vazhdueshme ekonomike ka bërë që fokusi të shkojë drejt veprimparive bankare që nuk i shërbejnë shoqërisë. Një bankë zhvillimore publike si BERZH që kërkon një rritje të madhe kapitali, duhet të ndërmarrë një angazhim më ambicioz drejt agendës sociale dhe mjedisore. Propozimet tona për të BERZH janë shumë të rëndësishme për të dështuar. "

Për më shumë informacion kontaktoni:

Anisa Xhitoni
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Merita Mansaku
Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Qendra EDEN

Shënime:

1.    Propozimi drejtuar BERZH e firmosur nga 45 organizata të shoqërisë civile gjendet ketu.
2.    Vendimi mbi rritjen e kapitalit të BERZH pritet të merret ne Maj 2010 në takimin vjetor të BERZH në Zagreb. Vendimi mbi këtë, mund të merret në mënyrë informale nga qeveritë aksionere pak kohe para mbledhjes. Listën e qeverive aksionere mund ta gjeni në faqen e bankës: