
Cfarë është Java Ndërkombëtare e Parandalimit të Helmimit nga Plumbi?
Java Ndërkombëtare e Parandalimit të Helmimit nga Plumbi është një iniciativë e Aleancës për Plumbin në Bojëra ( Lead in Paint Alliance) dhe zhvillohet çdo vit gjatë javës së fundit të tetorit. Qëllimi i kësaj fushate është të rritja e ndërgjegjësimit për nevojën e veprimit për të adresuar këtë
efektet në shëndetin e njeriut nga ekspozimi ndaj plumbit, veçanërisht në lidhje me fëmijët.
Fokus i veçantë jatë javës së fushatës është të nxisë veprime të mëtjeshme në lidhje me qeveritë,
industritë dhe konsumatorët për të eleminuar plumbin në bojë.
Partnerët e përfhisrë në këtë fushatë janë: Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEnvironemnt), Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), Qendra e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Mbrojtjen e Mjedisit dhe IPEN, duke punuar së bashku si pjesë e Aleancës për të mbështetur fushatën duke prodhuar materiale fushate shumë-gjuhëshe për përdorim në lokal,fushatat rajonale ose kombëtare. Këto materiale janë në dispozicion përmes faqes zyrtare të OBSH-së.
Cfarë është Plumbi?
Plumbi është një metal toksik natyral që gjendet në koren e tokës. Ka shumë përdorime,përfshirë në prodhimin e baterive për automjete motorike dhe ruajtjen e energjisë, në pigmente dhe ngjyra, xham qeramike, stoli, kozmetikë, lodra si mjekime popullore. Përpunimi, përdorimi dhe asgjësimi i plumbit ka efekte në shëndetin njerëzon si dhe në mjedis
Cfarë është helmimi nga plumbi?
Helmimi nga plumbi i referohet ekspozimit të tepërt njerëzor ndaj plumbit. Ekspozimi mund të ndodhë nga thithja e tymrave të plumbit dhe grimcave, p.sh. nga shkrirja, ose nga gëlltitja e pluhurit të kontaminuar nga plumbi (p.sh. nga boja e plumbit që prishet), uji (nga gypat e plumbit) dhe ushqimi (nga konetierët me xham të plumbit). Ekspozimi mund të ndodhë gjatë një hapësirë e shkurtër kohe (helmim akut) ose gjatë një periudhe të zgjatur (helmim kronik). Asnjë nivel i sigurt i ekspozimit ndaj plumbit nuk është identifikuar deri më tani. Si pasojë, disa autoritetet shëndetësore përcaktojnë ekspozimin e tepërt si përqendrim të plumbit në gjak mbi vlerën e referencës për popullsinë në tërësi. Kjo vlerë referimi është zakonisht përqendrimi gjeometrik mesatar i plumbit të gjakut që gjendet në nivelin më të lartë 2.5% ose 5% e popullsisë, d.m.th përkatësisht përqindja 97.5 ose 95. Për shembull, në në SHBA përqendrimi i plumbit të gjakut në përqindje 97.5, në fëmijët nën gjashtë vjeç është 5 μg / dL . I njëjti përqëndrim është 98% e vlerës për fëmijët nën moshën shtatë vjet në Francë .
Cilat janë efektet shëndetësore të ekspozimit ndaj plumbit?
Plumbi nuk ka asnjë funksion biologjik në trup. Akumulohet në trup dhe ndikon praktikisht të gjitha organet. Ekspozimi i plumbit mund të shkaktojë shëndet shëndetësor kronik dhe ndikon te të gjitha grupmoshat, por është veçanërisht e dëmshme për fëmijët e vegjël. Kjo është sepse sistemi nervor në zhvillim është i ndjeshëm ndaj efekteve toksike të plumbit,madje edhe në nivele të ekspozimit që nuk shkaktojnë simptoma dhe shenja të dukshme. Ekspozimi ndaj plumbit që në fëmijërinë e hershme mund të rezultojë në ulje të aftësive konjitive, disleksi, çrregullimi i deficitit të vëmendjes dhe sjellja antisociale. Ekspozimi ndaj plumbit gjithashtu mund të shkaktojë hipertension, dëmtim të veshkave, imunotoksicitet dhe toksicitet ndaj organeve riprodhuese.
2 Thithja e sasive të mëdha të plumbit mund të shkaktojë gjendje kome, konvulsione dhe madje edhe vdekje. Fëmijët që mbijetojnë nga helmimet e rënda nga plumbi mund të kenë probleme neurologjikë të përhershme apo lëndime të tilla si shurdhimi dhe ulje e kofiçientit të inteligjencës.
Cfarë mund të bëj?
Një nga mënyrat për të mbrojtur veten dhe familjen tuaj nga ekspozimi i plumbit është të jeni konsumator i kujdesshëm. Ju duhet të përpiqeni të informoheni rreth burimeve të ekspozimit të plumbit në komunitetin tuaj dhe shmangni blerjen e produkteve që mund të përmbajnë plumb. Për shembull, kur blini bojë kontrolloni etiketën për të parë nëse përmendet plumbi. Nëse nuk jeni i sigurt pyesni shitësin ose prodhuesin në lidhje me përmbajtjen e mundshme të plumbit. Nëse plumbi në bojë nuk kontrollohet me ligj në vendin tuaj, atëherë loboni te politikanët tuaj që të bëjnë diçka në lidhje me të. Nëse jeni duke planifikuar të rindërtoni shtëpinë ose të rinovoni mobiljet e pikturuara, dhe ju mendoni se boja origjinale mund të përmbajë plumb, duhet të merrni këshilla ekspertësh për metodat më të sigurta për heqjen e bojës. Duhet të bëni kujdes kur blini produkte kozmetike dhe ilaçe tradicionale! Kur blini një bateri të re të makinës, cojeni atë të vjetrën tek distributori ose tek një fimë e licencuar për riciklim.
Për më shumë lexoni Përditësimi mbi statusin global të limiteve ligjore të plumbit në bojra dhe Fact Sheet mbi ekspozimin ndaj plumbit!