Titulli i projektit: “Rritja e ndërgjegjësimit publik dhe gjenerimi i të dhënave
të reja rreth ndotjes së Mërkurit në Shqipëri”
Kohëzgjatja: Janar – Gusht 2012
Vendndodhja: Vlorë
Mbështetur nga: IPEN (Rrjeti Ndërkombëtar për Eleminimin e NOQ)
Buxheti: 8,190 $
Projekti kishte për qëllim të vlerësonte nivelin e ndotjes së mërkurit në zonën pranë ish uzinës së PVC-ës në Pyllin e Sodës dhe rritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit në Vlorë dhe Tiranë në lidhje me ndotjen nga mërkuri. Ideja e këtij projekti lindi duke marrë shkas nga raporti i fundit i UNEP i cili e identifikoi gjirin e Vlorës si një nga “Zonat e Nxehta” të ndotura me mërkur.
Gjithashtu u mbështet mbështetur edhe në faktin që deri atëherë nuk kishte investim konkret në këtë zonë edhe pse ekzistonte një plan rekuperimi; ndërgjegjësimi i ulët në publikun e gjërë ashtu dhe në njësitë administrative dhe mbi të gjitha sepse në sezonin veror është një nga zonat më të populluara në vend.
Raportet e publikuara në kuadër të këtij projekti: Raporti Ndërkombëtar dhe Projekti i Monitorimit.