Padia kolektive e zbatuar ne tre qytete

Padia kolektive është një mjet ligjor nëpërmjet së cilit një organizatë jo-fitimprurëse mund të ngrejë një padi në Gjykatë në emër të një grupi personashPadia kolektive foto të dëmtuar, për të përfituar dëmshpërblim për veprimet e paligjshme të një ndërmarrje të caktuar. Padia kolektive i garanton aksesin në Gjykatë të gjithë individëve që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare për të nisur një proces gjyqësor për dëmet që i shkaktohen nga ndërmarrje të ndryshme, ose atyre që i duket me interes të vogël investimi në një proces të ndërlikuar dhe të gjatë.

Duke lexuar këtë përkufizimm të gjithë e gjejmë veten dhe të gjithë mendojmë një moment në të cilin padia kolektive do kishte ardhur në ndihmë për zgjidhjen e problemit që na ka prekur. Kjo është e mundur tashmë, por duhet vetëm të nxisim miratimin e këtij ligji në parlament dhe ta prioritizojmë atë në programin e diskutimeve.

Projekti "E drejta për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm ka domosdoshmëri mekanizmin e padisë kolektive!"Print LEAFLET 1 mbështetur financiarisht nga SOROS, ka për qëllim nxitjen e  miratimit të projektligjit për paditë kolektive, për të forcuar angazhimin e banorëve në mbrojtjen e përbashkët të të drejtave të tyre mjedisore. Në kuadër të këtij projekti qendra EDEN ka zhvilluar përgjatë muajit tetor 2020 mbi 16 takime informuese dhe ndërgjegjësuese të banorëve për padinë kolektive. Këto takime janë zhvilluar në Tiranë, Berat dhe Shkodër në bashkëpunim me organizatat mjedisore "Për mirëqënie sociale dhe mjedisore" dhe "Qendra e Informacionit Aarhus Shkodër". Takime janë përshtatur për tu zhvilluar në ambiente të hapura apo që lejonin ruajtjen e masave të COVID-19. Të gjithë pjesëmarrësit që ishin: të rinjtë e qyteteve, banorët në përgjithësi, përfaqësues të organizatave, shprehën përqasjen e tyre pozitive mbi këtë projekt ligj, për të nxitur miratimin e tij që kërkon mbledhjen e 20 000 nënshkrimeve të votuesve në Republikën e Shqipërisë. Projektligji i padisë Kolektive është gati për tu propozuar në parlament dhe miratimi i tij do të jetësojë kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe demokracinë.

Çështjet mjedisore të paraqitura nga të gjithë të pranishmit në këto takime lidheshin me ndotjen e ambientit, ujit, tokës, mbetjet etj. Në secilin qytet u zhvillua dhe një shkrim apo dalje në media të cilin ju mund ta shpërndani me miqtë tuaj.

Për më shumë:

Fotografi të takimeve ne tre qytetet gjenden në facebook të qendrës EDEN
Gazeta Shqiptare"Padia kolektive, mjeti i ri ligjor për mbrojtjen e të drejtave të individëve"
Star Plus TV: Padia Kolektive mekanizmi qe duhet
Adria Net "Angazhimi i banorëve në mbrojtjen e përbashkët të të drejtave të tyre"
Fletepalosja informuese per padine kolektive pergatitur nga CR Partner

 

Java e plumbit ne shifra

JAVA E PLUMBIT PËRFUNDON… CILAT JANË REZULTATET?
Java Ndërkombëtare e Parandalimit të Helmimit ndaj Plumbit ishte e mbushur plot me aktivitete on-line të cilat shpresojmë të kenë dhënë frytet e veta. Javaindex e plumbit e zhvilluar në nivel ndërkombëtar në datat 26-30 tetor 2020, ka patur këto rezultate në facebook dhe në Instragramin e qendrës EDEN:

  • e hëna (26.10.2020), janë postuar posterat digjitalë me thirrjet #BanLeadPaint #ILPPW2020 (557 shikime në Instagram dhe 628 shikime në Facebook);
  • e marta (27.10.2020) me videon informuese (465 shikime në Instagram dhe 286 shikime në Facebook);
  • e mërkura (28.10.2020) me pjesëmarrjen në emisionin radiofonik "Vakti i Parë "(453 shikime në Instagram dhe 232 shikime në Facebook)
  • e enjtja me postera informues (29.10.2020)  (488 shikime në Instagram dhe 455 shikime në Facebook); dhe
  • e premtja (30.10.2020) përsëri me postera, quize dhe giveaway (449 shikime në Instagram).

