Axhenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor

Green Agenda

Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor është një strategji e re për zhvillimin e rajonit që kërcen nga një model ekonomik tradicional në një ekonomi të qëndrueshme, në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane. Duke nënshkruar Deklaratën mbi Axhendën e Gjelbër, vendet e Ballkanit Perëndimor u angazhuan në Samitin në Sofje më 10 nëntor 2020 për të zbatuar masa ndaj ndryshimeve klimatike, zhvillimit të energjisë, transportit dhe ekonomisë qarkulluese, si dhe mbrotjes se biodiversitetit, bujqësisë dhe prodhimit të qëndrueshëm.

1. DEKARBONIZIMI I BURIMEVE (ENERGJIA, TRANSPORTI DHE KLIMA) - Ballkani Perëndimor është një rajon i prekur shumë nga ndryshimet klimatike. Kjo kërkon reduktimin e emetimeve të gazrave serrë dhe rritjen e ripërtëritjes ndaj ndikimit të ndryshimit të klimës. Partnerët e Ballkanit Perëndimor do të mbështeten në përafrimin me Ligjin e ri të Klimës të BE -së, Skemën e Tregtimit të Emetimeve të BE -së si dhe reduktimin e emetimeve të CO2 përmes kuotave dhe mekanizmave të çmimit të karbonit. Në një rajon shumë të varur nga qymyri, kalimi drejt burimeve më të pastra dhe të rinovueshme të energjisë është një domosdoshmëri. BE do të mbështesë modelet e transportit që ndotin mjedisin në një masë më të vogël, siç është rasti me transportin hekurudhor.

 2. EKONOMIA QARKULLUESE- Kalimi në një ekonomi plotësisht qarkulluese është çelësi për BE-në dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor për të arritur një tranzicion të gjelbër. BE do të mbështesë partnerët e Ballkanit Perëndimor në zhvillimin e strategjive për të përmirësuar qëndrueshmërinë e prodhimit të lëndëve të para, duke parandaluar, zvogëluar, ricikluar dhe menaxhuar mbetjet, duke parë të gjithë ciklin jetësor të produkteve.

3. PASTRIMI I AJRIT, UJIT DHE TOKËS - Ndotja e ajrit në Ballkanin Perëndimor është një nga më të lartat në Evropë dhe ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e qytetarëve. BE do të ndihmojë rajonin në përafrimin me standardet e BE lidhur me cilësinë e ajrit, menaxhimin e ujit dhe ujërave të zeza. Kjo përfshin modernizimin e monitorimit të ajrit dhe ujit dhe investime të mëtejshme në këto fusha.

4. BUJQËSIA DHE SISTEMET E QËNDRUESHME USHQIMORE- Bujqësia dhe sektorët e ndërlidhur kontribuojnë rreth 10% të PBB -së së Ballkanit Perëndimor. BE-ja do të rrisë përpjekjet për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale dhe për të ndihmuar sektorët agro-ushqimorë në rajon të rrisin sigurinë dhe cilësinë e ushqimit, të reduktojnë gjenerimin e mbetjeve, etj.

5. MBROJTJA E BIODIVERSITETIT- Ballkani Perëndimor ka një larmi habitatesh dhe specie të cilat duhet të mbrohen për brezat e ardhshëm. BE do të mbështesë rajonin në zhvillimin dhe zbatimin e Planit të Veprimit të Biodiversitetit të Ballkanit Perëndimor dhe Planit të Restaurimit të Peisazhit dhe Pyjeve.

Në Samitin e përmendur në Sofje, i cili mblodhi përfaqësuesit më të lartë shtetërorë, përveç Deklaratës për Axhendën e Gjelbër, u nënshkrua Deklarata e Drejtuesve të Ballkanit Perëndimor mbi Tregun e Përbashkët Rajonal, e cila duhet të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe zhvillimin ekologjik të rajonit.

