Qëndrim i organizatave mjedisore mbi incineritorin e Tiranës

Në datë 6 shkurt 2019, 20 organizata mjedisore nëpërmjet një deklarate për shtyp iu drejtuan Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrisë sëIncinerator Turizmit dhe Mjesit dhe Bashkisë Tiranë në lidhje me porjektin e Inceneratorit të Tiranës.
Kjo ditë shënon dhe aktivitetin përmbyllës së projektit “Tu japim ZË qytetarëve - stimulimi i pjesëmarrjes publike mjedisore në Tiranë” i cili është zhvilluar në një periudhë një vjeçare. Projekti ka patur për qëllim që të bëjë sa më transparent procesin e projektit të Inceneratorit të Tiranës dhe të Informojë publikun.

Ndër etapat kryesore të projektit përmendim:
Letërkëmbim me insitucionet për të marrë informacion mbi projektin e Inceneratorit të Tiranës
• Vizitë studimore në Incineratorin e Elbasanit
• Takime me përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit
• Takim me banorët dhe marrja e mendimit për tu përfshirë në raportin analizues “Incinerimi i mbetjeve si qasje vendore”
• Hartimi i një raporti analizues “ Incinerimi i mbetjeve si qasje vendore” dhe i një flete informuese mbi incineratorin e Tiranës
• Tryeza diskutimi sipas grupeve të synuara për të prezantuar raportin analizues: 9.01.2019 me organizatat mjedisore; 10.01.2019 me akademikët, 11.01.2019 me organizatat dhe bizneset e riciklimit

Fotografi të deklaratës për shtyp datë 6.02.2019 gjenden në facebook e projektit nëpërmjet këtij linku.

Deklaratë për shtyp rreth qëndrimit të organizatave të shoqërisë civile dhe bizneseve të riciklimit mbi incineritorin e Tiranës
Letra e pozicionimit, 6 shkurt 2019: Qëndrim i organizatave mjedisore dhe ricikluesëve mbi ngritjen e impiantit të djegies në jug dhe në lindje të venddepozitimit ekzistues në zonën e Sharrës, Tiranë