Axhenda e Gjelbër: Ekonomia Qarkulluese

Ekonomia Qarkuluese

ÇFARË ËSHTË AXHENDA E GJELBËR PËR BALLKANIN PERËNDIMOR?

Me synim përshpejtimin e masave dhe veprimeve për Klimën dhe Mjedisin në Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian po mbështet zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Axhenda e Gjelbër përbëhet nga 5 shtylla kryesore si:
(1) Veprimi për Klimën: dekarbonizimi, energjia, lëvizshmëria;
(2) Ekonomia Qarkulluese: mbetjet, riciklimi, prodhimi i qëndrueshëm dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve;
(3) Biodiversiteti: mbrotja dhe ripërtëritja e natyrës;
(4) Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës;
(5) Sisteme të qëndrueshme ushqimore dhe zonat rurale.
Objektivat e secilit prej kapitujve të mësipërme do të mundësohen përmes investimeve dhe veprimeve konkretë të mbështetura nga instrumentat financare kryesisht të BE-së.

EKONOMIA QARKULLUESE

Për të arritur nivel të lartë të qarkullimit në prodhim, pra reduktimin e mbetjeve gjatë prodhimit përdorimit efiçient të burimeve, duhet të ndërmerren masa për të adresuar të gjithë ciklin jetësor të produkteve, nga dizenjimi, prodhimi deri te konsumimi, riparimi, ripërdorimi, riciklimi dhe kthimi i burimeve në ekonomi. Parandalimi i gjenerimit të mbetjeve është kyç në këtë plan, dhe mbetjet e gjeneruara të transformohen në burime/produkte apo lënde më cilësi të lartë. Rajoni i Ballkanit Perëndimor duhet të kërkojë mundësi për zvogëlimin e gjurmës së konsumit dhe për rritjen e shkallës të përdorimit të lëndës qarkulluese, e cila sjell nxitjen e përparimit të Ekonomisë Qarkulluese. Kjo duhet të funksionojë dhe ndodhë në bashkëpunim të plotë me aktorët kyç dhe sektorin fitimprurës (biznesin).

Nëpërmjet Axhendës së Gjelbër, në kuadër të kapitullit për Ekonominë Qarkulluese do të ndërmerren këto nisma për të siguruar arritjen e objektivave të vendosur:

  • Mbështetje për të promovuar qëndrueshmërinë e prodhimit të lëndëve të para;
  • Angazhim për integrimin e Ballkanit Perëndimor në zinxhirët e furnizimit industrial të BE-së, në veçanti për ekosistemet kryesore industrial të tilla si energjia e rinovueshme, tekstilet, turizmi, lëvizshmëria, industritë me energji intensive;
  • Mbështetje për zhvillimin e strategjive për Ekonominë Qarkulluese, duke konsideruar të gjithë ciklin jetësor të produktuve, parandalimin e gjenerimit të mbetjeve, menaxhimin dhe riciklimin e përparuar të mbetjeve, ripërdorimin, riparimin dhe riprodhimin;
  • Nisma ndërgjegjësuese për konsumatorët në lidhje me mbetjet, ndarjen e tyre dhe konsumimin e qëndrueshëm;
  • Asistencë në përgatitjen dhe zbatimin e programeve për parandalimin e mbetjeve, menaxhimit të mbetjeve, strategjisë së riciklimit, dhe programeve për ripërdorimin, riparimin dhe prodhimin;
  • Vazhdimi i mbështetjes për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës të menaxhimit të mbetjeve;
  • Zhvillimi i një marrëveshje rajonale për parandalimin e ndotjes nga plastika, përfshirë në mënyrë specifike trajtimin e mbetjeve detare;
  • Mbështetje për hartimin e politikave për zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovacionit në ekonomi, përmes zbatimit të “Smart Specialisation Strategies”.

Burimi: COMMISSION STAFF WORKING DOCUMENT Guidelines for the Implementation of the Green Agenda for the Western Balkans

(Përkthimi i këtij materiali nuk është zyrtar, ndaj interpretimi i saj në gjuhën shqipe nuk është përgjegjësi e autorit.)

Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e Qendrës EDEN dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Web footer GEAR

Ky material informues për Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor vjen si pjesë e projektit “Green Economy for an Advanced Region”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga FORS Mali i Zi në partneritet me organizatat SMART Kolektive nga Serbia, Qendra për Zhvillim dhe Mbështetje nga Bosnja dhe Hercegovina, EKO Svest nga Maqedonia Veriore, Qendra EDEN nga Shqipëria dhe Shoqata Slap nga Kroacia.

