Titulli i projektit:“Grumbullimi i ndarë i mbetjeve në shkolla dhe komunitet “
Kohëzgjatja: Prill 2012 – Qershor 2013
Vendndodhja: Komuna Dajç, Ana e Malit dhe Velipojë, Shkodër
Mbështetur nga: Bashkimi Europian
Buxheti: 79,548.00 Euro
Projekti ka për qëllim rritjen e njohurive të 800 nxënësve dhe 1000 qytetarëve nga 3 komuna në Shqipëri (Dajç, Ana e Malit dhe Velipojë) dhe nga 3 bashki në Mal të Zi (Berane, Plav dhe Andrijevica), në ndarjen e mbeturinave të veçanta përmes edukimit, medias dhe aktiviteteve për rritjen e ndërgjegjësimit përgjatë12 muajve.
Nëpërmjet këtij projekti është synuar zhvillimi i stimuluar i aktiviteteve të grumbullimit të diferencuar të mbetjeve në zonat rurale dhe urbane të rajoneve kufitare si dhe është ofruar kontribut për të lidhur komunitetet si dhe për të shkëmbyer ide dhe njohuri përmes aktiviteteve të mbrojtjes së mjedisit në rajonet kufitare.
Produkte
Broshure "Grumbullimi i ndare i mbetjeve ne shkolla dhe komunitete"
Ftetushkë "Grumbullimi i ndare i mbetjeve ne shkolla dhe komunitete"
Leter ngjitese informuese vendosur ne koshat me mbetje te riciklueshme
Manual per kompostimin
Manual Grumbullimi i ndare i mbetjeve ne shkolla dhe komunitete