Java Ndërkombëtare e Plumbit!

1Qendra EDEN që prej viti 2016 është e angazhuar për zhvillimin e një sërë aktivitetesh në fushatën për ndalimin e plumbit në bojëra. Këtë vit gjatë Javës Ndërkombëtare #ILPW2019 do të zhvilloj takime të ndryshme me institucione shtetërore, hulumtimit të nismave të ndryshme si dhe të legjislacionit për plumbin duke I sjell ato në një raport të shkurtër për situatën aktuale. Gjatë ditëve në vijim, në faqen zyrtare te EDEN si dhe në rrjetet sociale do të postohen informacione të ndryshme për helmimin nga plumbi dhe si mund ta shmangim në ambientet e shtëpisë. 

Helmimi nga plumbi është i parandalueshëm, megjithatë Instituti per Shëndetin dhe Vlerësimin ( Insituti IHME) ka vlerësuar që në vitin 2017 ekspozimi ndaj plumbit është llogaritur 1.06 milion vdekje dhe 24.4 milion vjet të humbur nga paaftësia dhe vdekja për shkak të efekteve shëndetësore afatgjata, me ngarkesën më të lartë në rajonet në zhvillim. Shqetësimi kryesor është roli i ekspozimit të plumbit në zhvillimin e aftësisë së kufizuar intelektuale te fëmijët.
Edhe pse ekziston një njohje e gjerë e efekteve të dëmshme të plumbit dhe shumë vende kanë ndërmarrë veprime, ekspozimi ndaj plumbit, veçanërisht në fëmijëri, mbetet shqetësimi kryesor për ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe zyrtarët e shëndetit publik në të gjithë botën.
Një burim i rëndësishëm i ekspozimit të plumbit shtëpiak, veçanërisht tek fëmijët, është boja që përmban nivele të larta të plumbit. Këto bojëra janë akoma gjerësisht të disponueshme dhe përdoren në shumë vende për qëllime dekorative, megjithëse alternativa të mira pa plumb të shtuar janë në dispozicion. Më shumë lexoni në https://www.who.int/ipcs/lead_campaign/objectives/en/. #BanLeadPaint #ILPPW2019
@UNEnvironment @WHO @EPA @EPAallnations @ToxicsFree
Na ndiqni nesër në City Radio Albania në emisionin Vakti i parë në 88.0 MHz ora 08:30-09:30 duke folur më shumë për javën ndërgjegjësuese së helmimit nga plumbi në bojëra në shoqërinë e koordinatores tonë Znj. Jonida Hafizi dhe moderatorëve Z.Andi Begolli dhe ZNj. Enxhi Cuku.

Menaxhimi i mbetjeve si shtysë drejt ekonomisë së gjelbër!

72112107 518999422220346 6165168177492787200 n 1Ditën e premte (04.10.2019) qendra EDEN, zhvilloi në Tiranë tryezën e dialogut “Menaxhimi i mbetjeve si shtysë drejt ekonomisë së gjelbër”
Të pranishëm në këtë tryezë ishin 30 pjesëmarrës nga: organizata të shoqëris civile, ekspertë mjedisorë, të rinj dhe përfaqësues të bashkive të vendit. Qëllimi i kësaj tryeze ishte nxitja e diskutimit dhe shkëmbimi i informacionit mbi sfidat dhe mundësitë për menaxhimin e mbetjeve në bashkitë e vendit, në kuadër të reformës së decentralizimit dhe diskutimi rreth mundësivë për të përmirësuar sektorin në kuadrin e ekonomisë së gjelbër.

