Titulli i projektit: E drejta e informimit – Forca qytetare për të luftuar ndotjen mjedisore nga keqmenaxhimi i mbetjeve urbane!
Kohëzgjatja: Janar 2019-Shator 2019
Vendndodhja: Kuçovë, Tiranë
Mbështetur nga: Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë-OSFA
Buxheti: 9900 USD $
Projekti ka për qëllim: Të ndikojë në përmirësimin e jetesës së banorëve përmes nxitjes së aktivizmit qytetar dhe përdorimit të bazës ligjore për uljen e ndotjes së shkaktuar nga veprimtaria e vendgrumbullimeve të mbetjeve brenda qyteteve. Aktivitetet fokusohen në evidentimin e vendimmarrjes dhe procedurace në veprimtarinë e shërbimit të pastrimit në vendgrumbullimin e mbetjeve në Bashkinë e Kuçovës në raport me kuadrin ligjor për të pasqyruar shkeljet e mundshme. Në ofrimin e asistencës ligjore për të përfaqësuar interesat e anorëve të prekur nga ndotja dhe në rritjen e informimit dhe edukimit qytetar mbi ligjin për të drejtën e informimit në kuadrin e manaxhimit të mbetjeve