Projekte

Trainim 2 mars 2012Titulli i projektit:                “Për qytete më të pastra me qeverisje evropiane”
Kohëzgjatja:                        Shtator 2011 – Qeshor 2012
Vendndodhja:                     Berat
Mbështetur nga:                 Fondacioni Shoqëria e Hapur për
                                             Shqipërinë(SOROS)
                                            Buxheti:                              16,007 $

Ky projekt ka për qëllim tëkontribuojë në mirëqeverisjen vendore të bashkisë Berat në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane. Ideja e projektit lindi duke vlerësuar realitetin shqiptar dhe emergjencën e ndërhyrjes në fushën e menaxhimit të mbetjeve urbane sidomos në kuadrin e ligjit të ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve i cili e vendos hartimin dhe zbatimin e Planeve Lokale të Menaxhimit të Mbetjeve Urbane (të cilët aktualisht mungojnë) detyrim për organet qeverisëse vendore.

DSC04639Titulli i projektit:                "Të sjellim në jetë Lagunën e Karavastasë”
Kohëzgjatja:                       Qershor 2010 – Maj 2011
Vendndodhja:                    Karavasta, Divjakë
Mbështetur nga:                Ambasada Amerikane në Tiranë
Buxheti:                             22.977 $

Projekti ka për qëllim forcimin e një zhvillimi të qëndrueshëm në zonat e mbrojtura duke promovuar ekoturizmin si dhe civilizimin dhe sjelljen demokratike të komunitetit lokal dhe vizitorëve.
Promovimi i ekoturizmit në Karavasta është si mundësia më e mirë e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe ruajtjen natyrore të këtij vendi të mbrojtur Ramsar.

Optimized Foto projket fisha IPEN IITitulli i projektit:            “Ndërgjegjësimi për shëndetin dhe sigurinë e
                                         banorëve
që jetojnë përreth Ish-Uzinës së Baterive”
Kohëzgjatja:                   Shtator 2010 - Mars 2011
Vendndodhja:                Uznovë, Berat
Mbështetur nga:            IPEN (Rrjeti Ndërkombëtar për Eleminimin e NOQ)
                                      Buxheti:                         2832 $

Ky projekt ka për qëllim rritjen e informacionit në mesin e popullatës lokale dhe publikut mbi kimikatet që ata kanë rreth vendin ku jetojnë.
Projekti ndikojë në përmirësimin e situatës aktuale duke rritur nivelin e informacionit në publik

Optimized fletpalosja1Titulli i projektit: "Sa të shëndetshme janë produktet tona ushqimore?"
Kohëzgjatja:                           Shkurt - Korrik 2010
Vendndodhja:                        Tiranë, Durrës
Mbështetur nga:                    IPEN (Rrjeti Ndërkombëtar për Eleminimin e NOQ)
Buxheti:                                  3365 $

Nëpërmjet këtij projekti qendra EDEN në bashkëpunim me IPEN bënë të mundur identifikimin e disa kimikateve që gjenden në produketet tona ushqimore si dhe punoj në lidhje me ndërgjegjësimin e komunitetit në qytetin e Tiranës dhe të Durrësit për të qenë të kujdesshëm në zgjedhjen e produkteve që komsumojme.


Gjithashtu ky projekt nxiti organizmat e posaçëm shtetëror të zhvillonin sa më shumë kontrolle në markete/dyqane/supermarkete dhe të punonte në lidhje me informimin në popullat.