 Burimi:https://ec.europa.eu/neighbourhoodenlargement/sites/default/files/factsheet_wb_green_agenda_en.pdf

 (Përkthimi i këtij materiali nuk është zyrtar, ndaj interpretimi i saj në gjuhën shqipe nuk është përgjegjësi e autorit.)

Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e Qendrës EDEN dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Web footer GEAR

Ky material informues për Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor vjen si pjesë e projektit “Green Economy for an Advanced Region”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga FORS Mali i Zi në partneritet me organizatat SMART Kolektive nga Serbia, Qendra për Zhvillim dhe Mbështetje nga Bosnja dhe Hercegovina, EKO Svest nga Maqedonia Veriore, Qendra EDEN nga Shqipëria dhe Shoqata Slap nga Kroacia.

Mekanizmat e zbatimit të Axhendës së Gjelbër

paper art digital craft style landscape with green eco urban city earth day world environment day concept 112554 206

ÇFARË ËSHTË AXHENDA E GJELBËR PËR BALLKANIN PERËNDIMOR?

Me synim përshpejtimin e masave dhe veprimeve për Klimën dhe Mjedisin në Ballkanin Perëndimor, Bashkimi Evropian po mbështet zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Axhenda e Gjelbër përbëhet nga 5 shtylla kryesore si:
(1) Veprimi për Klimën: dekarbonizimi, energjia, lëvizshmëria;
(2) Ekonomia Qarkulluese: mbetjet, riciklimi, prodhimi i qëndrueshëm dhe përdorimi i qëndrueshëm i burimeve;
(3) Biodiversiteti: mbrotja dhe ripërtëritja e natyrës;
(4) Ndotja e ajrit, ujit dhe tokës;
(5) Sisteme të qëndrueshme ushqimore dhe zonat rurale.
Objektivat e secilit prej kapitujve të mësipërme do të mundësohen përmes investimeve dhe veprimeve konkretë të mbështetura nga instrumentat financare kryesisht të BE-së.

MEKANIZMAT E ZBATIMIT TË AXHENDËS SË GJELBËR

Axhenda e Gjelbër për BP është parashikuar të shihet si një plan për masat e mundshme që do të miratohen së bashku nga BE dhe secili nga vendet e BP, bazuar në strukturat apo kornizat ekzistuese të bashkëpunimit politik dhe teknik, duke përfshirë në veçanti Marrëveshjet e Stabilizim Asociimit, Kornizat e Negocimit dhe Programet e Reformës Ekonomike. Axhenda do të mundësojë lidhje më të fortë midis BE dhe Ballkanit Perëndimor në lidhje me veprimet e mjedisit dhe klimës, reformave politike dhe përafrimit me BE-në. Gjithashtu, axhenda do të udhëheqë përcaktimin e strategjive të asistencës financiare dhe teknike në nivel dypalësh dhe në nivel rajonal.

Mekanizmat e parashikuar për zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor:

  1. Reforma e administratës publike;
  2. Menaxhimi i financave publike;
  3. Skema e tregtimit të shkarkimeve;
  4. Programet për gjelbërimin e ekonomisë;
  5. Fuqizimi dhe zbatimi i qeversisjet mjedisore;
  6. Western Balkans Just Transition Mechanism;
  7. Përfshirja e qeverisjes lokale dhe rajonale;
  8. Smart Specialisation;
  9. Kërkim dhe inovacion;
  10. Programe për bashkëpunimin rajonal;
  11. Komunitetit të transportit;
  12. Komunitetit të Energjisë;
  13. Ngritje-kapacitetesh;
  14. Rrjetet Evropiane;
  15. Edukim dhe Ndërgjegjësim;

Burimi: COMMISSION STAFF WORKING DOCUMENT Guidelines for the Implementation of the Green Agenda for the Western Balkans

(Përkthimi i këtij materiali nuk është zyrtar, ndaj interpretimi i saj në gjuhën shqipe nuk është përgjegjësi e autorit.)

Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e Qendrës EDEN dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Web footer GEAR

Ky material informues për Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor vjen si pjesë e projektit “Green Economy for an Advanced Region”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga FORS Mali i Zi në partneritet me organizatat SMART Kolektive nga Serbia, Qendra për Zhvillim dhe Mbështetje nga Bosnja dhe Hercegovina, EKO Svest nga Maqedonia Veriore, Qendra EDEN nga Shqipëria dhe Shoqata Slap nga Kroacia.

Pakti Evropian për Klimën

European climate Pact

Pakti Evropian për Klimën (PKE) është një lëvizje për të bashkuar qytetarët rreth një çështje të përbashkët, secili duke ndërmarrë hapa për të ndërtuar një Evropë më të qëndrueshme për secilin prej nesh. PKE është nisiur nga Komisioni Evropian dhe është pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane dhe po mbështet BE-në të arrijë qëllimin e saj për të qënë kontinenti i parë neutral ndaj klimës në botë, deri në vitin 2050. PKE është një mundësi për komunitetet dhe organizatat për të marrë pjesë në veprime për klimën në të gjithë Evropën:

  • për të mësuar mbi Ndryshimet Klimatike
  • zhvillimin dhe zbatimin e zgjidhjeve
  • rrjetëzimin dhe lidhjen me të tjetër për të rritur impaktin e këtyre zgjidhjeve.

Si pjesë e Marrëveshjës së Gjelbër Evropiane, Pakti synon të kthehet në një hapësirë ku mund të ndahet informacion, debatohet dhe veprohet për krizën klimatike, dhe patjetër për ofruar mbështetje për të rritur dhe forcuar lëvizjën europiane për klimën.

Pakti Evropian për Klimën synon të jetë i hapur, gjithëpërfshirës dhe një nismë ambiciozë për gjithësecilin. Vlerat e paktit janë:

1. Shkenca, përgjegjeshmëria dhe përkushtimi
2. Transparenca
3. Jo “Greenwashing”
4. Ambicie dhe prioritizim
5. Veprim në nivel lokal
6. Larmi dhe gjithëpërfshirje

Për më shumë klikoni faqen e internetit të Paktit Evropian për Klimën: https://europa.eu/climate-pact/index_en

Burimi: Next Generation EU: A Bold European Recovery Strategy, EUCalls (Përkthimi i këtij materiali nuk është zyrtar, ndaj interpretimi i saj në gjuhën shqipe nuk është përgjegjësi e autorit.)

Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e Qendrës EDEN dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Web footer GEAR

Ky material informues për Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor vjen si pjesë e projektit “Green Economy for an Advanced Region”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga FORS Mali i Zi në partneritet me organizatat SMART Kolektive nga Serbia, Qendra për Zhvillim dhe Mbështetje nga Bosnja dhe Hercegovina, EKO Svest nga Maqedonia Veriore, Qendra EDEN nga Shqipëria dhe Shoqata Slap nga Kroacia.

Takim për soba druri efiçente

Qendra mjedisore EDEN në datën 7 prill 2021 organizoi workshopin online me aktorët e interesit me temë “Partneriteti për soba druri efiçente”, i cili zhvillohet në kuadër të projektit rajonal "Smarter stoves partnership" në lidhje me përdorimin e sobave të drurit për ngrohje dhe gatim.
Të paktën 3 milionë familje në rajonin e Ballkanit Perëndimor kanë si burim kryesor të ngrohjes së tyre, sobat me dru ose qymyr. Këto pajisje, edhe kur janë të reja, janë joeficente, konsumojnë sasi të mëdha karburanti dhe lëshojnësoba 8 sasi të mëdha të substancave ndotëse. Ndërsa biomasa konsiderohet asnjanjëse e karbonit, në ciklin e tij jetësor djegia e karbonit lëshon 0.35 kg CO2e për kWh të energjisë së karburantit.
Ëorkshop kishte për qëllim të bashkonte aktorët kryesorë në vend në lidhje me çështjen dhe paraqitjen e sfidave dhe alternativave për të ulur çlirimin e dioksidit të karbonit nga sobat që përdoren për ngrohje dhe gatim në familjet në Shqipëri.

