Mendimi i qytetarëve për ndotjen nga plastika

NDOTJA PLASTIKEMendimi i qytetarëve për ndotjen nga plastika


Plastika është një material i prodhuar për të zgjatur përgjithmonë, ku 33% e plastikës – shishet e ujit, qeset apo pipat plastike - përdoren vetëm një herë, pa asnjë mundësi ripërdorimi nga ana e konsumatorit. Plastika nuk mund të biodegradohet, ajo ndahet në pjesëza të vogla.

Si pasojë e konsumit të papërgjegjshëm dhe mungesës të një sistemi të qëndrueshëm “prodhim-konsum-riciklim”, ndotja plastike është kthyer në një fenomen global lehtësisht i evidentueshëm në mjediset dhe komunitetet tona. Ndotja plastike shkaktohet si pasojë e akumulimit të objekteve dhe mbetjeve plastike (si psh: shishe plastike, qese, etj) mbi sipërfaqen e tokës, duke ndikuar negativisht jetesën e njerëzve dhe kafshëve të egra.

MENDIMI I QYTETARËVE PËR NDOTJEN PLASTIKE

Qytetarët janë aleatët më të rëndësishëm në parandalimin e ndotjes nga plastika. Nisur nga kjo, Qendra EDEN zhvilloi një pyetësor të përgjithshëm, drejtuar qytetarëve për të siguruar një pasqyrë të përgjithshme të perceptimit të qytetarëve dhe gatishmërinë e tyre për të luftuar fenomenin e ndotjes nga plastika.

Në një hark kohor prej 6 ditësh, nëpërmjet kanalave të komunikimit të Qendres EDEN, një numër i konsiderueshëm qytetarësh, ku 70% i përkasin gjinisë F dhe 30% gjinisë M, vendosën të ndanin me ne opinionet tyre mbi ndotjen nga plastika. Në vijim, mësoni se si janë përgjigjur qytetarët disa prej pyetjeve të drejtuara.

Sikurse theksuar më lartë, fenomeni i ndotjes nga plastika është kompleks dhe si i tillë, adresimi i shkaqeve të këtij problemi është i vështirë. Qytetarët u pyetën se cili është problemi kryesor i ndotjes nga plastika, dhe 82.5 % e tyre, mendojnë se problemi kryesor është i ndërlidhur midis – (i) Konsumit jo të përgjegjshëm të plastikës, dhe (ii) Menaxhimit jo i mirë i ndotjes nga plastika. Ndërkaq, 12.5% e qytetarëve, u shprehën se problemi kryesor është menaxhimi jo i mirë i plastikës. Ndërsa pjesa tjetër mendojnë se asnjëra prej tyre, nuk përbën shkaqet kryesore të ndotjes nga plastika.

Për të vlerësuar në mënyrë jo të drejtpërdrejt nivelin e ndotjes nga plastika dhe praninë e saj në mjediset ku jetojnë/punojnë të intervistuarit tanë, qytetarët u pyetën nëse kanë identifikuar raste të ndotjes plastike përreth zonave ky jetojnë/punojnë: 85% e tyrë, janë përgjigjur se janë në dijeni për raste të ndotjes plastike, ndërsa 15% e tyre, nuk janë në dijeni.

Ndër vite, institucionet përkatëse, qofshin vendore apo qëndrore, kanë ndërmarrë një sërë hapash (strategji, politika, vendime) për trajtimin e ndotjes nga plastika. Mirëpo, mesa duket besimi i qytetarëve se ndotjes nga plastika do t’i vijë fundi nuk është fituar. Qytetarët u pyëtën nesë kanë besim te menaxhimi i ndotjes nga plastika në Shqipëri – (i) 80 % e tyre, u përgjigen - Jo (besoj se nuk ndërmerren masa përparandalimin/trajtimin e ndotjes nga plastika); (ii) 17.5% - Mesatarisht (Pavarësisht problemeve nëterren, institucionet vazhdimisht angazhohen); 2.5% - Po (Shumë mirë, besoj se nuk kemiprobleme të ndotjes nga plastika).

Në vazhdim të pyetësorit të zhvilluar, ekipi i projektit të Qendres EDEN vendosi të testoi gatishmërinë individuale për të reduktuar ndotjen plastike. Qytetarët u pyetën nëse janë të gatshëm për të reduktuar blerjen dhe konsumin e produkteve me plastikë – (i) 85 % e qytetarëve të intervistuar, shprehen të gatshëm; (ii) 2.5% nuk janë të gatshëm, ndërsa (iii) 12.5 % shprehen të dyzuar (Nuk e di).

Në përfundim të pyetësorit, qytetarët u ftuan të ndanin me ekipin e projektit EDEN, sugjerime se si mund ta parandalojmë/trajtojmë ndotjen nga plastika. Idetë e sugjeruara janë nga më të ndryshmet, disa prej tyre i referohen masave dhe politikave që duhet të ndërmerren dhe disa prej tyre i referohen kontributit që gjithësecili prej nesh duhet të japë për të parandaluar ndotjen nga plastika. Sugjerimet janë si në vijim – blerja e produkteve agroushqimore në tregjet lokale, edukimi dhe ndërgjegjësim i qytetarëve, përforicimi i kuadrit ligjor, etj.

