Titulli i projektit: “Perspektivë drejt integrimit në BE- Angazhim i qytetarëve aktivë dhe shoqërisë civile në politikat mjedisore“
Kohëzgjatja: Prill 2016 – Shator 2017
Vendndodhja: Shqipëri
Mbështetur nga: Bashkimi Evropian, në kuadër të programit "Shoqëri civile shqiptare për një Mjedis Evropian (ACHIEVE)", nëpermjet REC Shqipëri
Buxheti: 44.000 EUR
Projekti ka për qëllim që të ndikojë në përmirësimin e përafrimit të Legjislacionit Horizontal Mjedisor në Shqipëri nëpërmjet rritjes së përgjegjshmërisë mjedisore dhe llogaridhënies.Projekti përqëndrohet në dhënien e një përparësie më të madhe të zbatueshmërisë së Legjislacionit Horizontal mjedisor dhe të përforcohet prania e tij në programin qeveritar të vendit. Gjithashtu synon që të rritet pjesëmarrja e shoqërisë civile dhe të aktorëve të tjerë gjatë proçesit të politikëbërjes dhe gjatë zbatueshmërisë së legjislacionit horizontal.Projekti monitoron zbatueshmërinë e artikujve që kanë lidhje me informimin dhe konsultimin e publikut dhe të procedurave të VNM-së. Hartimi i raporteve, dokumentave të politikave, vigjilimi, monitormimi, fushatëbërja etj., janë mjetet e nevojshem me të cilat projekti synon për të përmbushur qëllimin e tij dhe për të adresuar parlamentin në përmirësimin e një akti ligjor që ndikon në përafrimin e Legjislacionit Horizontal
Baner i projektit
Flete informuese (qe mund te perdoret dhe si shenjues libri)
Leter permbledhese e korrespondesës grupimi "Të mbrojmë lumenjtë"
Tabelë e vendosur nga grupimi "Të mbrojmë lumenjtë" në afërsi të tabelës së ndërtimit të hidrocentralit Dragobia
Prezantim për legjislacionin horizontal