Java e plumbit arrin në Shqipëri! Bashkohu me nismën!

Java Ndërkombëtare e Parandalimit të Helmimit nga Plumbi është një nismë e Aleances Për Plumbin Në Bojëra (Lead in Paint Alliance) dhe zhvillohet çdojava e plumbit vit gjatë javës së fundit të tetorit. Përgjatë javës këtë rradhë Qendra EDEN do të nisi një fushatë online te cilën mund ta ndiqni në të gjitha rrjetet sociale si Facebook, Instagram dhe Twitter. Partnerët e përfshirë në këtë fushatë janë: Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UN Environment), Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), Qendra e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Mbrojtjen e Mjedisit dhe IPEN.

Qëllimi i kësaj fushate është rritja e ndërgjegjësimit për nevojën e veprimit për të adresuar efektet e ekspozimit ndaj plumbit që gjendet në bojëra në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek fëmijët. Nevoja për një fushatë të tillë lind kur informacioni per toksicitetin dhe rrezikun që vjen prej pranisë së plumbit është pothuajse i panjohur nga masa. Shumë vonë janë nisur fushatat e ndërgjegjësimit dhe të ngrihet si problem në Shqipëri (afërsisht nga viti 2010) ndërkohë që në vëndet e zhvilluara si Amerika plumbi është vendosur nën një standart prej 90 ppm (pjeseza per million) që prej vitit 1978 duke ulur drastikisht efektet negative të plumbit.

Qendra EDEN është përfshirë në aktivitetet ndërgjegjësuese të kësaj jave që nga viti 2016. Edhe këtë vit Qendra EDEN do të ndërgjegjësojë përmes një fushate virtuale dhe duke dhënë rekomandimet sesi mund të parandalojmë helmimin nga plumbi në bojëra. Në rrjetet tona sociale do të mund të na ndiqni nga data 25 deri në 31 Tetor ku do të postojmë çdo ditë të gjitha materialet informuese të cilat pasqyrojnë rreziqet dhe problemet që shfaqin vendet në zhvillim si vendi ynë.

Ne inkurajojme të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në vlerësimet tona online nëpër apo duke dhënë mendimet e tyre në komente. Kjo do të na ndihmonte të përcaktonim nivelin e ndërgjegjësimit dhe ndikimin e kësaj fushate virtuale. Për më tepër të gjithë të interesuarit do të mund të na ndjekin ditën e mërkurë 28 Nëntor 2020 në emision në radion “City Radio Albania” ku përfaqësues të Qendrës EDEN do të përmbledhin gjithë fushatën e Javës Ndërkombetare për Parandalimin e Helmimit nga Plumbi.

#BanLeadPaint  #ILPPW2020

Njoftim për punë - Koordinator vendor në Has, Shqipëri

Qendra mjedisore EDEN në kuadër të projektit “KAPËRCIM I GJELBËR– drejt ekonomisë së gjelbër vendore përmes investimeve inteligjente” janar 2020-maj 2023, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë nën Instrumentin e Asistencës së Para- Anëtarësimit (IPA II), kërkon të punësojë me kohë të pjesshme një Koordinator vendor në Has, Shqipëri.
Personi do të jetë i kontraktuar për periudhën: 1 nëntor 2020 - 15 maj 2023

Ju lutem shkarkoni këtu Termat e Referencës për këtë pozicion pune.

Vetëm personat e përzgjedhur do të njoftohen. Intervista do të jetë fizike në Tiranë ose online/telefon duke vlerësuar gjithashtu në periudhën e intervistës emergjencën shëndetësore dhe masat shtrënguese të vendosura në vend në sajë të virusit COVID-19
Personi i interesuar duhet të dërgojë një CV dhe një letër interesi për pozicionin në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. brenda datës 25 tetor 2020 me subjekt "Koordinator vendor" në Has.

Slogane për ndryshimet klimatike në Shqipëri

Që prej muajit shtator 2019, vullnetarë dhe anëtarë të Qendrës EDEN kanë qënë aktivisht të angazhuar në organizimin dhe ndërmarrjen e aksioneve përLoesje 1 nxitjen e përpjekjeve për të lehtësuar impaktin e ndryshimeve klimatike në Shqipëri, duke organizuar marshime të ndryshme për klimën (si një nga organizatat themeluese të lëvizjes “Fridays For Future Albania”) në Tiranë dhe duke nxitur rolin/pjesëmarrjen e të rinjve në këto aksione. Përpjekjet për të arritur qëllimin – ndryshimi i sistemit dhe jo ndryshimin e klimës – ende vazhdojnë, madje edhe më të fuqizuara.

Përgjatë periudhës Qershor-Korrik 2020, Qendra EDEN në kuadër të projeketit “Imperative slogans for Climate Change in Albania”, mbështetur nga Ambasada Hollandeze në Shqipëri, organizoi 4 seminare virtuale “Loesje për ndryshimet klimatike në Shqipëri”, nën lehtësimin dhe metodologjinë e ekspertëve të “Loesje Hollandë” – të cilët janë një grup njërzish që mbështesin krijimin e sloganeve tërheqëse dhe komike që pasqyrojnë cështje aktuale të botës me qëllim që të nxisin mendimin dhe veprimin e lexuesve mbi temën e referuar. Qëllimi kryesor i këtyre workshop-eve ishte angazhimi i grupit të synuar në zhvillimin dhe krijimin e sloganeve inspiruese dhe komike për ndryshimet klimatike në Shqipëri.

