Trajnim ndërkufitar dy ditor në Bashkinë Has
Në Bashkinë Has në datat 29-30 qershor 2021 u zhvillua trajnimi Fushatbërje për mbrojtjen e mjedisit dhe avokim publik. Trajnimi u realizua në kuadër të projektit ndërkufitar “KAPERCIM I GJELBER – drejt ekonomisë së gjelbër vendore me investime inteligjente” zbatuar në Shqipëri nga Qendra EDEN dhe Bashkia Has dhe në Kosovë nga Komuna Klinë dhe Balkan Green Foundation- drejtues të projektit dhe mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian.
Trajnimi bashkoi për dy ditë rreth 25 përfaqësues së Bashkisë Has dhe Komunës Klinë, banorë, fermerë, punonjës së administratës së dy bashkive etj. Trajnimi kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve të pjesëmarrësve tw dy bashkive për zhvillimin e një avokim publik dhe fushatë të suksesshme për mbrojtjen e vlerave të mjedisit ndërkufitar. Pjesëmarrësit në dy ditë patën mundësi që nëpërmjet mënyrave interaktive të trajnimit të njiheshin më tepër me vlerat e mjedisit së dy bashkive dhe të identifikonin cështje të nxehta për mjedisin në të dy Bashkitë, të hartëzonin vlerat natyrore të bashkive respektive, të identifikonin problemin dhe të hartonin një fushatë të mirëfilltë për të trajtuar çështjet mjedisore. Një mënyrë për tu njohur dhe më shumë me vlerat natyrore ishte dhe vizita në terren në Zahrisht, me një natyrë të pa prekur. Kjo vizitë në natyrë ndihmoi që përfaqësuesit nga dy bashkitë ndërkufitare të njiheshin më tepër me vlerat natyrore të vendeve të tyre dhe theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dhe të ngjashmërive që kanë midis tyre.
Trajnimi u vlerësua në mënyre positive nga ana e pjesëmarrësve si domosdoshmëri zhvillimi I trajnimeve me këtë fokus, me ndërthurjen e akspekteve ndërkufitare dhe vizita në terrën ishte një moment I rëndësishëm për pjesëmarrësit për tu afruar dhe më shumë më afërsinë që kanë dy bashkinë dhe më nevojën për të rritur bashkëpunimin dhe zhvillimin drejt parimeve të ekonomisë së gjelbër.
Në këto dy ditë u shpërndanë materiale promovuese të krijuara për projektin ndërkufitar për të përcjelle mesazhin e riciklimit. Blloqe shënimesh dhe stilolapsa të ricikluar u shpërndanë te pjesëmarrësit si dhe çanta beze të krijuara nga copa të veshjeve që nuk përdoren më si dhe rripa për të varur etiketën e emrit etj të krijuara me fije të bluzave që cilat nuk përdoren më. Materialet për promovimin e konceptit të riciklimit janë krijuara nga gratë artizanale të vaut të dejës, në Shqipëri.Në dy bashkitë do të zhvillohen dhe katër trajnime të tjera për bizneset, të rinjtë, median, qytetarët në përgjithësi, përfaqësuesit e bashkive.
Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit e tyre për angazhimin e tyre dhe kontributin në këto dy ditë intensive të trajnimit.
Fotografitë e trajnimit mund ti ndiqni ne facebook duke klikuar këtu