Shperndarja e koshave-BAS

Ditën e premte, datë 31.05.2019 Qendra EDEN realizoi shpërndarjen e koshave për bizneset e lokalizuara në zonën pilot. Shpërndarja u realizua ngashperndarja e koshave grupi i motivuar i të rinjve vullnetarë të EDEN, të cilët e kanë ndjekur këtë projekt hap pas hapi, duke filluar me realizimin e pyetësorëve, trajnimin e stafit mbi ndarjen e mbetjeve në burim dhe së fundmi me shpërndarjen e koshave dhe qeseve. I gjithë projekti I bëri të rinjtë ta prekin më afër ndryshimin që mund të sjellë pasioni dhe puna për një mjedis të qëndrueshëm. Shpërndarja u realizua në kuadër të projektit “Benefit As you Save –“BAS”, Stimulimi i pjesëmarrjes qytetare në procesin e riciklimit përmes zbatimit të sistemit të përfitimit" pjesë e Programit Rajonal Interreg V-B " Ballkan-Mesdhe 2014-2020.

BAS project by EDEN volunteers

For the last few months (February - May 2019), our volunteers have been tirelessly working on the BAS project “Simulation of Civic Participation in the process of recycling through implementation of a benefitting system, part of the regional project Interreg VB "Balkans - Mediterranean 2014-2020” , taking the slogan “ BAS for my Tirana“ - “BAS për Tiranën time“ literally and helping the project move forward in every way they can.

Since the first training by project coordinator, it has been obvious that the volunteers from different educational backgrounds all are very eager to support us.

Within two weeks, 26 of us visited in a pilot area every business - be it a restaurant, bar, café, shop, market, etc.- and took different information from them, all theBas volunteers while using the GIS system to create a map to use during the implementation of the pilot plan.
Simultaneously, they were the first to directly cooperate with the people in the sector in question, so they were also asked to report the overall "feeling" of them. Fortunately, they had a rather positive outlook on the progress: “While some were not quite informed about the exact process of recycling, they were very open about learning and many saw the importance of changing our behavior and mentality concerning waste“, one of them said about her experience.
On top of it, they were able to inform them about the idea of BAS and the pressing matter of handling our waste responsibly.
In the course of the project, they are also going to be the ones handling the distribution of the green bins whilst giving the participants a short training on how to separate correctly.
And afterwards, they are going to keep on having an eye on all the businesses, open for questions, suggestions and cooperation, as they also monitor the amount of waste being recycled together with them.

Lastly, they will join us when visiting the schools in the district and help us promote the significance of recycling to the young students in order to be as sustainable in our cause as possible: While this generation is already starting to implement the first ideas of responsible waste management, the next one is already getting prepared to take it a step further and grow up with a healthy attitude towards waste!
We are looking forward to the final outcome and are certain and thankful of the support of our volunteers!

Guidat e reja Natyrore në EDEN

Guidat e reja Natyrore në EDEN – Ambasadorët për një zhvillim të qëndrueshëm
GN 1
- Çfarë është një Guidë Natyrore?
- Si ndryshon ajo nga një Guidë Turistike?
- Si mund të bëhemi ne Guidë Natyrore?


Këto janë vetëm disa nga pyetjet që kanë ardhur në vazhdimësi nga të rinjtë vullnetarë në Qendrën EDEN
Të nxitur nga kurioziteti dhe dëshira e tyre e madhe për të mësuar më shumë, Qendra EDEN në bashkëpunim me trajnerin Altin Sula, organizuan trajnimin me temë: “Si të bëhesh Guidë Natyrore?” Trajnimi u zhvillua në katër ditë në datat 11, 12 dhe 18, 19 Maj dhe ishte i përbërë nga 75% teori (zhvilluar në ambientet e Qendrës EDEN) dhe 25% praktikë (zhvilluar në malin e Dajtit). Pjesëmarrës në trajnim ishin 20 të rinj energjikë me një qëllim të përbashkët: për një mjedis të shëndetshëm.