Bashkia Has pararojë në qeverisjen mbi parimet e ekonomisë së gjelbër

Në datën 30 qershor 2021 Këshilli Bashkiak i Bashkisë Has miratoi planin e veprimit “Shërbimet e ekosistemit dhe investimet inteligjente në Bashkinë Has”.

Ky është një moment i rëndësishëm për Bashkinë e Hasit, pasi asnjë Bashki tjetër në vend nuk ka një dokument të ngjashëm duke e bërë atë bashkinë e parë në vend që miraton një plan veprimi për shërbimet e ekosistemit dhe për investimet Vendim i Keshilllit Bashkiak Has miratimi i action plan page 0001inteligjente. Për Bashkinë e Hasit ky plan vjen edhe më shumë në nevoje duke qenë se është e pasur me burime natyrore të cilat përfaqësojnë një kapital ekonomik deri tani të pa-vlerësuar dhe as të konsideruar për tu integruar në hartimin e politikave dhe fuqizimin e vetë qeverisjes vendore. Ky plan tashmë sjell një përqasje të re drejt zhvillimit dhe qëndrueshmërisë dhe vlerësimit të potencialeve të bashkisë.

Procesi i hartimit të këtij dokumenti ka qenë sa teknik, aq edhe pjesëmarrës dhe analitik i të dhënave dhe potencialeve aktuale dhe të ardhme të Bashkisë Has. Për hartimin e plani është punuar ngushtë në mënyrë të vazhdueshme me Bashkinë e Hasit. Gjithashtu plani ka kaluar dy takime konsultuese me drejtoritë kryesore të Bashkisë dhe me aktorë të tjerë të interesuar, ka qenë i hapur në faqen e Bashkisë Has për komente nga publiku dhe është finalizuar me miratimin e tij nga Këshilli Bashkiak.

Miratimi i këtij plani në Këshillin Bashkiak e rendit Bashkinë Has ndër pushtetet vendore pararojë në menaxhimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të kapitalit natyror në favor të zhvillimit vendor dhe të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët. Plani ka vlerë të shtuar pasi konsideron elementët ndërkufitarë për një zhvillimi më të mirë të rajonit Shqipëri – Kosovë. Ashtu si Bashka Has dhe Komuna Klinë në Kosovë kanë ndjekur të dyja të njëjtin proces për hartimin e këtyre planeve respektive të veprimit me të njëjtën përqasje ndërkufitare për një angazhim të përbashkët të dy bashkive për fuqizimin e marrdhënieve të fqinjësisë dhe ruajtjen e burimeve rajonale natyrore.

Dokumenti është konceptuar në mënyrë të tillë që njëkohësisht të përfaqësojë një plan veprimi dhe një dokument strategjik, i cili mund të inkuadrohet në të gjitha planet dhe strategjitë vendore të veprimit, si ato ekzistuese edhe ato të ardhme. Plani me 83 faqe është ideuar për mos u përdorur si një dokument i izoluar, por ti bashkëngjitet të gjitha planeve të tjerë të Bashkisë Has dhe parashikohet të zbatohet dhe përmbushet në 5 vitet e ardhshme me mundësi replikimi nga vetë stafi i Bashkisë të cilët tashmë i kanë kapacitetet e ngritura për përmirësimin dhe replikimin e tij.

Përmes hartimit të këtij plani dhe aprovimit të tij në Këshillin Bashkiak, Bashkia Has merr përsipër të integrojë në mënyrën e saj të qeverisjes parimet e ekonomisë së gjelbër çka përfaqëson vizionin e ri të zhvillimit ekonomik, por edhe të mirëqeverisjes.

Vendim i Keshillit Bashkiak, Bashkia Has, për Miratimin e Planit (30.06.2021)
Konfirmim nga Prefekti Qarku Kukes (16.07.2021)
Shërbimet e Ekosistemit dhe investimet Inteligjente në Bashkinë Has (Qershor 2021)

 

Ky plan veprimi i hartuar për herë të parë në Shqipëri është zhvilluar në kuadër të projektit ndërkufitar Shqipëri – Kosovë me titull “Kapërcim i gjelbër– drejt ekonomisë së gjelbër vendore me investime inteligjente” i cili mbështetet financiarisht nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes programit ndërkufitar Shqipëri-Kosovë nën Instrumentin e Asistencës së Para- anëtarësimit (IPA II). Projekti Zbatohet në Shqipëri nga Qendra EDEN dhe Bashkia Has dhe në Kosovë nga Balkan Green Foundation ( drejtues i projektit) dhe Komuna Klinë

Web footer Green Corss

 

 

 

 

Investim inteligjent dhe miqësor ndaj mjedisit në Bashkinë Has

Tabela infomuese per ndricimin ne bashkine HasNdonëse Bashkia Has* është një ndër bashkitë më të vogla në vend, ajo po ndërmerr hapa domethenës drejt zhvillimit të gjelbër nëpërmjet investimeve inteligjente.

