Projekti “E drejta mjedisore për banorët e Sheqit”, ka nisur zbatimin e tij në muajin nëntor 2017 dhe shënoi mbylljen e tij në datë 27 shtator 2018 në
konferencën “Vend-depozitimet ekzituese te mbetjeve dhe masat per të mos i shndërruar në vatra të nxehta emergjence mjedisore”, zhvilluar te Hotel Tirana në Tiranë.
Konferenca solli bashkë historikun e një venddepozitimi të shndërruar në një emergjencë mjedisore, me reagimin qytetar në sistemin adminsitrativ dhe nismat politike, ekspertizën e fushës dhe pozicionin real të institucioneve vendore në detyrën për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe trajtimin final të tyre. Të pranishëm në konferencë ishin afërsisht 55 persona (Inspektorati i Mjedisit dhe Pyjeve, dega rajonale Fier, organizata mjedisore, Av. Popullit, Drejtoria Rajonale Fier, Media, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, etj) . ndërkohë që nga Bashkia Fier nuk kishte përfaqësim në këtë konferencë.
Konferenca filloi me fjalët përshëndetëse të Znj. Ermelinda Mahmutaj, Drejtoreshë ekzekutive e qendrës EDEN dhe më tej u pasua nga prezantimi i rastit të ndjekur nga koordinatorja e projektit Znj. Lira Hakani, qendra EDEN. Konferenca u ndoq nga një panel diskutimi mbi "Sfidat dhe mundësitë për menaxhimin e integruar të mbetjeve në nivel vendor" me qëllimin ngritjen e çështjes që nëse nuk merren masat e duhura dhe asnjë aktor përgjegjës nuk realizon detyrën e tij dhe të shqyrtojë pengesat reale, të gjitha venddepozitimet ekzistuese do të shndërohen në vatra të nxehta emergjencash mjedisoreme. Në kuadër të këtij qëllimi një sërë aktorësh ishin të pranishëm në panel për të diskutuar reth rolit që ka secila palë në situatën aktuale, veprimet, aksionet që janë marrë dhe vështirësitë që hasen në zbatimin e kuadrit ligjor. Këto dhe çështja të tjera u diskutuan me: Znj. Ola Mitre – Gazetare; Z. Xhemal Mato - Shoqëria Civile Mjedisore; Z. Andi
Cullhaj - Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve, Dega Rajonale Fier; Z. Agron Haxhimali - Shoqata e Bashkive të Shqipërisë; Z. Enio Haxhimihali - Ekspert ligjor mjedisor.
Situata aktuale e venddepoziitmit të sheqit, në Fier u shpreh nga të gjithë të pranishmit si mjaft shqetësuese pasi është një rast që është lehtësisht i përsëritur dhe në vende të tjera në Shqipëri. Si pjesë e kësaj Znj. Lediana Karalliu, Pergjegjëse Sektori, Sektori i Përgatitjes dhe fizibilitetit të projekteve për pastrimin e mjedisit dhe trajtimin e mbetjeve, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit prezantoi nismën e qeverisë për "Për zbutjen e riskut në vend-depozitime". Vendepozitimi i mbetjeve në Sheq, në kuadër të kësaj nisme, është listuar për rehabilitim. Ndërkohë aktualisht situata në Sheq vazhdon emergjente dhe në sajë të mbështjetjes së vazhdueshme të Klinikës Ligjore ngritur pranë Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Bashkia e Fierit është paditur për rastin konkret. Në datën 9 tetor 2018 në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, do zhvillohet seanca e parë në lidhje me padinë e paraqitur nga Qendra EDEN dhe banorët e lagjes Sheq.
Fotografi të konferencës "Vend-depozitimet ekzituese te mbetjeve dhe masat per të mos i shndërruar në vatra të nxehta emergjence mjedisore" mund ti ndiqni në facebookun e qendrës EDEN.
Hapat kryesore që ka ndjekur projekti në ecurinë e tij:
• Vizitë tre ditore në terren për grumbullim faktesh, takime dhe bashkëpunim me banorët e zonës dhe korrespondencë me institucionet përgjegjëse (Bashkia Fier, Inspektorati Shtetëror Pyjeve dhe Ujërave, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Qendra Shëndetësore nr.1, Fier). Si pjesë e këtyre u zhvillua:
o Raporti: Realiteti i banorëve pranë vend depozitimit të mbetjeve në Sheq, Fier 
o Letër faktesh:Kur ligjet ekzistojnë, por sërish jetojmë në mes të plehrave 
o Video informuese ndërgjegjuese: E drejta mjedisore per banorët e Sheqit
• Adresimi i çështjes në sistem administrativ. Si vijim i korrespondencës me institucionet përgjegjëse Qendra EDEN dhe banorët i janë drejtuar Bashkisë Fier me letrën Kërkesë për marrjen e masave që parashikohen nga kuadri ligjor në fuqi në lidhje me fushën e paligjshme të grumbullimit të mbetjeve në Sheq, Fier (15.05.2018). Në mungesë të një reagimi zyrtar nga Bashkia Fier në datë 27.06.2018 u zhvillua në Fier, tryeza “Dialog për mbylljen dhe rehabilitimin e vend-depozitimit ekzistues të mbetjeve urbane në Sheq”. Më shumë për këtë tryezë dialogu mund të lexoni këtu.
• Adresimi i çështjes në sistem gjyqësor. Në vijim të tryezës së dialogut të datës 27.06.2018, Bashkia Fier nuk dha asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me venddepozitimin. Në datë 31.07.2018 Qendra Mjedisore EDEN së bashku me banorët e Sheqit paditën bashkinë Fier në Gjykatën Adminitrative të shkallës së Parë, Vlorë me objekt:
1) mbyllja e vend depozitimit të mbetjeve urbane në Sheq, Fier si një vend depozitim pa leje mjedisore, ndotës dhe i dëmshëm për mjedisin dhe shëndetin e banorëve të qytetit të Fierit;
2) si dhe rehabilitimi i plotë dhe i menjëhershëm i vend depozitimit.
Njoftimi për shtyp për padinë.
Në sajë të mbështetjes ligjore të Klinikës Ligjore ngritur pranë fondacionit OSFA çështja është adresuar në sistemin gjyqësor. Rasti i venddepozitimit të mbetjeve në Sheq, do të ndiqet nga Klinika ligjore dhe nga Qendra EDEN deri në zgjidhjen e tij me marrjen e vendimit në Gjykatën Administrative të Shkallës së parë Vlorë, sipas objektit të padisë paraqitur nga Qendra EDEN dhe banorët e lagjes Sheq, Fier.
Në kuadër të projektit “E drejta mjedisore për banorët e Sheqit” i cili mbështetet financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë-OSFA.