Gjatë trajnimit të rinjtë patën mundësinë të zhvillonin njohuritë dhe aftësitë e tyre në fushën e guidimit në natyrë. Ndër të tjera, disa nga pyetjet që grupi mori përgjigjie me anë të trajnimit ishin: Cilat janë detyrat e një guide natyrore? Cilat janë teknikat e komunikimit dhe si t’i përshtasim ato në varësi të target grupit tonë? Si të manaxhojmë grupin (konfliktet, vështirësitë, motivimin, etj)? Si të ndërtojmë një itinerar dhe pjesët përbërëse të tij? Si të njohim florën dhe faunën e një destinacioni? Si të reagojmë në raste paniku, aksidentesh, etj?

Në përfundim të trajnimit, të rinjtë u shprehën më të motivuar dhe me vetbesim të lartë se e shohin të ardhmen e tyre GN 2në tregun e Guidave Natyrore, me misionin e qartë për të promovuar pasuritë natyrore dhe për ta ruajtur mjedisin të shëndetshëm.

Këta të rinj nuk janë Guidat e para Natyrore në EDEN. Grupi i parë është krijuar në vitin 2004 dhe që prej asaj kohe janë përfshirë në projekte të ndryshme si: Ambasadorët e Natyrës, Qendra e Edukimit Mjedisor në Kopshtin Zoologjik, Të kthejmë në jetë lagunën e Karavastasë, Orë të hapura dhe guida në natyrë në kuadër të projektit CLEEN, etj. Në kuadër të këtyre projekteve grupi i Guidave të Natyrës ka ndihmuar në zbulimin e itinerareve të reja natyrore, publikimin e manualeve natyrorë, guidimin e grupeve të ndryshme në natyrë etj.

Sot, pas 15 vitesh Altini, si një nga Guidat e para Natyrore trajnon brezin e ri të të rinjëve duke vazhduar një traditë të cilën në shpresojmë ta ruajmë sa më gjatë.

Për më shumë fotografi ndiqni në facebook të qendrës EDEN, duke klikuar këtu

High Levels of Dioxins Found in Children’s Toys

For Immediate Release
May 1, 2019

High Levels of Dioxins Found in Children’s Toys and Other Products Made of Recycled Plastics Found in Argentina, Brazil, Cambodia, Canada, the EU, India, Japan and Nigeria
Recycled plastic products containing dioxins and banned flame retardants found in toys and other consumer products

(Gothenburg, Sweden) Alarming levels of some of the most toxic chemicals, including brominated dioxins and brominated flame retardants, were foundToys toxin in consumer products made of recycled plastics sold in Argentina, Brazil, Cambodia, Canada, the EU, India, Japan and Nigeria. Dioxins were measured in children’s toys and hair accessories at levels comparable to those found in hazardous wastes, including the ash from waste incinerators. The results are being released as global decision makers meet this week at the joint Basel, Rotterdam, Stockholm Convention to consider proposals to strengthen global policies for POPs and waste.

Brominated dioxins are highly hazardous chemicals that are known to affect brain development, damage the immune system and unborn children, increase the risk of cancer and risk disruption of thyroid function. They are formed unintentionally during production of brominated flame retardants. In addition, when plastics with brominated flame retardants are recycled and heated to re-form new plastic products, additional brominated and chlorinated dioxins are formed.

Dioxin and PBDE levels were found in all of the items sampled, and half of the products exceeded the proposed chlorinated dioxin hazardous waste limit. More than half of the analyzed products made of recycled plastic measured levels of PBDEs that meet current regulatory proposals of 1,000 ppm PBDEs, and these products that are within the weak regulation for PBDE contained 730 - 3,800 pg WHO-TEQ/g of brominated dioxins. Dioxins are extremely toxic in very small amounts. Levels of concern for dioxin substances are identified in the tenths of pictograms. The very high levels of dioxins measures signals that weak regulation of PBDEs can pose potential harms, not only from PBDEs, but also from PBDD/Fs.

Environmental health advocates point to two relevant policies that can keep these deathly toxic chemicals out of new products. Brazil, Canada, Cambodia, and Japan, along with the EU, have all received recycling exemptions from the global PBDE ban that allow them to permit PBDE contaminated plastics into recycling.

