Guroret në Shqipëri dhe ndikimi i tyre në mjedis.
“Ministria e Turizmit dhe Mjedisit pezulloi pak kohë më parë lejet mjedisore të 9 guroreve në Malin e Tomorrit …Dy shkeljet më të rënda të konstatura ishin: ndryshimi i koordinatave të gërmimit nga leja në terren dhe e dyta: mungesa e zbatimit të detyrimit ligjor për rehabilimin e zonës së gërmuar …”.
Duke u nxitur jo vetëm nga media, por dhe nga raportimet e ndryshme të banorëve për veprimtarinë e gurore dhe për ndikimin e pakthyeshëm në mjedis, qendra EDEN është duke ndjekur projektin “Rehabilitimi i Parkut Kombëtar të Tomorrit” mbështetur nga WWF Adria.
Për këtë projekt qendra EDEN ka zhvilluar një vizitë (5-7.03.2019) në Malin e Tomorrit, si një nga terrenet më karakteristike të veprimit guroreve në vend. Vizita ka patur për qëllim jo vetëm për të parë situatën nga afër, por dhe për të kontaktuar aurotetet lokale në lidhje me përgjegjësitë dhe aksionet e tyre për çështjen. Me ndryshimin e sipërfaqes së Parkut Kombëtar të Malit të Tomorrit në sipërfaqen e tij janë përfshirë tashmë dhe 12 gurore të cilat ndodheshin jashtë zonës së Parkut Kombëtar, 467, datë 26.7.2018 “Për zgjerimin e sipërfaqes së parkut kombëtar". Aktiviteti i këtyre guroreve në malin e Tomorrit, edhe pse momentalisht i ndaluar, mbetet përsëri në një çështje e nxehtë. Dëmtimi i malit i shkaktuar nga guroret e vendosura aty, vihet re dukshëm me sy të lirë. Ngjyra mbizotëruese e peizazhit është e shpateve të malit të gërruera, duke mos i lënë vend gjelbërimit, naturës të zhvillohet e lirë aty.
Autoritetet lokale si Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura-Berat, Inspektorati i Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, dega rajonale Berat janë ndër njësitë më vigjilente në zonë në lidhje me veprimtarinë e Guroreve. Duke filluar nga viti 2015-2019 në total janë evidentuar nga Agjencia Rajonale a Zonave të Mbrojtura Berat 26 raste të guroreve me shkelje në veprimtarinë e tyre bazuar në lejen mjedisore. AdZM, për të vijuar më tej me funksionin e tij si autoritet, pra jo vetëm në evidentimin e rastit, por dhe për zgjidhjen e tij komunikon me policinë e shtetit. Nga ana tjetër kompanitë e guroreve duhet të bëjnë një rehabilitim progresiv të veprimtarisë së tyre. Me sy të lire kjo vihej re, që rehabilitimi jo vetëm që nuk ka ndodhur në zonë, por gjendja e malit në këtë moment është në një pikë të pakthyeshme dhe zona nuk mund të kthehet në gjendjen e mëparshme. Guroret që veprojnë jo vetëm në malin e tomorrit në zonën e mbrojtur, shfrytëzojnë terrenin dhe nuk ka asnjë zbatim ligjor për rehabilitimin e zonës edhe pse është detyrim për secilën kompani. Garancia e sigurimit që paguhet nga kompanitë, të Agjencia Kombëtare të Burimeve Natyrore, nuk e ngarkon këtë agjenci me detyrimin e rehabilitimin, pasi aktori kryesor që zhvillon rehabilitimin mbetet vetë kompania.
Më shumë fotografi mund të ndiqni në facebook të qendrës EDEN, duke klikuar këtu