Në Janar 2020 nisi zbatimin projekti ndërkufitar “KAPËRCIM I GJELBËR– Drejt ekonomisë së gjelbër vendore përmes investimeve inteligjente” në Bashkinë e Hasit, i cili ka si qëllim të kontribuojë për një rritje të përgjithshme të qëndrueshme ekonomike në rajonin ndërkufitar duke mundësuar kalimin e bashkive drejt ekonomisë së gjelbër të qëndrueshme përmes politikës së integruar, investimeve publike inteligjente dhe rritjes së kapaciteteve.

Në kuadër të këtij projekti, në fillim të vitit 2021, ndriçimi publik i qytetit Krumë është transformuar në mënënyrë thelbësore në një sistem efiçent, inteligjent dhe miqësor ndaj mjedisit, duke ndikuar në uljen e çlirimeve të CO2. Llampat e zakonshme HPS të ndriçimit rrugor janë zëvendësuar me 230 llampa të jashtme efiçente LED të zëvendësuara në shtyllat e akseve kryesore të Krumës, duke parashikuar një kursim vjetor të konsumit të energjisë deri në 75% dhe duke patur një ndriçim deri dy herë më të mirë. Për të ulur koston e faturës dhe konsumin e energjisë elektrike në oraret kur nuk ka lëvizje të shumta të banorëve, investimi ka integruar sistemin me zbehje të ndriçimit. Bashkia gjithashtu ka mundësi që të monitojë vetë ecurinë e ndriçimit me anë të matësit të komunikimit në distancë i cili është i montuar në kompjuterin e Bashkisë Has dhe i lidhur me kabinën e energjisë elektrike të qytetit.

Gjithashtu, ndërtesat publike janë pajisur me 650 llampa të brendshme LED duke zëvendësuar llampat ekzistuese jo efiçente HPS.

Në lidhje me investimin, Kryetari i Bashkisë Has, Z. Liman Morina shprehet: - "Bashkia Has është një bashki e vogël dhe ne jemi falenderues për çdo investim që bëhet në bashki, dhe për më tepër ky investim ka një rëndësi të veçantë për ne pasi është një investim që është në të mirën e gjithë banorëve dhe të vetë bashkisë si institucion. Është një investim i nevojshëm që thekson dhe më tepër përqasjen ndaj teknologjive të reja dhe zhvillimit të qëndrueshëm, mbrojtjes së mjedisit, që bashkia i përkrah në vijimësi në politikat e saj"

Investimi inteligjente qartazi është përqafuar gjithashtu edhe nga banorët e Krumës, të cilët shprehen: “Nuk kemi patur më parë ndërhyrje të tilla në qytet”; “Qyteti ka marrë një pamje tjetër”; “Kjo që ka ndodhur në bashkinë tonë është diçka e mrekullueshme”; “Nuk kemi patur më parë ndërhyrje të tilla në qytet”.

Investimi do të monitorohet për një periudhë një vjeçare dhe rëndësia e tij qëndron se kostot e Bashkisë Has për ndriçimin rrugor tashmë do të ulen dhe Bashkia e Hasit duke qenë një bashki e vogël do të ketë mundësi që të krijojë kursimet e saj në bazë të investimit efiçent LED dhe mund të kryejë investime të ardhshme të gjelbra në bazë të kursimeve të fituara.

*Bashkia Has, shtrihet në rajonin verior-verilindor të Shqipërisë dhe në pjesën veri-perëndimore kufizohet nga rrjedhja e sipërme e përroit të Skatinës i cili e ndan atë nga rrethi i Tropojës. Bashkia e re shtrihet në një sipërfaqe prej 399.62 km2 me një densitet prej 35.49 banorë/km2 . Sipas Censusit të vitit 2011, Hasi ka një popullsi prej 16,790 banorësh.