Stronger controls for POPs waste can be achieved through stricter limits set for hazardous waste known as Low POP Content Level (LPCL). How these numbers are set determines whether waste that contains banned chemicals is sequestered and destroyed, is allowed to be put into landfill or incinerators, or is recycled or shipped to poorer countries. However, if controls are weak, if LPCLs are high and allow greater amounts of waste materials containing POPs, the result is that POPs chemicals are not only contaminating products made from toxic recycled feedstock, but dioxin contamination is also increasing.

“Chlorinated dioxins are infamous for causing severe public health impacts that still continue today, such as the dioxin contamination from the use of Agent Orange,” commented IPEN Science and Technical Advisor, Joe DiGangi.“Brominated dioxins are as toxic as their chlorinated cousins and they clearly should not be present in any consumer product—especially not in children’s products.”

“Substances that are identified as POPs are toxic forever. POPs materials should be identified and destroyed, not allowed to circulate back into the economy to do further damage,” says Jindrich Petrlik from Arnika, and co-chair of IPEN’s Dioxin Working Group. “If someone snuck hazardous waste into a child’s toy, they would be charged with child endangerment or worse. But our current policies, the recycling exemption for PBDEs and the very weak limits we currently have for POPs in waste, do exactly this. We are allowing haz mat to be molded into toys. Stricter controls to keeps POPs out of consumer goods are a moral imperative.”

The recycling exemption impacts not only environmental health of the populations within the countries, but impacts people living in developing countries where much of the waste ends up.

To provide more protective regulations, the researchers recommend the following:
• Not to allow the proposed 1,000 ppm limit for DecaBDE in recycled plastics, but rather establish a 10 ppm limit.
• A more stringent limit for the definition of POPs waste (Low POPs Content Level), ideally to establish it as 50 ppm for the sum of all regulated PBDEs.
• To withdraw the recycling exemptions for commercial Penta- and OctaBDE, as they are currently established in Brazil, Cambodia, Canada, EU, Japan, South Korea and Turkey.
• Add PBDD/Fs to the Stockholm Convention for global reduction and elimination.
• Improve the definition of electronic waste within the framework of the Basel Convention.

Read the full press release: High Levels of Dioxins Found in Children’s Toys and Other Products Made of Recycled Plastics Found in Argentina, Brazil, Cambodia, Canada, the EU, India, Japan and Nigeria

Dita e Tokës 22 dhe 23 Prill 2019

Qendra Mjedisore EDEN, sikundër çdo pranverë të viteve të kaluara, zhvilloi festimin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës edhe këtë pranverë!

Kthyer në një traditë të organizatës e cila këtë ditë kaq të rëndësishme e lidh me sitnën e bukur të pranverës, çeljen e luleve, ardhjen e zogjve shtegtarë praD tokes 2019 zgjimin e natyrës nga dimri i gjatë. Jo rastësisht kjo Ditë gjithmonë sjell dëshirën për të punuar akoma më shumë dhe për të sjellë ndryshim në sjelljen e njeriut përkarshi tokës sepse kjo stinë të kujton se çfarë mrekullish ka kjo tokë të cilat janë shumë të brishta kundrejt aktiviteteve njerzore.

