
THIRRJE E HAPUR PËR PROJEKT PROPOZIME - Mbështetje për organizatat e shoqërisë civile në kuadër të projektit GEAR - Ekonomia e Gjelbër për një Zhvillim Rajonal
Numri i referencës i thirrjes: GEAR / 2017 / 394-354 / Al
Financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Shoqërisë Civile dhe Medias 2016-2017!
Autoriteti Kontraktues: Qendra EDEN
Afati i dorëzimit të aplikimeve:
03 Korrik 2019, ora 16:00
Thirrje për Projekt Propozime
Qendra Mjedisore EDEN për Zhvillim, Edukim dhe Rrjetëzim Qendra mjedisore EDEN shpall Thirrjen për Projekt Propozime, në kuadër të skemës së granteve të projektit GEAR- “Ekonomia e Gjelbër për një Zhvillim Rajonal”, me qëllim të mbështetjes së organizatave lokale të shoqërisë civile në rritjen e kontributit të tyre në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Shoqërisë Civile dhe Medias 2016-2017!
Projekti GEAR synon rritjen e aktiviteteve dhe ndikimit të organizatave të shoqërisë civile nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut në mbrojtjen e mjedisit përmes rrjeteve, duke forcuar kapacitetet e tyre dhe duke promovuar ekonominë e gjelbër.
Kush mund të aplikojë?
Të gjitha organizatat e shoqërisë civile që plotësojnë kriteret e vlefshmërisë të përcaktuara në Udhëzuesin për Aplikantët dhe që kanë për objekt të aktivitetit të tyre Zhvillimin e qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike, zhvillimin socio-ekonomik, arsimin, politikat dhe shërbimet sociale, puna rinore dhe politikat, vullnetarizmi, zhvillimi rural dhe të ngjashme.
Fondi në dispozicion për këtë Thirrje për Projekt Propozime është 30.000 Euro
Kohëzgjatja e zbatimit të granteve: Periudha e zbatimit të projekteve të financuara nëpërmjet kësaj thirrje për aplikime është: minimumi 6 muaj dhe maksimumi 12 muaj.
Madhësia e Nën-Grantit: Buxheti total i projekt propozimeve për çdo grant të kërkuar nëpërmjet kësaj Thirrje për Projekt Propozime duhet të jetë:
Minimumi EUR 5000
Maksimumi EUR 6000
Numri i projekt propozimeve të dorëzuara: Aplikanti nuk mund të dorëzojë më shumë se Një aplikim në këtë Thirrje për propozime. Aplikanti mund të jetë bashkë-aplikant në një kërkesë tjetër jo më shumë se një në këtë Thirrje për propozime.
Një bashkë-aplikant mund të përfshihet në dy aplikime në këtë Thirrje për propozime.
Gjuha e Projekt propozimit: Projekt propozimet duhet të përgatiten dhe të dorëzohen në gjuhën Shqipe, sipas formateve të publikuara të aplikimit.
Procedura e aplikimit: Organizatat e interesuara për të paraqitur një Projekt propozim për këtë thirrje duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë dokumentat e mëposhtme të cilat i gjeni në Paketën e Dokumentave të Aplikimit:
A. Formulari i aplikimit (përfshirë Deklaratën e nënshkruar dhe vulosur nga aplikanti, Mandati për bashkë aplikantët, nëse ka, dhe një listë e plotë e check list)
B. Buxheti (buxheti dhe justifikimi)
C. Matrica e Kornizës Logjike
Me paketën e aplikimit, aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentet mbështetëse në vijim:
• Një kopje të Vendimit për regjistrimin e OSHC-së në Regjistrin e Organit Kompetent (me nënshkrim dhe vulë të dukshme të organit kompetent);
• Një kopje të Statutit të organizatës (me nënshkrimin e dukshëm dhe vulën e përfaqësuesit të autorizuar të OSHC-së);
• Një kopje të bilancit dhe llogarisë së fitimit dhe humbjes së organizatës për vitin 2017 dhe 2018;
• Forma e Entitetit Ligjor - LEF (Shtojca D në paketën e aplikimit) nënshkruar dhe vulosur nga një përfaqësues i autorizuar i aplikantit. Dokumenti të plotësohet në formën elektronike;
• Forma e Identifikimit Financiar të aplikantit (Shtojca E në paketën e aplikimit)
Paketa e aplikimit (në një zarf) dhe dokumentet mbështetëse (në një zarf tjetër) bashkërisht vendosen në një zarf të mbyllur me referencën " Mbështetje për organizatat e shoqërisë civile në kuadër të projektit GEAR - Ekonomia e Gjelbër për një Zhvillim Rajonal”, duhet të dorëzohen dorazi ose me postë deri më 03 Korrik 2019, ora 16:00 në adresën e mëposhtme:
Qendra EDEN
Address: Rr: "Bogdanët", Pall. 7 katësh, Kati 4, Ap.33
Njësia administrative 10, Kodi postar 1025, Tiranë, Shqipëri
Informacion dhe mbështetje: Për më shumë informacion, lexo/shkarko Udhëzuesin për Aplikantë. Ju lutem referojuni korrigjimit nr.1 te Udhezuesit ne lidhje me aplikimin tuaj, shkarko
Pyetjet mund të dërgohen deri më datë 18 qershor 2019 në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.. Përgjigjet do të publikohen brenda datës 24 qershor 2019 në faqen zyrtare të Qendrës EDEN: www.eden-al.org.
DOKUMENTET PER TU PLOTESUAR
Shtojca A: Formulari aplikimit (format Word) Shkarko
Shtojca B: Buxheti (format Excel) Shkarko
Shtojca C: Matrica e Kornizës Logjike (format Word) Shkarko
Shtojca D: Forma e Entitetit Ligjor Shkarko
Shtojca E: Forma e Identifikimit Financiar Shkarko
DOKUMENTET PER INFORMACION
Shtojca F: Kontrata Standarte e Grantit Shkarko
Shtojca II: Kushtet e Përgjithshme Shkarko
Shtojca IV: Kërkese Standarte për Pagesa Shkarko
Shtojca V: Format Raport narrative dhe financiar
- Model_Raport i ndërmjetëm narrativ Shkarko
- Model_Raport final narrativ Shkarko
- Format raporti financiar Shkarko
Shtojca VI: Model Standart për transferimin e pronësisë së aseteve Shkarko
Shtojca VII: Prokurimet për Përfituesit e Grantit Shkarko
KORRIGJIMI NR.1 në Udhëzime për aplikantët e granteve Shkarko