Titulli i projektit: KAPËRCIM I GJELBËR– Drejt ekonomisë së gjelbër vendore përmes investimeve inteligjente
Kohëzgjatja: 15 Januar 2020 - 15 Maj 2023
Vendndodhja: Bashkia Has, Shqipëri dhe Komuna Klinë, Kosovë
Mbështetur nga : Bashkimi Evropian. Programi ndërkufitar Shqipëri - Kosovë
Budget: 501,054.25 Euro
Projekti do të zbatohet për 40 muaj dhe ka për qëllim të kontribuojë për një rritje të përgjithshme të qëndrueshme ekonomike në rajonin ndërkufitar duke mundësuar kalimin e bashkive drejt ekonomisë së gjelbër të qëndrueshme përmes politikës së integruar, investimeve publike inteligjente dhe rritjes së kapaciteteve. Të dyja bashkitë do përfitojnë investime inteligjente për eficencën e energjisë dhe burimet e rinovueshme. Grupet e synuara të projektit janë banorët e Bashkive Has dhe Klinë, Institucionet e interesit publik, fermerët dhe bizneset lokale, Organizatat e Shoqërise civile, punonjësit e bashkive Has dhe Klinë.
Projekti zbatohet: në Shqipëri nga qendra mjedisore EDEN dhe Bashkia Has dhe në Kosovë nga Balkan Green Foundation (BGF) - Organizata drejtuese e projektit dhe Komuna Klinë.