Titulli i projektit: Tu japim ZË qytetarëve - stimulimi i pjesëmarrjes publike mjedisore në Tiranë
Kohëzgjatja: 12 Shkurt 2018- 11 Shkurt 2019
Vendndodhja: Tiranë
Mbështetur nga: Projekti “Lëviz Albania” i cili është i financuar nga qeveria zvicerane përmes “Zyrës Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim-SDC”
Buxheti: 18,000 CHF
Projekti ka për qëllim: Hulumtimin dhe bërjen publike të procesit të ndjekur për dhënien e koncensionit për djegien e mbetjeve në Tiranë, si dhe stimulimi i reagimit të debatit publik, bazuar në analiza dhe informacione transparente. Rezultatet e pritshme janë: Bërja publike e një investigimi të plotë të rregullsisë së procedurave, ligjshmërisë dhe transparencës së ndjekur për dhënien e koncensionit të Inseneratorit të Tiranës; Realizimin e një analize krahasimore eko-socio ekonomike të insenerimit vs riciklimin si mënyra të menaxhimit të mbetjeve në qytetin e Tiranës; Realizimin e shkrimeve investigative për ti ofruar publikut të afektuar informacione dhe argumenta për të pranuar, ose kundërshtuar këtë investim; Realizimin e tryezave advokuese të cilat ndihmojnë në ballafaqimin e qytetarëve të prekur me vendimmarrësit dhe forcojnë qendrimin qytetar në një letër publike.