Menaxhimi i mbetjeve është një nga çështjet më problematike në sektorin e mjedisit, por një menaxhim i mirë i mbetjeve shërben si një shtysë në tranzicionin drejt ekonomisë së gjelbër. Në këtë rast duhet të vlerësohen të gjithë faktorët: kufizimet teknike, mungesa e incentivave financiare apo një mjedisi jo i favorshëm për nisma të tilla. Për këtë arsye këto dy cështja u sollën bashkë në një tavolinë për të vlerësuar e diskutuar nga afër me bashkitë në lidhje me përqasjen e tyre për të vlërësuar mbetjet jo vetëm si një problem të kushtueshëm.
Në këtë tryezë diskutimi përfaqësuesi i Bashkisë Kuçovë prezantoi planin e përmirësimit të venddepozitimeve ekzistuese në Kuçovë, duke theksuar se vetë bashkia ka qenë e angazhuar në hartimin e këtij plani, por pa mbështjetje financiare të donatorëve kjo nuk do ishte e mundur të realizohej. Përfaqësuesit e bashkive të tjera, Lëzhe, Urë Vajgurore, Shkodër etj. shprehën vështirësitë e tyrë në lidhje me menaxhimin e mbetjeve, ndarjen, riciklimin etj. Bashkive i mungojnë burimet dhe infrastukltura e duhur që të përballojnë dhe të trajtojnë sasinë e vazhdueshme të rritje të mbetjeve nga rritja e popullisesë, urbanizimi dhe mënyra e konsumit të shoqërisë. Organizatat e shoqërisë civile, ekspertët dhe përfaqësusit e bashkive u shprehën pozitive me përqasjen për ekonominë e gjelbër, që krijon mundësi punësimi, produkte inovatore dhe adresohen çështje sociale dhe mjedisore në të njëjtën kohë.
Përfaqësuesit e bashkive shprehen: “Duke qëne se manaxhimi i mbetjeve vazhdon të mbetete një sfidë në nivel vendi, fillimisht duhet të rrisim kapacitete dhe burimet për të siguruar një mënaxhim të mirë, që të synojmë drejt një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik, social dhe mjedisor”
“Çdo nismë që drejton drejt përmirësimit të jetesës së banorëve, ne si bashki e përkrahim, si vijim ekonomia e gjelbër është një përqasje që ne do e vlerësonim ta integronim në punën tonë”
Në këtë tryezë u theksua nevoja për një mbështjeje më të madhe nga instancat qeveritare, për hartimin e rregulloreve e planeve, të cilat të jenë përbashkëta për bashkitë në lidhje me politikat për menaxhimin e mbetjeve, nevojën për nxitjen e incentivave. Edukimi mjedisor dhe focimi i bashkëpunimit me organizatat mjedisore , ishte një nga çështjet të cilën e prekën jo vetëm bashkitë, por dhe grupet e tjera në takim , një publik i edukuar ndihmon në procesin e mirë të menaxhimit të mbetjeve dhe rritjes së përceptimit të nismave që drejtojnë një zhvillimi të gjelbër.

Vendosja e koshave në Kuçovë

Qendra mjedisore EDEN ditën e hënë datë 29 korrik 2019,vendosi në bulevardin kryesor në Kuçovë 10 kosha të vegjel për mbetjet.

Qendra EDEN ka zhvilluar me banorët pranë vendepozitimit të mbetjeve inerte dhe urbane në Kuçovë forume diskutimi në lidhje me përmirësimin e vendosja e koshave ne Kucove sorossituatës së venddepozitimeve urbane dhe inerte. Venddepozitimet e mbetjeve në këtë bashki janë nje shqetësim për banorët që jetojnë afër venddepozitimeve, por dhe për gjithë qytetin dhe në lidhje me këtë bashkia është e anagzhuar për ti dhënë zgjidhje sitautës së rënduar. Me ndihmën e qendrës EDEN është realizuar dhe një tryezë dialogu midis Bashkisë Kuçovë dhe banorëve në lidhje me planet për përmirësimin e situatës së vendepozitimeve që ka bashkia. Në vijim të këtyre takimeve formale dhe nga takime të tjera me banorët, si nevojë e banorëve erdhi vendosja e koshave të vegjël të mbetjeve të munguar prej vitesh në bulevardin kryesor në Kuçovë. Si vijim në 29 korrik 2019, me ndihmën e puninjësve te Bashkisë Kuçovë, u vendosën 10 kosha në dy anët e bulevardit kryesor
“Të vihen koshat që dhe banorët të mësojnë të hedhin mbetjet në vendin e duhur”
“Faleminderit për vendosjen e koshave në qytet”
“Ne, (banorët), jo vetëm që duhet ti hedhim mbetjet në kosha, por duhet ti ndajmë ato”
Këto ishin disa nga përshtypjet që u dhanë direkt nga banorët gjatë vendosjes së koshave në bulevard.


