Rreth Sektorit

Praktikat e Menaxhimit Mjedisor

Në këtë sektor ne synojmë të promovojmë praktikat më të mira mjedisore në politikat menaxhuese qeveritare si dhe në sjelljet e shoqërisë civile dhe biznesit privat. Filluam të punojmë  në këtë fushë në vitin 2005 dhe jemi fokusuar më shumë në tematikat e menaxhimit të mbetjeve dhe energjisë së rinovueshme.
Problemet mjedisore në përgjithësi janë të lidhura me ndikimin e aktiviteteve njerëzore mbi burimet mjedisore.Të gjitha këto ndikime marrin formën e ndotjes në tokë duke lënë  në të shumtën e rasteve dëme të  pariparueshme ose shumë të vështira për tu riparuar. Lidhur nga ky fakt në këtë sektor ne synojmë të promovojmë më të mirën e menaxhimit të praktikave mjedisore, të zbatohen në mënyrë sistematike politikat për ruajtjen e mjedisit dhe në ndikimin e sjelljes së shoqërisë dhe biznesit privat.