Falenderojmë të gjithë qytetarët që vendosën të ndanin opinionet dhe idetë e tyre gjatë zhvillimit të pyetësorit!

*Të dhënat e plota e mbledhura gjatë zhvillimit të pyetësorit “Mendimi i qytetarëve për Ndotjen nga Plastika” do të publikohen në raportin në hartim që Qendra EDEN po përpilon në kuadër të projektit “Ndotja Plastike, Në Fokus!”, mbështetur nga IPEN | For a free-toxic future.

Yellow and Orange Rectangles Modern Swiss Business Retractable Exhibition Banner

 

EDEN pjesë e programit ESC

Përgjatë 4 vite të fundit, Qendra EDEN, nën programin e shkëmbimit European solidarity corps“European Voluntary Service” (EVS), ka dërguar dhe pritur vullnetarë nga vende të ndryshme të Evropës. Shkëmbimet e përfituara nga ky program i kanë dhënë mundësi organizatës që të pasurojë mjedisin e saj të punës me aftësi, përkushtimin dhe motivimin e të rinjve nga vende të tjera, por përvec kësaj duke i dhënë mundësi anëtarëve të saj dhe të rinjve që të jenë pjesë e një mjedisi ndërkulturor.

Që prej vitit 2018, Komisioni Evropian ka zgjeruar programin e shkëmbimit EVS, në një program më multi-dimensional, të quajtur - European Solidarity Corps (ESC). Programi i shkëmbimit ESC është nismë e Komisionit Evropian si vazhdimësi e programit EVS, i cili ofron mundësi vullnetarizmi për të rinjtë në projekte që në qendër kanë komunitetin, në vende të ndryshme të Evropës.

Së fundmi, Qendra EDEN ka rimarrë akreditimin/miratimin për të aksesuar programet e shkëmbimit ESC, si një organizatë pritëse dhe dërguese. Për më shumë, ju ftojmë të lexoni profilin e Qendres EDEN në European Youth Portal. Ndërkaq, për të zbuluar mundësi të tjera shkëmbimi, klikoni këtu.

 

Njoftim për punë Koordinator vendor në Has Shqipëri

Qendra mjedisore EDEN në kuadër të projektit “KAPËRCIM I GJELBËR– drejt ekonomisë së gjelbër vendore përmes investimeve inteligjente” janar 2020-maj 2023, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë nën Instrumentin e Asistencës së Para- Anëtarësimit (IPA II), kërkon të punësojë me kohë të pjesshme një Koordinator vendor në Has, Shqipëri.
Personi do të jetë i kontraktuar për periudhën: 1 shkurt 2021 - 15 maj 2023

Ju lutem shkarkoni këtu Termat e Referencës për këtë pozicion pune.

Vetëm personat e përzgjedhur do të njoftohen. Intervista do të jetë fizike në Tiranë ose online/telefon duke vlerësuar gjithashtu në periudhën e intervistës emergjencën shëndetësore dhe masat shtrënguese të vendosura në vend në sajë të virusit COVID-19
Personi i interesuar duhet të dërgojë një CV dhe një letër interesi për pozicionin në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. brenda datës 15 Janar 2021 me subjekt "Koordinator vendor" në Has.

Tryezë virtuale diskutimi. Ekonomia e Gjelbër dhe qeverisja vendore

Me datë 4 dhjetor 2020, Qendra EDEN organizoi tryezën virtuale të diskutimit – “Kalimi në një Ekonomi të Gjelbër përmes një qeverisje të përgjegjshme vendore”. GEARRRKjo tryezë bëri bashkë aktorë të ndryshëm të përfshirë në advokimin e politikave të gjelbërta dhe mbrotjen e mjedisit, si: përfaqësues të OSHC-ve mjedisore, vendimmarrës të pushtetit vendor dhe qëndror, ekspertë të mjedisit, kërkues shkencorë, studentë dhe aktivistë të rinj të mjedisit. Qëllimi i kësaj tryeze virtuale – nxitja e diskutimit mbi sfidat, mundësitë dhe kompleksitetin e të bërit të arritshme, parimet e Ekonomisë së Gjelbër nga komunitetet lokale përmes rritjes së përfshirjes dhe bashkëpunimit me një qeversije të përgjegjshme vendore.

Tryeza nisi me fjalën përshëndetëse të Drejtores Ekzekutive të Qendres EDEN, Znj. Ermelinda Majhmutaj, duke falenderuar pjesëmarrësit për interesin e tyre dhe më tej, duke prezantuar qëllimin e takimit, axhendën dhe panelistët e ftuar të kësaj tryeze. Axhenda e tryezës ishte organizuar në 2 panele dhe në pjesën në vazhdim me diskutimin e hapur dhe aktiv.