Në workshop ishin të pranishëm 22 pjesëmarrës nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, nga Instituti i Shëndetit Publik, nga Bashkia Has, Kukës, Korcë, Dibër, Malësia e Madhe, Kamëz, Pogradec, përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në Tiranë dhe Korçë.
Ëorkshopi zgjoi interesin e pjesënarrësve, duke qenë se tema është shumë aktuale. Sobat e drurit përdoren në Shqipëri duke qenë se familjet nuk janë në gjendje të paguajnë faturën e enrgjisë elektrike dhe sobat e drurit shihen shpeshherë më ekonomike. Në shqipëri është miratuar në 2014 ligji për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis; në 2015 moratoriumin në pyje i cili synon të reduktojë ndërhyrjet mbi fondin pyjor, të degraduar si pasojë e mbishfrytëzimit dhe dëmtimeve të tjera, me synim përmirësimin dhe rehabilitimin e gjendjes së tij; në 2016 ligji për performancën e energjisë së ndërtesave ; në 2020 ligji për ndryshimet klimatike , të gjitha këto duke shtuar dhe ligjin për efiçencën e energjisë tregojnë që në vend ka një bazë ligjore të fortë.

Nga përfaqësuesit e bashkive vështja e ngrohjes me dru, por në të njëktën kohë dhe për gatim shihej si një mundësi e vetme për banorët për të përballuar ekonomikisht dimrat e ashpra. Nga diskutimet moratoriumi pyjeve ka ndikuar në mënyrë positive, megjithatë veprimet jo të ligjshme, mungesa e kontrollit, mungesa e monitorimeve të vazhdueshme çojnë përsëri në dëmtim të pyjeve dhe përdorimit të vazhdueshSoba 2më tij në familet shqiptare edhe pa kriter. Përdorimi i drurit, që së fundmi çmimi i tij është rritur për shkak të moratoriumit, në familje sjell ndotjen e ajrit, duke përmendur Korçën si një nga qytetet me ajrin e rënduar nga clirimet gjatë diegies së drurit.
Z. Simaku, zv. Ministër, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, theksoi se është e nevojshme që sobat të çertifikohen dhë të bëhen efiçente.
Shfrytëzimi i pyjeve, dhe kryesisht ndosh që prerja e drurëve të ndodhi në zonat sa më afër qytetit apo rrugëve kryesore, ndikon në largimin e pyllit nga qyteti dhe ulet aftësia absorbuese e pyllit për çlirimet e CO2.

Ministria e Turzimit dhe Mjedisit, theksoi rëndësinë e ligjjit të cilësisë së ajtir, dhe të ndryshimeve klimatike dhe që Shqipëria duhet të plotësojë disa standarde. Si vijim dhe alternativa u propozuan për të ndihmuar situatën, si studime për përdorimin e gazit po ndodhin në Korcë. Energjia gjerotermale, energjia e përftuar nga era dhe nga dielli janë alternativa për të zëvendësuar përdorimin e drurit, gjithashtu.


Ndërtesat kanë mungesë në izolim, mure dritare, që ndikon në një eficëncë të ulët. Inestime që do të rrisnim eficëne e banesave janë të nevojshme. Në shqipëri ngrohja me dru është një nga alternativat që përdorin familjet, megjithatë të dhënat dhe informacioni duhet të përditësohen për numrin e familjeve që përdorin dru, për gjendjen e sobave. Nga diskutimet u paraqit vështirësia për largimin e drurit plotësisht nga familjet duke qenë se dhe në vitin 2018, rezulton që 92% e druve të zjarrit janë konsumuar në sektorin e banesave dhe vetëm një pjesë e vogël në sektorin e shërbimeve dhe të industrisë. Druri duhet të bëhet më efiçent, pyjet mos shërbejnë për prerje për ngrohje dhe gatim dhe të forcohet sistemimi i lejeve për prerje të drurëve.