Pjesëmarrja e lartë tregoi për interesimin e publikut për tema të cilat na prekin të gjithëve. Nëpërmjet rezultateve të mbledhura nga pyetësori zhvilluar on-line në ngjarjet e ditës së rrjeteve sociale, që nga fillimi fushatës, duket se shumica e publikut të gjerë (85-89%) janë të informuar dhe janë të vetëdishëm për informacionet kryesore rreth plumbit përfshirë toksicitetin e tij. Mesatarisht 72% e audiencës është përgjigjur saktë në quizin e së premtes bazuar mbi informacionet e dhëna përgjatë javës duke treguar kështu nivelin e informimit të arritur nga Qendra EDEN.

Qendra EDEN do të vazhdojë të përkrahë nisma të tilla me karakter mjedisor dhe do të vazhdojë me misionin e saj ndërgjegjësues. Java e Plumbit është një javë ndërgjegjësuese e përvitshme dhe mund ta prisni vazhdimësinë e këtij projekti në javën e fundit të Tetorit të vitit tjetër. E gjitha kjo sepse Qendra EDEN beson në zhvillimin e qëndrueshëm

Cilat janë burimet e ndotjes nga plumbi?

Plumbi ka gjetur përdorim pavarësisht aftësisë së tij helmuese në shumë produkte të përditshme. Të gjitha këto produkte shërbejnë si burim toksiciteti që ndot në mënyrë të vazhdueshme mjedisin dhe për rrjedhojë bie në kontakt me njeriun. Produktet e plumbit vazhdojnë të gjejnë përdorim sepse është përdorur për një kohë shumë të gjatë dhe është e vështirë që të ndryshohet diçka që ka zënë vend dhe për më tepër e ka ndihmuar njeriun që të revolucianizojë teknologjinë e tij. Për herë të parë plumbi është zbuluar 7000 vjet para Krishtit. Sigurisht që në atë kohë toksiciteti i tij nuk njihej. Vetëm pas 1970 në Amerikë filloi t’i jepej rëndësi problemeve të shëndetit që shkaktoheshin prej pranisë së plumbit. Në krye të 2 dekadave Amerika filloi të shihte pwrfitimet e ndalimit të plumbit. Evropa e ndaloi me ligj në vitin 2000 përdorimin e plumbit. Për të bërë kontrastin me vendin tonë, shqiptarët kanë nisur të ndërgjegjësohen për toksicitetin e plumbit (por jo të marrin masa për të) pas vitit 2010. Pra ne nuk kemi kohë për të humbur.


Një nga produktet më të përdorura është karburanti. Plumbi ka gjetur funksion në përbërjen e benzinës ku ndihmon motorin e makinës të mosjava e plumbit konsumohet nga djegia e pabarabartë e benzinës. Djegia e benzinës me plumb bën që plumbi të lëshohet si blozë dhe tym duke ndotur ajrin dhe duke i shtruar rrugën për në mushkëritë e njerëzve. Sigurisht që ka qenë revolucionare për kohën, por me nivelin e tanishëm të teknologjisë alternativa të tjera janë të mundura. Plumbi mund të zëvendësohet nga një përzierje e etanolit 20%. Gjithashtu tani përdorimi i makinave me benzinë ose naftë sa vjen e zvogëlohet duke iu drejtuar përherë e më tepër pajisjeve elektrike të cilat janë tërësisht miqësore me mjedisin. Mbas ndalimit të plumbit në 1970 në Amerikë, në 1990 u vu re një rënie në aktivitetin kriminal në vend. Kjo i hapi rrugën studimeve që bënë lidhjen midis plumbit dhe agresivitetit.