Kishim kënaqësinë që workshop-i i parë, organizuar më datë 25 Qershor 2020, të përshëndetej nga Ambasadorja e Ambasadës Hollandeze në Shqipëri, Znj. Guusje Korthals Altes, e cila shprehu kënqësinë e saj për këtë bashkëpunim midis Hollandës dhe Shqipërisë, për të ndërtuar mesazhe sa më ndërgjegjësuese në lidhje me ndryshimet klimatike, gjithashtu Ambasadorja përshëndeti pjesëmarrësit duke cituar disa nga sloganet e Loesje. Në vijim, një prezantim përshëndetës u mbajt dhe nga znj. Ermelinda Mahmutaj, Drejtore Ekzekutive e Qendrës EDEN, e cila theksoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave midis vendeve evropiane, vecanërisht kur në fokus janë tema të rëndësishme si ndryshimet klimatike. Loesje 2Megjithëse workshop-et u organizuan online për shkak të situatës pandemike të COVID-19, aktorë të ndryshëm kyc u bënë pjesë e këtyrë workshop-eve, përfshirë – ekspertë për klimën dhe mjedisin, përfaqësues të organizatave mjedisore lokale dhe kombëtare, përfaqësues të administratës publike, akademik, etj.

Pjesëmarrës të cilët u bënë pjesë të workshop-eve, nga qytetet si Tirana, Kurbini, Belshi, Shkodër, Fier, Berat, etj, theksuan edhe njëherë rëndësinë e të vepruarit për ndryshimet klimatike. Përvec kësaj, u shprehën se workshop-et ishin tepër unike dhe interesante, ku gjatë gjithë kohës ata qëndruan aktiv dhe shijuan procesin interaktiv të krijimit të sloganeve. Në fund të secilës prej workshop-eve të organizuara, pjesëmarrësit ishin kurioz dhe entuziast për sloganet që do të dilnin si produkt i imagjinatës së tyre.

Në vazhdimësi, sloganet e hartuara nga pjesëmarrësit do të promovohen në forma të ndryshme inovative, ku postera të printuara do të ndahen në hapsira publike si fakultete, markete, autobuzë dhe institucione publike, ku përvec kesaj disa murale do tw pikturohen në Tiranë dhe qytete të tjera. Fushata do të mbyllet me një marshim me bicikleta ku të rinjtë do të veshin bluze të stampuara më sloganet e Loesje për ndryshimet klimatike. Për të mësuar më shume rreth projektit dhe hapave të tjerë në vazhdim dhe nëse këni interes për t’u bërë pjesë e tyre, qëndroni të informuar nëpërmjet kanaleve të komunikimit të Qendrës EDEN!

Për të shuar kuriozitetin tuaj, po ndajmë me ju një nga sloganet e krijuara nga pjesëmarrësit gjatë workshop-eve virtuale, pjesa tjetër do të publikohet në ditët ne vijim.

"Ndryshimet Klimatike, nuk është faji i jashtëtokësorëve për çdo gjë"

Nëse keni ndonjë pyetje mos hezitoni që të na kontaktoni nëpërmjet – Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Seminaret virutale “Loesje për ndryshimet klimatike në Shqipëri” u organizuan nga Qendra EDEN në bashkëpunim me “Loesje Hollandë”, në kuadër të projektit “Imperative slogans for Climate Change in Albania”, mbështetur nga Ambasada Hollandeze në Shqipëri.

Nisma GREEN 27+

Logo Green27Rrugëtimi i Shqipërisë në procesin e integrimit evropian ka qenë dhe mbetet i gjatë në kohë dhe përpjekje. Ai ka filluar me aplikimin për anëtarësimin në BE në 28 Prill 2009. Dialogu i vazhdueshëm politik dhe ekonomik midis BE-së dhe Shqipërisë ka vazhduar përmes strukturave përkatëse në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit e cila u nënshkrua në Prill të vitit 2009. Këshilli Evropian i dha Shqipërisë statusin e vendit kandidat në qershor 2014. Qeveria e Shqipërisë është e angazhuar në reformat në lidhje me BE-në dhe në adresimin e prioriteteve kryesore të identifikuara për fillimin e negociatave.

Pas disa vitesh diskutimi, më në fund Këshilli i Evropës vendosi (Mars 2020) të hapë negociatat e pranimit të Shqipërisë në BE. Në muajt e ardhshëm, Komisioni do të paraqesë propozime për kuadrin e bisedimeve me Shqipërinë. Ky kuadër përcakton udhëzimet dhe parimet si prioritete të negociatave të pranimit të Shqipërisë si një vend kandidat. Opinioni i përgjithshëm pasqyron faktin se Kapitulli 27 nuk do të jetë ndër kapitujt më prioritarë për të filluar negociatat por Organizatat e Shoqërisë Civile Mjedisore kanë besim të fortë se gatishmëria dhe diskutimet për përparimin e vendit duhet të jenë një fillim i hershëm i punës.