Këtë aksion qendra EDEN e realizoi me mbështetjen e Bashkisë Kuçovë e cila, përtej falenderimit për vendosjen e koshave shprehën dhe gatishmërinë2. vendosja e koshave ne Kucove soros për bashkëpunime të tjera me të.
Koshat janë një veprim simbolik për qytetin, por që sjellin një përqasje të re për të mbajtur më pastër qytetin dhe për të ndikuar në rritjen e ndërgjegjësimit të banorëve për hedhjen e mbetjeve në vendin e duhur.
Ndërkohë Bashkia Kuçovë është në pritje të vënies në jetë të planit për rehabilitimin e vendepozitimin e mbetjeve urbane ( Ish ferma partizani), investim i Qeverisë Zviceriane.

Fotografitë e aktivitetit i gjeni në facebook të qendrës EDEN këtu

Në kuadër të projektit “E drejta e informimit – Forca qytetare për të luftuar ndotjen mjedisore nga keqmenaxhimi i mbetjeve urbane!” mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë

KORRIGJIMI NR.1-THIRRJE E HAPUR PER PROJEKT PROPOZIME

KORRIGJIMI NR.1 në Udhëzime për aplikantët e granteve
Referenca e botimit:
GEAR / 2017 / 394-354 / AL

Vendndodhja: Shqiperi

Udhëzimet për aplikantët e granteve janë ndryshuar si më poshtë:
Pika 5 - Si të përgatiten dhe të dërgohen propozimet e projektit

Në vend të:

Me paketën e aplikimit, aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet mbështetëse në vijim:
Një kopje të bilancit dhe llogarisë së fitimit dhe humbjes së organizatës 4  për vitin 2017 dhe 2018 nga aplikanti;

4 Certifikata e DrejtorisëTatimore do të dorëzohet me bilancin dhe llogarinë e fitimit dhe humbjes

Duhet

Me paketën e aplikimit, aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet mbështetëse në vijim (një kopje në version të printuar):
Një kopje të bilancit dhe llogarisë së fitimit dhe humbjes së organizatës për 2017 dhe 2018 për aplikantin.

Detyrimi për të dorëzuar kopjet e bilancit dhe llogaritë e fitimeve dhe humbjeve për vitin 2017 nuk zbatohet për organizatat e themeluara në 2018 dhe detyrimi për të dorëzuar kopjet e bilancit dhe llogarisë së fitimit dhe humbjes për 2017 dhe 2018 nuk zbatohet për organizatat e themeluara në vitin 2019 (dhe të cilat përmbushin kriterin e detyrueshëm për t'u themeluar së paku 6 muaj para afatit të fundit për dorëzimin e projekt propozimeve).

Organizatat të cilat për arsye të justifikuara (në pajtim me legjislacionin kombëtar) ende nuk kanë bilanc dhe llogaria e fitimit dhe humbjes për vitin 2018, duhet të dorëzojnë deklaratën e të ardhurave për vitin 2018. Autoriteti Kontraktues rezervon të drejtën të kërkojë pasqyrat financiare (bilanci i gjendjes dhe llogaria e fitimit dhe humbjes) aty ku është e aplikueshme, gjatë fazës së vlerësimit.

Të gjitha termat dhe kushtet e tjera të Udhëzimeve për aplikantët e granteve mbeten të pandryshuara. Ndryshimet e mësipërme dhe / ose korrigjimet e Udhëzimeve për aplikantët e granteve janë pjesë përbërëse e paketës së Aplikimit të publikuar në kuadër të Thirrjes GEAR / 2017 / 394-354 / AL.

***

Thirrja e plote per projekt propozime