Njoftim për punë - Financier vendor në Has, Shqipëri

Qendra mjedisore EDEN në kuadër të projektit “KAPËRCIM I GJELBËR– drejt ekonomisë së gjelbër vendore përmes investimeve inteligjente” janar 2020-maj 2023, mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë nën Instrumentin e Asistencës së Para- Anëtarësimit (IPA II), kërkon të punësojë me kohë të pjesshme një Financier vendor në Has, Shqipëri.
Personi do të jetë i kontraktuar për periudhën: 1 maj 2020 - 15 maj 2023

Ju lutem shkarkoni këtu Termat e Referencës për këtë pozicion pune.

Vetëm personat e përzgjedhur do të njoftohen. Intervista do të jetë fizike në Tiranë ose online/telefon duke vlerësuar gjithashtu në periudhën e intervistës emergjencën shëndetësore dhe masat shtrënguese të vendosura në vend në sajë të virusit COVID-19
Personi i interesuar duhet të dërgojë një CV dhe një letër interesi për pozicionin në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. brenda datës 30 mars 2020 me subjekt "Financier vendor" në Has.

 

Leksione për të rinjtë mbi Ekonominë dhe Sipërmarrjen e Gjelbër!

88972404 2668941590030243 7300108646896107520 nQendra EDEN në kuadër të projektit “Ekonomia e Gjelbër për një Zhvillim Rajonal” organizoi rreth 15 orë leksione me nxënës të shkollave të mesme të qytetit të Tiranës dhe Cërrikut.

Objektivat kryesore të këtyre leksioneve ishin promovimi i rëndësisë dhe konceptit të Ekonomisë së Gjelbër dhe Sipërmarrjes së Gjelbër. Gjithashtu këto leksione u mbajtën nga Qendra EDEN për të promovuar rëndësinë e shoqërisë civile në sigurimin e mjeteve të pjesëmarrjes së qytetarëve, ndikimin dhe monitorimin e politikave publike për të rinjtë. Në atë mënyrë, të rinjtë gjithashtu do të jenë të motivuar të jenë qytetarë aktivë dhe të marrin një rol aktiv në zhvillimin e bashkësive të tyre dhe punën e shoqërisë civile.

Gjatë këtyre leksioneve u shpërndanë publikime rreth Ekonomisë së Gjelbër, Praktikave më të mira rreth kësaj cështje si dhe manual rreth Sipërmarrjes së Gjelbër.

Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe realizohet në partneritet me organizatën FORS Mal i Zi i cili është dhe koordinatori i projektit, Qendra EDEN nga Shqipëria, SMART Kolektiv nga Serbia, Qendra për përkrahje dhe zhvillim nga BiH, EKO Svest nga Maqedonia dhe Shoqata Slap nga Kroacia. Ndiqni për më shumë fotot në facebook!

Për më shumë informacion mbi projektin mund të kontaktoni Albana Joxhe,
email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., Qendra EDEN.

