Monitorimi i institucioneve nderkombetare financiare

Ky program afatgjatë fillon me angazhimet e para të organizatës, fillimet e vitit 2007, si një organizatë watchdog-u në partneritet me Rrjetin e CEE Bankwatch  në monitorimin e Institucioneve Financiare Ndërkombëtare (IFN) duke u bërë kështu organizata e vetme watchdog në vend dhe duke shtuar sektorin e ri të punës sonë “Pjesëmarrja dhe Informimi i Publikut”.

EDEN është partnerja shqiptare e rrjetit dhe në takimet vjetore të rrjetit secila organizatë partnere aplikon për fondin vjetor duke propozuar programin e saj vjetor kombëtar. Brenda këtij programi 5 vjeçar EDEN ka zhvilluar aksionet, aktivitetet dhe nismat e mëposhtme.

Vigjilenca mjedisore dhe fushata kundër ndërtimit të Termocentralit në Vlorë (2007-2008)

  • Mbështetje për Alenacën për Mbrojtjen e gjirit të Vlorës dhe përgatitjen e komunikimeve për shtyp.
  • Parashrtimin e problematikave të projektit në Mbledhjen vjetore të BERZH

Monitorimi i punës së BERZH në Shqipëri dhe lobimi për mbështetjen e projekteve miqësore me mjedisin ( 2007 – vazhdim)

  • Letra më datë 31/10/2009 Komente për draft strategjine e BERZH për Shqipërinë 2009-2012 derguar bordit të BERZH
  • Disa takime lobuese me përfaqësuesin e BERZh për Shqipërinë si dhe takime të organizuara me anëtarë të Bordit të BERZH
  • Letra më datë 9/11/2012 Komente për draft strategjinë e BERZH për Shqipërinë 2013-2016 dërguar bordit të BERZH