Ky workshop vjen si pjesë e projektit rajonal “Smarter Stoves Partnership” udhëhequr nga RES Foundation, mbështetur nga qeveria Austriake dhe European Climate Foundation.

Ligj nr. 162/2014 Për mbrojtjen e cilësisë së ajritnë mjedis
Ligj nr. 5/2016 Për shpalljen e moratoriumit në pyje në republikën e shqipërisë
Ligj nr. 116/2016 Për performancën e energjisë së ndërtesave
Ligj nr. 155/2020 Për ndryshimet klimatike
Ligj nr. 124/2015 Për efiçencën e energjisë

Gjenerata tjetër e BE-së

Next Gen EU

 

“The Next Generation EU (NGEU)” (Shqip: Gjenerata tjetër e BE-së) është një nismë Europiane për siguruar mbështetje financiare për vendet anëtarë të unionit për rimëkëmbjen ndaj efektet që ka sjellur pandemia COVID-19. Pavarësisht të gjitha pasojave negative që kjo pandemi ka sjellur, ekziston një optimizëm i gjërë është midis BE-së për ri-ngritjen e saj më e fortë se kurrë. Gjenerata tjetër e BE-së do të përshpejtojë tranzicionin drejt të ardhmes.
Me instrumentat financiare dhe vendosmërinë për ta bërë Evropën një vend dixhital, të qëndrueshëm dhe më fleksibël, BE-ja ka një mundësi mjaft domethënëse për t’u transfermuar dhe për t’u bërë një model zhvillimi në botë. Ky është një lajm i mirë për bizneset që kërkojnë të sjellin inovacion në operimin e tyrë të cilat kërkojnë mbështetje financiare nga BE. Në vazhdim, thirrje të ndryshme do të shpallen nga BE për të paraqitur propozime për të financuar zhvillimin e zgjidhjeve inovative.

CILI ËSHTË BUXHETI I VENDOSUR NË DISPOZICION PËR NGEU?

Për planin e rimëkëmbjes, buxheti i dedikuar dhe rënë dakord është 750 miliardë euro. Buxheti do të sigurohet prej buxhetit afatgjatë të BE-së prej 1.074 trilionë euro në kuadrin financiar 2021-2027. Në mënyrë të veçantë, buxheti do të kanalizohet nfa buxheti afatgjatë i BE-së midis 2021-2023.
Buxheti afatgjatë i BE-së 2021-2027, së bashku me buxhetin e NGEU do të sigurojnë një burim financiar prej 1.8 trilionë euro për të mbështetur rimëkëmbjen nga COVID-19 dhe përparësitë afatgjatë të BE-së në fusha të ndryshme të politikave. 672.5 miliardë euro do të jepen si hua dhe grante për të mbështetur reformat dhe investimet në secilin shtet anëtar.

Burimi: Next Generation EU: A Bold European Recovery Strategy, EUCalls (Përkthimi i këtij materiali nuk është zyrtar, ndaj interpretimi i saj në gjuhën shqipe nuk është përgjegjësi e autorit.)

Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e Qendrës EDEN dhe në asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Web footer GEAR

Ky material informues për Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor vjen si pjesë e projektit “Green Economy for an Advanced Region”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga FORS Mali i Zi në partneritet me organizatat SMART Kolektive nga Serbia, Qendra për Zhvillim dhe Mbështetje nga Bosnja dhe Hercegovina, EKO Svest nga Maqedonia Veriore, Qendra EDEN nga Shqipëria dhe Shoqata Slap nga Kroacia.