Ekonomia qarkulluese nxitëse për Bashkinë e Tiranës

Qendra mjedisore EDEN, përfundoi në muajin janar 2020, projektinVënia në pah e Ekonomisë Qarkulluese- si një përqasje e re për një shoqëri aktive”. Projekti synonte rritjen e kuptimt  dhe të përforcohet i menduarit kritik për ekonominë qarkulluese nëpërmjet qasjeve praktike të modeleve në jetën e përditshme të qyteteve. Një seri aktivitetesh u zhvilluan për të arritur qëllimin e projektit. Një workshop për Ekonominë Qarkulluese, 2 ditor nëHarta e Ekonomise qarkulluese ne Qytetetin e Tiranes EDEN qershor 2019 u zhvillua në Tiranë, ku pjesëmarrës ishin organizata nga vende të ndryshme të Shqipërisë, biznese etj, në total rreth 35 pjesëmarrës. Në fund workshop finalizoi 4 ide të cilat bazoheshin në konceptin e ekonomisë qarkulluese, dhe ideja më e mirë u zbatua në 2 qytete në Berat dhe Shkodër nga organizatat lokale," Për mirëqënie sociale dhe mjedisore", "Alenca e Alpeve Shqiptare" dhe "Teuta Dezajn", Berat.
Aksionet lokale u zhvilluan me nxënësit e shkollave dhe me banorët, ku filllimisht iu dha informacion rreth ekonomisë qarkulluese dhe më tej të rinjtë me ndihmën e organizatave lokale zhvilluan vetë objekte të reja duke u bazuar në materiale që nuk përdoreshin më. Një tjetër aksion lokal u zhvillua dhe në Tiranë, ku përvec informacionit për ekonominë qarkulluesë në Sheshin Skënderbej banorët u ftuan në një forum diskutimi për rëndësinë e temës dhe lidhjes që ekziston me ndryshimet klimatike. Në përmbyllje të këtyre aksioneve lokale u vu re nevoja për zhvillimin e sa më shumë aktiviteteve të tilla si organizatorët dhe pjesëmarrësit ishte e madhe shprehën dëshirën që nisma të tilla të replikohen përsëri madje dhe në qytete të tjera të vendit.

Qendra EDEN gjithashtu zhvilloi, leskione me studentët në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe meTirane v1 aktivistët e organizatës. Më tej u krijua një grup me 20 të rinj që identifikuan në hartë në sajë të një punë dy mujore në terren bizneset të cilat kanë potencial për ekonominë qarkulluese. Të rinjë zhvilluan dhe një video “Eksplorimi i nismave te Ekonomise Qarkulluese ne Tirane” e cila tregon të gjithë procesin e ndjekur për identifikimin e 27 bizneseve.

Qendra EDEN dhe të rinjtë, këtë hartëzim në terren e shtynë edhe më tutje me qëllimin për të nxitur bashkinë e Tiranës për të prioritizuar në nismat e saj konceptin e ekonomisë qarkulluese. Një letër me gjetjet dhe rekomandime,nga hartëzimi në terren i bizneseve të ekonomisë qarkulluese. Letra “Tirana pararojë në nxitjen dhe mbështetjen e nismave të ekonomisë qarkulluese – vëmendja e të rinjve ndaj zhvillimit të një qyteti rinor, social dhe të shëndetshëm” i është drejtuar këshillit të Bashkisë Tiranë dhe qendra EDEN dhe të rinjtë zhvilluan një takim (03.02.2020) me Komisionin e Çështjeve Rinore dhe Punësimit në ambientet e Bashkisë Tiranë, të cilët e mirëpritën nismën dhe shprehën angazhimin që në mbledhjet e këshillit bashkiak do të paraqesin projektin  dhe gjetjet e tij sipas letrës dërguar këshillit.

Falenderojmë të gjitha organizatat, bizneset të cilat kanë qenë pjesë të këtij projekti, të gjithë banorët dhe të rinjtë që mirëpritën çdo informacion të ndarë. Në mënyrë të veçantë qendra EDEN falenderon organizatat lokale për aksionet në Shkodër dhe Berat dhe të rinjtë që të palodhur dolën në terren në qytetin e Tiranës për identifikimin e bizneseve sipas sistemit të ekonomisë qarkulluese.

Fotografitë mund ti ndiqni në facebook të qendrës EDEN

Në kuadër të projektit “Vënia në pah e Ekonomisë Qarkulluese- si një përqasje e re për një shoqëri aktive”” nëpërmjet Co-PLAN, Instituti për Zhvillimin e Habitatit. në kuadër të projekti rajonal ENV.Net me fonde të Bashkimit Evropian

 

Intervistë për sistemin e pastrimit kimik në Tiranë

Qendra EDEN në bashkëpunim me studentë të Institutit Politeknik të Worçesterit, SHBA,  po zhvillon një studim për sistemin e pastrimit kimik në How does dry cleaners workTiranë. Qëllimi i këtij studimi është të identifikojë alternativat në të mira të mundshme të praktikave të menaxhimit të mbetjeve të bizneseve të pastrimit kimik në Tiranë, në mënyrë që të zvogëlojë ndikimin e tyre tek punëtorët e pastrimit kimik, në mjedis dhe në publik.