Dita e Tokës këtë vit u organizua në datë 22 dhe datë 23 Prill 2019.
Ditën e hënë 22 Prill, të rinjtë aktivë dhe shumë të dashur të EDEN organizuan një panair "up-cycling" me materiale të ricikluara pëpara Qendrës Ekologjike të Edukimit Mjedisor EDEN në Kopshtin Zoologjik të Tiranës. Materialet të punuar me aq mjeshtëri përcillnin mesazhin që kjo ditë mbarte “Të Mbrojmë Speciet”. Të rinjtë e angazhuar në këtë aktivitet infromuan të gjithë vizitorët që kalonin aty pranë për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe efektet ngative që sjell aktiviteti njerzor te gjallesat e tokës dhe te ujit.
Ditën e martë datë 23 prill 2019, pranë Parkut të Piramidës , Qendra EDEN dhe Bashkia e Tiranës festuan Ditën e Tokës duke promovuar nismën “BAS Për Tiranën Time”. Kjo fest u zhvillua pikërisht në këtë zonë me qëllim lançimin e projektit pilot në kuadër të projektit “Benefit As you Save –“BAS”, Stimulimi i pjesëmarrjes qytetare në procesin e riciklimit përmes zbatimit të sistemit të përfitimit" pjesë e Programit Rajonal Interreg V-B " Ballkan-Mesdhe 2014-2020. Qëllimi i kësaj skeme është informimi dhe rritja e ndërgjegjësimit të publikut për produktet miqësore me mjedisin si dhe ndarjen e mbeturinave që në burim. Për këtë ditë, organizuesit kishin zgjedhur specifikisht 3 tema : menaxhimin e mbetjeve, ujin si dhe energjinë, tema të cilat kanë lidhje direkte me ndërhyrjen e njerëzve në natyrë dhe keq përdorimi tyre sjell pasoja të mëdha në natyrë duke prekur specie e ndryshme.

Për të patur një ndikim të madh në zonën ku do të zhvillohet projekti pilot, por duke përfshirë dhe një një publik më të gjerë u zhvilluan një sër aktivitetesh. FestimiDita tokes 2o19 u hap me fjalimet përshëndetëse të Znj. Ermelinda Mahmutaj, Drejtore Ekzekutive qendra EDEN, duke vijuar me Z. Genci Kojdheli, Drejtor i Përgjithshëm i Projekteve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik Bashkia Tiranë. Magjinë e festimit si çdo vit e kishin punimet e bukura të krijuara nga duart e fëmijëve të shkollave 9-vjeçare: Kosova, New York, Jordan Misja dhe Kolegji Turgut Ozal. Fëmijët kishin sjellë punimet e tyre me temë mbi reduktimin e mbetjeve, riciklimin dhe energjinë e rinovueshme. Për të përforcuar mesazhet e tyre, nxënësit e shkollës Kosova zhvilluan një pjesë teatrale me mesazhin që njerzit duhet të ndajnë mbetjet në burim dhe duhet të mos prodhojnë më mbetje pafundësisht, e më pas nxënësit e shkollës 9-vjeçare New York përcollën të njëjtin mesazh në formën e një skeçi duke bërë të gjithë pjesëmarësit të buzëqeshin. Gjallërisë fëminore dhe dëshirës për të ndryshuar realitetin ku jetojnë ju shtuan dy lojra aq të dashura dhe gazmore si: pikturimi i çantave prej beze duke shkruar mesazhe nga vetë fëmijët si dhe loja "Eko-Monopoli" që tërhoqi vëmendjen jo vetëm të fëmijëve, por dhe të rriturve që merrnin pjesë në këtë aktivitet.

Të fokusuar në përcjelljen e mesazheve, në hapësirën ku zhvillohej aktiviteti ishin ekspozuar panele foltovoltaike nga kompanitë e energjisë diellore dhe githashtu një ekspozitë fotografish për mbrojtjen e mjedisit. Në kënd shumë i veçant ishte “Këndi i Ditës së Tokës Ndër Vite”, një kënd që solli në vëmendje të gjitha festimet e mëparshme dhe temat që ka përcjell çdo vit kjo festë. Kjo ditë kaq e veçantë dhe me kaq shumë festime u mbyll me përshëndetjen e Z. Blendi Klosi, Minstër, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit i cili me shumë entuziazëm dhe vëmendje ndoqi prezantimin e fëmijëve për të gjitha punimet e krijuara nga duart e tyre.

Fëmijët, e ardhmja e vendit tonë treguan sërish që pranvera është stina e zemrës së tyre sepse pranvera sjell jetë dhe jeta sjell ndryshim. Të mbrojmë specie duke i dhuruar Tokës asgjë më shumë se vetëm dashuri duke ndryshuar sjelljen tonë.

Fotografitë e aktivitetit mund ti ndiqni në facebook të qendrës EDEN.