Produkt tjetër ku përdoret plumbi janë bojërat. Kjo është tema dhe fokusi i vitit 2020. Plumbi gjendet në bojëra pasi vetitë e tij i japin bojës mundësinë të thahet shpejt, të jetojë më gjatë, të duket si bojë e sapo lyer në pamje, etj. Boja gjendet në shtëpitë tona, në këndet e lojërave, në murale apo gjithçka tjetër që mund të lyhet. Me vjetërsimin e bojës ajo thërrmohet dhe në formën e pluhurit ndot tokën dhe ajrin. Po ashtu kontakti që kanë njerëzit apo fëmijët e tyre me sipërfaqe të lyera me bojëra plumbi bën që trupi i tyre ta përthithë në sasi të vogla dhe ta mbledhë në sistem. Për këtë arsye në Amerikë nuk është e këshillueshme të jetohet në shtëpi të ndërtuara para 1970 kur boja e plumbit përdorej akoma lirisht.
Duke qenë se përmendëm disa herë ndotjen e tokës dhe ajrit, kjo do të thotë që ne e kemi prezantuar plumbin me natyrën. Tashmë plumbi është bërë pjesë e natyrës duke u futur në zinxhirin ushqimor ku bëjmë pjesë edhe ne. Njësoj si mikroplastika, edhe plumbi qarkullon nga njëra specie në tjetrën duke shkaktuar probleme në trurin e tyre dhe në fund si gjithmonë përfundon tek njeriu.


Produktet kozmetike janë përsëri të prekura nga plumbi. Sikurse thamë, aftësia e plumbit për të ruajtur ngjyrat është shumë praktike gjë që e ka bërë të gjejë vend edhe në produkte kozmetike si bojërat e flokëve. Pavarësisht se plumbi gjendet në sasi shumë të vogla, mjekët e kanë bërë të qartë se nuk ka një nivel të sigurt plumbi. Kjo lidhet me aftësinë akumuluese të tij të ngjashme me atë të mërkurit. Ekspozimi ndonëse në doza të vogla është shumë i dëmshëm nëse marrim parasysh aplikimin e gjerë të produkteve kozmetike nga njeriu.


Plumbi gjendet edhe brenda pothuajse të gjitha pajisjeve elektronike. Përdorimet e tij janë nga më të ndryshmet por këto pajisje janë të sigurta për tu përdorur. Problemi qëndron kur ato hidhen si mbetje dhe grumbullohen në landfille. Atje ato shpërbëhen duke ekspozuar plumbin ndaj mjedisit.

Radio City Albania flet për dëmet shëndetësore të plumbit.

Sot në datën 28 tetor 2020 Z.Deart Dervishi, intern pranë Qendrës EDEN ishte i ftuar në programin e mëngjesit "Vakti i Parë" i Radio City Albania meRadio city qëllim për të folur për Javën Ndërkombëtare për Parandalimin e Helmimit nga Plumbi #ILPPW2020 #BanLeadPaint. Dalja në emisione të tilla të ndjekura nga mijëra dëgjues është shumë rëndësishme për shpërndarjen e informacionit me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për dëmet e pariparueshme që shkakton plumbi në shëndetin e njeriut. Vakti i Parë tashmë është kthyer një ambasador i informimit për problematika apo çështje të ndryshme me qëllim informimin e publikut të gjerë.
Ndjekësit tanë mund të marrin informacion për disa aspekte të plumbit si: arsyet pse ai përdoret; ndikimet e tij në shëndetin e njeriut duke vënë theksin në shëndetin e fëmijëve; mënyra sesi ai ndikon në ekonominë e një shteti; çfarë duhet të bëjmë për të ndaluar qarkullimin e këtij elementi dhe çfarë alternativash të tjera mund të gjenden për ta zëvendësuar atë.