Paneli i I-rë, nisi me fjalën e mbajtur nga Znj.Ornela Cuci, Zv/Ministër, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me qeverisjen vendore në funksion të transpozimit të Ekonomisë së Gjelbër. Përvec kësaj, në fjalën e saj, Znj. Cuci theksoi rëndësinë e praktikave të menaxhimit të mbetjeve, e cila duhet të konsiderohet si një prioritet në axhendat e bashkive të vendit. Në vazhdim, fjala i kaloi Z.Edvin Pacaram Oficer Programi për Mjedisin, Klimën dhe Energjinë, Delegacioni i BE-së në Shqipëri, ku ndër të tjera, theksoi peshën e direktivave të Kapitullit 27 "Mjedisi", në integrimin e Shqipërisë në familjen Evropiane. Gjithashtu, z. Pacara dha një vështrim të përgjithshëm të investimeve dhe projekteve në përmirësimin e mjedisit të punës së Delegacionit të BE në Shqipëri me përqasje mjedisore.

Në vijim, paneli i dytë - Pushteti vendor në mbështetje të Ekonomisë dhe Investimeve të gjelbërta – i’u dedikua tërësisht pushtetit vendor, duke filluar me fjalën e Znj. Katerina Marku, nga Komisioni i Mjedisit dhe Energjisë, Këshilli Bashkiak i Tiranës, ku u prezantuan incentivat e vendosura në mbështetje të bizneseve zbatuese të parimeve të Ekonomisë së Gjelbër në qytetin e Tiranës. Znj. Marku theksoi se Bashkia Tiranë, në skemën e granteve për këto biznesese prioritizon sektorin e mobilitetit. Pjesë e këtij paneli ishte dhe Bashkia Shkodër, përfaqësuar nga Znj. Aida Shllaku, Drejtore e Mjedisit, e cila prezantoi shërbimet dhe infrastrukturën e gjelbër që kjo bashki zotëron, duke shtuar se perspektiva për këto shërbime dhe investime të gjelbërta është në rritje.

Përpos fjalës dhe prezantimeve nga 4 panelistët, tryeza u pasurua edhe me pjesëmarrjen aktive të grupimeve/pjesëmarrësve që iu bashkuan kësaj tryeze virtuale diskutimi. Pikat kryesore të nxjerra gjatë diskutimit janë – mungesa e një strategjie afat-gjate dhe ligji dedikuar Ekonomisë së Gjelbër dhe Qarkulluese; mungesa e përfshirjes së qeverive lokale në mbështetje të krijimit të një ekosistemi për iniciativat e gjelbërta; jo-zbatueshmëria e plotë e ligjeve mjedisore për bizneset si kombëtare dhe ndërkombëtare që veprojnë në vend.

Pavarësisht kushteve të pandemisë shkaktuar nga Covid-19, falenderojmë të ftuarit dhe pjesëmarrësit e kësaj tryeze që edhe pse nëpërmjet platformës Zoom, nuk hezituan të ndanin opinionet dhe pikëpamjen e tyre gjatë diskutimit.

Tryeza virtuale e diskutimit “Kalimi në një Ekonomi të Gjelbër përmës një qeverisje të përgjegjshme” u zhvilluar në kuadër të projektit “Green Economy for an Advanced Region”, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga FORS Mali i Zi në partneritet me organizatat SMART Kolektive nga Serbia, Qendra për Zhvillim dhe Mbështetje nga Bosnja dhe Hercegovina, EKO Svest nga Maqedonia Veriore, Qendra EDEN nga Shqipëria dhe Shoqata Slap nga Kroacia.

 

Java Evropiane për Reduktimin e Mbetjeve 2020 | Orë edukative

Çfarë është Java Evropiane për Reduktimin e Mbetjeve? Java Evropiane për Reduktimin e Mbetjeve (JERM) është fushata më e madhe ndërgjegjësuese në lidhje me parandalimin e mbetjeve në Evropë. Përgjatë JERM, qytetarë, shkolla, apo organizata – organizojnë aktivitete të ndryshme në nivel lokal për të ndërgjegjësuar mbi alternativat e reduktimit të mbejtjeve.

Java evropiane per red mbetjeve

Në kuadër të JERM 2020, ditën e premte, 27 Nëntor 2020, Qendra EDEN zhvilloi një orë edukative mbi riciklimin dhe se si mund të reduktojmë mbetjet duke u argëtuar, me nxënësit e shkollës 9-vjecare "Avni Rustemi" në Tiranë. Nxënësit u prezantuan me materialet që mund të riciklohen dhe materialet jo të përshtatshme për riciklim. Përgjatë bisedës, nxënësit ndan praktikat që zbatojnë në jetën e përditshme në funksion të ripërdorimit të mbetjeve – si psh: krijimi i kartolinave të punuara me materiale të përdorura, përdorimi i shisheve apo kavanozave të qelqit, etj.

Përvec kësaj, Qendra EDEN i dhuroi shkollës "Avni Rustemi", 2 kosha për ndarjen e mbetjeve që u vendosën në oborrin e shkollës, ku nxënësit do të mbështeten për të vijuar klasifikimin dhe hedhjen e mbetjeve të tyre në kosh.

Falenderojmë mësuesit e shkollës 9-vjecare ‘Avni Rustemi’ për bashkëpunimin!