Titulli i projektit: "Partneritet per Axhendat e Gjelbërta Lokale"
Kohëzgjatja: Mars 2010 – Dhjetor 2011
Vendndodhja: Hollandë, Maqedoni, Mal i Zi, Shqipëri
(Dajç Bregu i Bunës,Prezë)
Mbështetur nga: Komisioni Evropian
Buxheti: 58,650.00 euro
Projekti ka për qëllim ngritjen e një rrjeti të organizatave të shoqërisë civile në Hollandë, Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi, të cilat do të punojnë bashkarisht me pushtetet vendore në zbatimin e projekteve mjedisore të hartuara përgjatë procesit të Axhendës së Gjelbër.
Gjatë tij u ndanë praktikat më të mira të projekteve mjedisore të zbatuara në Kroaci si vijim i procesit të Axhendës së Gjelbër duke konsideruar frymën e aderimit në BE.
Si rezultate kryesore të këtij projekti u zhvillua një program për ngritjen e kapaciteteve të trajnerëve dhe stafit të pushteteve vendore, zbatimi i dy projekteve të gjelbërta në Shqipëri, ngritja e rrjetit të organizatave mjedisore, publikimi i një manuali me praktikat më të mira dhe elementë të mirëqeverisjes.