Intervisten e plote e ndiqni duke klikuar ketu
Për më tepër informacion në lidhje e me fushatën ju lutem klikoni në linqet e më poshtme:

Java e plumbit arrin në Shqipëri! Bashkohu me nismën!
Njoftim për shtyp për eliminin e bojës së plumbit
Video ndergjegjesuese per plumbin

 

Njoftim për shtyp për eliminin e bojës së plumbit

Boja e plumbit shitet akoma në një shumicë të vendeve, megjithë përpjekjet globale për ta ndërprerë qarkullimin e saj - OJQ-të kryesojnë rrugën për eliminimin e tij.

(Gothenburg, Sweden/ Tiranë, Shqipëri) Rregullorja e zbatuar e bojës së plumbit bën një ndryshim kritik për eleminimin e një prej kërcënimeve më të8ecb8b5c10a19ccbe1daba7bc38ec77cw c308787xd w685 h860 q80 përhapura të helmimit me plumb për fëmijët, tregon një raport i ri, dhe organizatat jo-qeveritare (OJQ) luajnë një rol kryesor në katalizimin e rregulloreve kombëtare.

Raporti, nga Rrjeti Ndërkombëtar i Eliminimit te Ndotësve (IPEN), me të dhëna mbi plumbin në bojëra nga pothuajse 60 vënde, tregon që 25 nga 27 vënde që adoptuan limite legale mbrojtëse nga plumbi në bojëra që prej 2008, u shtynë nga puna e organizatave jo-qeveritare. Vëndet pa rregulla të detyrueshme në fuqi kishin bojë plumbi në dispozicion në market duke parashtruar keshtu rrezikun shendetsor ndaj fëmijëve dhe grupeve të tjera te prekshëm.

Një sondazh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) tregon se bojërat me plumb ende nuk janë të përfshira në ligj në shumicën e vendeve, përkundër një qëllimi global për t'i hequr këto bojra deri në vitin 2020. Që nga 31 maj 2020, vetëm 39% e vëndeve kishin konfirmuar që ato kanë kontrolle të detyrueshme ligjërisht në bojën e plumbit. Për më tepër, shumë prej këtyre rregulloreve nuk janë mjaft mbrojtëse pasi ato përfshijnë përjashtime, kufij të dobët ose nuk zbatohen.

Përparimi i arritur deri më tani është kryesisht për shkak të përpjekjeve të OJQ-ve. OJQ-të kanë udhëhequr fushata kombëtare dhe i kanë dhënë vrull procesit të zhvillimit të legjislacionit të ri ose të përforcuar në pothuajse 50 vende në total gjatë 12 viteve të fundit. Një përfundim kryesor i bazuar në analizën IPEN të më shumë se 3,500 bojrave me bazë tretëse është i qartë: OJQ-të në bashkëpunim me palët e interesuara të vendit nga qeveria, industria dhe shoqëria civile, janë shumë efektive në mbështetjen e nismën e vendit për të miratuar rregulloret e bojës së plumbit dhe për të eleminuar përfundimisht plumbin në bojë.

Është inkurajuese të shohësh vende që miratojnë ligje të reja, të forta për të ndaluar bojën e plumbit dhe rolin kritik që grupet e interesit publik kanë luajtur në lehtësimin e bashkëpunimit të frytshëm me palët e tjera të interesit. OJQ-të sjellin një perspektivë dhe përvojë unike të qytetarëve në tryezë dhe kanë qenë thelbësore në lëvizjen e qëllimit të eliminimit të bojës së plumbit në shkallë kombëtare, rajonale dhe globale ” tha Manny Calonzo, Këshilltar i IPEN dhe fitues i Çmimit Mjedisor Goldman për punën e tij në Filipine me OJQ-në Koalicioni EcoWaste.

Këtë javë, gjatë javës së tetë ndërkombëtare të nismës për parandalimin e helmimit nga plumbi, këto suksese festohen dhe nevoja urgjente për veprim shtesë theksohet përmes aktiviteteve nga OJQ-të në 36 vende.