Qeveria e Suedisë përmes Agjencisë Suedeze të Mbrojtjes së Mjedisit po mbështet punën e Republikës së Shqipërisë drejt një mjedisi më të mirë dhe zbatimin e përfitimeve mjedisore të BE-së nën Kapitullin 27 me kompetencat dhe njohuritë suedeze mbi rregulloret e BE-së dhe zbatimit të tyre. Burimi i financimit për këtë program mundësohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) në kuadër të zbatimit të programit SANE27.


Qëllimi dhe Objektivat e Nismës GREEN 27+
Grupimi GREEN 27+, i cili përbledh rreth 20 organizata mjedisore në mbarë vendin që kanë shprehur vullnetin dhe dëshirën për të qenë të përfshirë ne proceset dhe negociatat e vendit tonë me BE për Kapitullin 27: Mjedisi. I iniciuar nga Qendra Burimore e Mjedisit në Shqipëri (REC Albania) si organizatë drejtuese dhe Qendra Mjedisore për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN), Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri (INCA) dhe Instituti i Kërkimeve Urbane (URI), me mbështetjen financiare dhe në bashkëpunim me Programin SANE 27 janë pëfshirë në zhvillimin e një programi mbështetjeje dhe rritje të kapaciteteve për shoqërinë civile, i cili synon mbështetjen e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE duke nxitur dialogun midis institucioneve qeveritare dhe OJQ-ve mbi legjislacionin mjedisor. Duke parë rezultatet e procesit të negociatave të deritanishme të BE-së, programi i parë pilot është krijuar duke kontribuar në proces me zhvillimin dhe artikulimin e pozicionit të OShC-ve në procesin e negociatave BE-Shqipëri në lidhje me çështjet e Kapitullit 27: Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike.

Objektivat specifike të GREEN 27+ janë:

  • Forcimi i kapaciteteve të OSHC-ve mjedisore për të mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe nxitja e pjesëmarrjes së tyre proaktive dhe konstruktive në procesin e negociatave me BE-në;
  • Mbështetja për bashkëpunimin midis OJQ-ve për të formuluar dhe komunikuar qëndrime të përbashkëta për çështjet mjedisore;
  • Rritja e vetëdijes dhe stimulimi i rolit aktiv të shoqërisë civile të Shqipërisë për çështjet e anëtarësimit në BE;

Për të maksimizuar rezultatet e prekshme të kësaj nisme në mbështetje të procesit të anëtarësimit në BE, duke pasur parasysh nën-kapitujt tematikë të Kapitullit 27 (Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike) në harkun kohor të një viti janë prioritizuar:

  1. Legjislacioni horizontal,
  2. Mbetjet,
  3. Uji, dhe
  4. Ruajtja e natyrës.

Aktivitetet dhe rezultatet:
Programi me një kohëzgjatje njëvjeçare (Maj 2020 - Prill 2021) përkon me vitin e parë të hapjes së negociatave me Shqipërinë. Ai është strukturuar si rritje e kapaciteteve të OShC-ve, rrjetëzim dhe kontribut i drejtpërdrejtë përmes zhvillimit të raportit mbi opinionin e OShC-ve lidhur me përparimin e vendit në negociatat me BE-në. Mënyra të ndryshme për rritjen e kapaciteteve (kryesisht përmes takimeve dhe vizitave të shkëmbimit të përvojave) do të përdoren për të rritur kapacitetet e anëtarëve dhe ekspertëve të OShC-ve për tematikat e negociatave të BE-së, si dhe për të ruajtur kanalet e komunikimit dhe dialogut midis autoriteteve dhe shoqërisë civile, në mënyrë që të forcojnë ndikimin e tyre në proceset vendimmarrëse lidhur me procesin e negociatave me BE-në.

“Fuqizimi i kontributit të sektorit të shoqërisë civile në negociatat për anëtarësimin në BE për Kapitullin 27”


Njoftim për punë - Koordinator vendor në Has, Shqipëri

Qendra mjedisore EDEN në kuadër të projektit “KAPËRCIM I GJELBËR– drejt ekonomisë së gjelbër vendore përmes investimeve inteligjente” janar 2020-maj 2023, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë nën Instrumentin e Asistencës së Para- Anëtarësimit (IPA II), kërkon të punësojë me kohë të pjesshme një Koordinator vendor në Has, Shqipëri.
Personi do të jetë i kontraktuar për periudhën: 1 maj 2020 - 15 maj 2023

Ju lutem shkarkoni këtu Termat e Referencës për këtë pozicion pune.

Vetëm personat e përzgjedhur do të njoftohen. Intervista do të jetë fizike në Tiranë ose online/telefon duke vlerësuar gjithashtu në periudhën e intervistës emergjencën shëndetësore dhe masat shtrënguese të vendosura në vend në sajë të virusit COVID-19
Personi i interesuar duhet të dërgojë një CV dhe një letër interesi për pozicionin në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. brenda datës 30 mars 2020 me subjekt "Koordinator vendor" në Has.