Projekte

Titulli i projektit:                 Një bërthamë aktive organizatash monitoruese në Shqipëri, - një faktor ndikues drejt  
                                            integrimit Evropian“

Kohëzgjatja:                        Korrik 2012- janar 2013
Vendndodhja:                      Berat, Shkoder, Elbasan dhe Tiranë.
Mbështetur nga:                  Fondacioni i Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (SOROS)
Buxheti:                              9.900 USD

Qëllimi i projektit është të ngrejë një bërthamë organizatash të gatshme të punojnë në drejtim të monitorimit dhe vigjilencës mjedisore e të fuqizojë partneritetin e tyre me organizatat  dhe rrjetet e suksesshme  në rajonin e ballkanit perëndimor si dhe përmirësimi i kapaciteteve dhe njohurive mbi monitorimin dhe vigjilencën mjedisore në radhët e OJF-ve shqiptare.

Titulli i projektit:       Politika për Energjinë e qëndrueshme në Evropën Jug-Lindore (SEE SEP)
Kohëzgjatja:             Dhjetor 2012-Nentor 2016
Vendndodhja:           Tiranë
Mbështetur nga:        Komisioni Evropian
Buxheti:                    45 970 EUR         

SEE SEP është një program disa vjeçar që zbatohet në disa shtete dhe përfshin 16 Organizata të Shoqërisë Civile. Synimi i projektit SEE SEP është që të fuqizojë OShC-të dhe qytetarët e Evropës Jug-Lindore për të patur një ndikim më të madh në politikat dhe praktikat që synojnë një energjie më të sigurtë, më të pastër e më të drejtë. Qëllimi është njohja e aspekteve kyç të keqmenaxhimit në sektorin energjitik (duke përfshirë këtu varfërinë energjitike, korrupsionin, dëmet mjedisore dhe zbatim të dobët të ligjeve dhe direktivave të Bashkimit Evropian), vlerësimi i pjesëmarrjes së shoqërisë civile në proceset reformuese në sektorin energjitik dhe shqyrtimi i zgjidhjeve për gjenerimin e pasurisë dhe mundësive për qytetarët e EJL.

Përmbledhje e projektit
Produktet kryesore të projektit:
Modeli 2050 i energjisë:https://see2050energymodel.net/
Llogaritësi 2050 i energjisë: https://see2050carboncalculator.net/