Në Shqipëri, Qendra EDEN po zhvillon një fushatë ndërgjegjësuese me aktivitete tërheqëse përgjatë gjithë javës (26 Tetor – 30 Tetor) ku përfshihen pyetësor, postime informuese, kuize dhe dhurata mjedisore. Qëllimi i kësaj fushate është të mbuloje sa më shumë terren në rrjetet sociale dhe të kapë vëmëndjen e sa më shumë ndjekësve. Qendra EDEN ka 16 vjet që punon në fushën e ndërgjegjësimit dhe së bashku me grupin e saj të vullnetarëve merr përsipër të ndihmojë në organizimin e aktiviteteve, të japë suportin e saj në nisma të ndryshme me profil mjedisor si dhe jep rekomandime e saj në organet qeveritare kompetente për mënyrën sesi duhet trajtuar nga ana ligjore një problem i caktuar mjedisor.

Përdorimi i plumbit në bojë është ndaluar në shumë vende të industrializuara për dekada, dhe alternativa me kosto efektive ndaj përbërësve të bojës me plumb janë gjerësisht të disponueshme. Megjithatë, fëmijët në të gjithë botën në zhvillim vazhdojnë të jenë të ekspozuar ndaj dëmit gjatë gjithë jetës dhe të pakthyeshme për shkak të ekspozimit ndaj plumbit në bojë. Kjo situatë është plotësisht e parandalueshme. Boja e plumbit duhet të eliminohet në Shqipëri" tha Deart Dervishi, Intern në Qendrën EDEN.

"Bojëra e plumbit është një nga burimet më të përhapura të ekspozimit të plumbit në fëmijëri dhe mund të shkaktojë dëmtime të përhershme dhe të pakthyeshme të trurit në zhvillim të fëmijëve. Boja e plumbit mund të shkaktojë koeficient të reduktuar të inteligjencës (IQ) dhe probleme në vëmendje, aftësi të dëmtuar të të mësuarit dhe rritje të rrezikut të problemeve të sjelljes. Nuk ka një nivel të njohur të ekspozimit të plumbit pa efekte të dëmshme dhe për këtë arsye kemi nevojë për përpjekje të përbashkëta për të ndaluar plumbin në të gjitha llojet e bojrave ”, tha Jeiel Guarino, Punonjës Për Fushatën Globale Të Eliminimit të Bojërave të Plumbit të IPEN.

Në mënyrë që të përshpejtohen përpjekjet për të eleminuar bojën e plumbit globalisht brenda pesë viteve të ardhshme, raporti kërkon:

• Agjencitë ndërkombëtare të vazhdojnë të ofrojnë udhëzime dhe informacione për qeveritë individuale që kërkojnë ndihmë në krijimin e kontrolleve rregullatore të plumbit në bojë.

• Qeveritë kombëtare për të ndërmarrë hapa tani për të filluar zhvillimin e rregulloreve të plumbit në konsultim me palët e interesuara kombëtare.

• Prodhuesit e ngjyrave, shoqatat tregtare të industrisë së bojrave dhe shitësit e përbërësve të bojës për të ndërmarrë veprime vullnetare menjëherë për të eleminuar plumbin nga të gjitha bojrat.

• Donatorët të vënë në dispozicion burime të reja të rëndësishme për eliminimin global të bojës me plumb, me një fokus në veprimet strategjike të vendit.

###
IPEN (Rrjeti Ndërkombëtar i Eliminimit të Ndotësve), rrjeti global shëndetësor i mjedisit me mbi 600 organizata në 124 vende, punon për të eleminuar dhe zvogëluar substancat më të rrezikshme për të krijuar një të ardhme pa toksicitet.

Qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN) është një nga organizatat mjedisore më aktive në Shqipëri. Qendra EDEN është një organizatë jo qeveritare, jo politike dhe jofitimprurëse e cila ka për qëllim të kontribuojë në një zhvillim të qendrueshëm dhe mjedis të shëndetshëm nëpërmjet ofrimit të shërbimeve në partneritet me aktorët e interesuar.

 

27 Tetor, 2020

Kontaktet
Global: Jeiel Guarino, Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.
Lokal: Deart Dervishi, Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.