Ky investim është realizuar në kuadër të projektit ndërkufitar Shqipëri – Kosovë me titull “Kapërcim i gjelbër– drejt ekonomisë së gjelbër vendore me investime inteligjente” i cili mbështetet financiarisht nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri përmes programit ndërkufitar Shqipëri-Kosovë nën Instrumentin e Asistencës së Para- anëtarësimit (IPA II). Projekti zbatohet në Shqipëri nga Qendra EDEN dhe Bashkia Has dhe në Kosovë nga Balkan Green Foundation (drejtues i projektit) dhe Komuna Klinë.


Web footer Green Corss

 

 

Trajnim - Axhenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor

Trajnimi GEAR

Trajnimi "Komponentët e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”

Në datat 21, 22 dhe 23 Korrik 2021, Qendra EDEN organizoi trajnimin “Komponentët e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”, si pjesë e projektit “Green Economy for Advanced Region”, financuar nga BE.
Nëpërmjet këtij programi të trajnimit, aktorë të OSHC-ve mjedisore, përfaqësues të autoriteteve kombëtare dhe vendore të përfshira në hartimin dhe zbatimin e politikave mjedisore dhe të klimës, dhe aktivistë të mejdisit dhe klimës u prezantuan me tre nga kapitujt/kolonat kryesore të Axhendës së Gjelbër të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht - Klima, Biodiversiteti dhe Sistemet ushqimore të qëndrueshme dhe zonat rurale.


Në trajnimin e ditës së parë, “Trajtimi i Ndryshimeve Klimatike në kuadër të Axhendës së Gjelbër dhe Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane”, pjesëmarrësit u njohën me konceptin e ndryshimeve klimatike, pasojat që vendi po përballet dhe do të përballet, dokumentat që pasqyrojnë Ndryshimet Klimatike për Shqipërinë dhe pjesëmarrjen/zotimin e vendit në konventa dhe marrëveshje ndërkombëtare dhe se si në vijim do të përkthehet kuadri ndërkombëtar i klimës në politikat dhe masat e vendit për Ndryshimet Klimatike. Në vazhdim të ditës së parë, në trajnimin e ditës së dytë, “Biodiversiteti në kuadër të Axhendës së Gjelbër dhe Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane”, pjesëmarrësit u njohën me faktorët që cënojnë biodiversitetin në vend, cilat janë shërbimet e ekosistemit që përfitojmë nga ekosistemet kryesore detare dhe tokësore në vend. Në vijim të kësaj, se si këto shërbime të ekosistemet mund të përmirësohen në ruajtjen dhe efiçiencën e tyre në kuadër të Axhendës së Gjelbër dhe sipas standardeve të Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane.

Ndërsa në programin e trajnimit të ditës së tretë, “Sistemet ushqimore të qëndrueshme dhe zonat rurale në kuadër të Axhendës së Gjelbër dhe Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane”, pjesëmarrësit u njohën me angazhimin e vendit në zhvillimin rural tw vendit dhe mundësitë e përshpejtimit të saj sipas standardeve evropiane dhe dokumentave/marrëveshjeve strategjike rajonale të zotuara nga vendi ynë. Njw hapwsirw tw konsiderueshme e diskutimeve gjithashtu u fokusuan dhe tek menaxhimi i turizimit masiv, gjykuar nga kapacitetet mjedisore tw vendit.
Në fund të trajnimit, programi u vlerësua në mënyre pozitive nga ana e pjesëmarrësve si domosdoshmëri zhvillimi i trajnimeve me këtë fokus ndërsektorial të trajtimit të klimës, biodiversitetit, zhvillimit rural dhe sistemeve ushqimore për të zhvilluar kapacitetet më tej sipas zhvillimeve të politikave të mjedisit dhe klimës në Evropë dhe rajon.

Enion Qosja (përfaqësues nga autoritetet) pjesëmarrës në trajnim cilësoi: “Kënaqësi të merrja pjesë në trajnimin e organizuar nga Qendra EDEN. Politikat mjedisore dhe të klimës na sherbejnë të kuptojmë edhe të jemi të aftë të sigurojmë shërbime më cilësore kundrejt mbrojtjes së mjedisit, duke ndikuar drejtpërdrejt kështu edhe në jetesën e individit. Trajnimet të këtilla sjellin një cikël të ri në konceptin e politikave që ndiqen, duke afruar frymën e një politik-bërje Evropiane, me qasje largpamëse dhe të qëndrueshme. Mendoj se trajnime të tilla janë tepër të rëndësishme per zgjerimin e njohurive.”

Falenderojmë trajnerët – Andrian Vaso, Ferdinand Bego dhe Madlina Puka, të cilët mbuluan programin e trajnimit dhe pjesëmarrësit për kontributin dhe angazhimin aktiv në diksutime dhe punën në grup.