Studimi bazohet dhe në zhvillimin e intervistave online. Nëpërmjet intervistës synohet të mblidhet informacion për praktikat e banorëve të Tiranës në lidhje me pastrimin kimik.

Përgjigjet tuaja të vlefshme do të shërbejnë në hartimin e raportit përfundimtar në kuadër të këtij studimi i cili do të jetë publik në përfundimin e tij. Intervista është konfidenciale.

 Për të dhënë kontributin tuaj online ju lutem plotësoni intervistën duke klikuar në këtë link

 

Trajnim mbi Studim dhe Kërkim për OSHCtë

75534892 777499482720609 7127805554096865280 nNjë trajnim 2-ditor për organizatat e shoqërisë civile nga Shqipëria dhe Maqedonia mbi “Studim dhe Kërkim” u zhvillua në Tiranë, më 28-29 Tetor 2019. Trajnimi mblodhi 24 OSHC të cilat patën mundësinë të informoheshin dhe trajnoheshin rreth studimeve dhe kërkimeve në fushën mjedisore të dokumenteve siç janë ligjet mjedisore, planet, strategjitë dhe legjislacioni, në nivelin lokal dhe vendor; kështu që ato janë në gjendje të kontribuojnë në aksionet e advokimit bazuar në argumente dhe gjetje të shëndosha.
Trajnimi kombinoi leksione, punë grupore, ushtrime skenari dhe praktika aftësie. I gjithë trajnimi ndoqi një qasje interaktive ku pjesëmarrësve iu kërkua kontribut dhe reflektim.
Rezultatet nga ky trajnim:
- Diskutime mbi ekonominë e gjelbër, zhvillimin e qëndrueshëm, ekonominë qarkulluese ku u bë në një qasje të hapur diskutimi. Të gjithë pjesëmarrësit shpjeguan pikëpamjen e tyre për këto koncepte dhe gjithashtu për zhvillimin e ri ndërkombëtar dhe kombëtar për këto çështje.
- Prezantimi me Acquis të BE-së. Seanca u përqëndrua në: (i) Strukturat e BE-së; (ii) Acquis communautaire; (iii) Legjislacioni Evropian në sektorin e mjedisit; (iv) Përafrimi; dhe (v) EUR-Lex. Qëllimi ishte shpjegimi I të gjitha këtyre temave dhe gjithashtu se si të gjesh informacione për të gjitha këto tema në faqet e internetit të BE-së dhe marrëdhëniet e tyre me legjislacionin kombëtar në të dy vendet.
- Njohja me përafrimin e legjislacionit dhe më hollësisht një matje të nivelit të transpozimit përmes Tabelës së pajtimit dhe zbatimit përmes Pyetësorit të Implementimit.
Trajnimi ishte pjesë e projektit "GEAR - Ekonomia e Gjelbër për një Zhvillim Rajonal", që ka si qëllim rritjen e aktiviteteve dhe ndikimit të organizatave të shoqërisë civile nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia, në mbrojtje të mjedisit përmes rrjeteve, duke forcuar kapacitetet e tyre dhe duke promovuar ekonominë e gjelbër. Mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian!
Projekti realizohet në partneritet me organizatën FORS Mal i Zi i cili është dhe koordinatori i projektit, Qendra EDEN nga Shqipëria, SMART Kolektiv nga Serbia, Qendra për përkrahje dhe zhvillim nga BiH, EKO Svest nga Maqedonia dhe Shoqata Slap nga Kroacia.
Ndiqni fotot e trajnimit në faqen e facebook!