Fotografitë e trajnimit mund ti ndiqni ne facebook duke klikuar këtu.

Trajnimi "Komponentët e Axhendës Gjelbër për Ballkanin Perëndimor" vjen si pjesë e projektit “Green Economy for an Advanced Region”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga FORS Mali i Zi në partneritet me organizatat SMART Kolektive nga Serbia, Qendra për Zhvillim dhe Mbështetje nga Bosnja dhe Hercegovina, EKO Svest nga Maqedonia Veriore, Qendra EDEN nga Shqipëria dhe Shoqata Slap nga Kroacia.

Takimi hapës i projektit të ri të mbështetur nga BE

Takimi hapës i projektit më të ri të financuar nga BE, në zbatim nga Qendra EDEN dhe EDMI.

f2f7f1
Në datën 01 Korrik, Qendra EDEN dhe EDMI zhvilluan takimin hapës të projektit “Fuqizimi i aktivizimit dhe kontributit të Organizatave të Shoqërisë Civile në integrimin e Shqipërisë në BE“, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit IPA 2017. Në takim morrën pjesë aktorë kyç të përfshirë në advokimin dhe zbatimin e politikave të gjelbërta dhe energjitike në vend, si përfaqësues të OShC-ve mjedisore, ekspertë mjedisi, dhe përfaqëues të autoriteteve.

Projekti “Fuqizimi i aktivizimit dhe kontributit të Organizatave të Shoqërisë Civile në integrimin e Shqipërisë në BE” (e-ACT) i cili sapo ka nisur, do të zbatohet për një periudhë 18 mujore në Shqipëri, dhe synon të forcojë rolin vigjilues dhe partneritetin e OShC-ve, për të rritur forcimin e zbatimit të politikave të rikuperimit të energjisë dhe të gjelbërta përmes monitorimit të drejtpërdrejtë dhe dialogut politik në kuadër të kornizës së para-anëtarësimit. Tre kolonat kryesore të këtij projekti, që do të mundësojnë arritjen e këtij qëllimi janë:

• Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm dedikuar OSHC-ve për zhvillimin e një platforme që mundëson dialog konstruktiv me institucionet qeverisëse duke synuar përparimin e çështjeve dhe politikave për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike.
• Fuqizimi i bashkëpunimit të OSHC-ve dhe rolit vigjilues të tyre për nxitjen e zbatimit të politikave të gjelbërta dhe të rikuperimit të energjisë nëpërmjet monitorimit të drejtpërdrejtë në terren dhe dialogut politik në kuadër të kornizës së para-anëtarësimit
• Nxitje e vëmendjes dhe përgjegjësisë politike për të përafruar parimet e politikave të gjelbërta dhe rikuperimit të energjisë të direktivave përkatëse, në kornizat ligjore të vendit

Në takimin hapës të projektit, ekipi i përbashkët i projektit prezantoi qëllimin dhe përqasjen e projektit, ku në vazhdim u ndoq nga një sesion ndërveprues me grupet e synuara të projektit, kryesisht përfaqësues të OSHC-ve mjedisore me qëllim njohjen e nevojave dhe interesave të këtyre grupeve për t'u adresuar përgjatë zbatimit të projektit. Në pjesën e parë të këtij sesioni, u prezantua koncept-ideja e platformës interaktive, veçanërisht përmbajtja, funksionimi, seksionet dhe temat që do të mbulohen në platformë. Ndërsa, në pjesën e dytë të këtij sesioni, përfaqësuesit e OSHC-ve mjedisore por jo vetëm, identifikuan përparësitë, dobësitë, mundësitë dhe pasiguritë që organizatat kanë në strukturat e tyre të brëndshme dhe punën e tyre advokuese me politikat e gjelbërta dhe energjitike.

Falenderojmë pjesëmarrësit e përfshirë në takimin hapës të projekit “e-ACT”, dhe në vazhdim ju ftojmë të qëndroni vigjilentë për t’u angazhuar në aktivitetet vijuese të projektit, të cilat do të ofrojnë mundësi angazhuese dhe kapacitet-ngritëse për aktorët e OShC-ve.

Purple Welcome Google Classroom Header
Takimi hapës i projekti e-ACT vjen si pjesë e projektit “Fuqizimi i aktivizimit dhe kontributit të Organizatave të Shoqërisë Civile në integrimin e Shqipërisë në BE“, në zbatim nga Qendra mjedisore EDEN dhe EDMI, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit IPA 2017.