THIRRJE E HAPUR PËR GRANTE

THIRRJE E HAPUR PËR GRANTE

Nr. referencës për thirrjen: E-81317209
Autoriteti Kontraktues: Qendra EDEN
Afati i dorëzimit të aplikimeve: 27 Korrik 2025, ora 23:59

Qendra EDEN hap thirrjen për grante për mbështetjen e organizatave të shoqërisë civile, grassroots, ndërmarrjeve të vogëla të mesme, universitetet dhe qendrat kërkimore në kuadër të projektit “Mëso të rivleresosh. Mos shpërdoro! – Zhvillojmë modele të ekonomisë qarkulluese me përgjigjshmeri gjinore”, mbështetur financiarisht nga projekti “EU 4 Circular Economy and Livable Cities” i cili bashkëfinancohet nga Bashkimi Europian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), dhe zbatohet nga GIZ Albania në partneritet me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

    • Fondi në dispozicion për këtë thirrje është 100,000.00 Eur
    • Shuma maksimale e mbështetjes financiare grant është 20,000 EUR.
    • Kohëzgjatja e zbatimit të grantit: 4 muaj
    • Gjuha e propozimit: propozimet duhet të përgatiten dhe të dorëzohen në gjuhën Shqipe, sipas formateve të publikuara të aplikimit.

Aneks I: Formati i aplikimit (SHKARKO)
Aneks II: Buxheti (SHKARKO)
Aneks III: Korniza Logjike (SHKARKO)

    • Procedura e aplikimit: Të interesuarit për të paraqitur një projekt propozim për këtë thirrje duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë paketën e aplikimit dhe dokumentat mbështetëse siç është shpjeguar në udhëzuesin e aplikanëtave për grante.
      Aplikimet duhet të ngarkohen online në sistemin g-drive këtu: https://forms.gle/mi7vCkPuEu6hV9mu5
    • Sesionet informuese do të zhvillohen në datat më poshtë:

01 Korrik 2025, Zyrat e GIZ Albania, ora 09:30
08 Korrik 2025, Platforma Zoom, ora 10:00
11 Korrik 2025, Platforma Zoom, ora 10:00

Regjistrohuni këtu për orarin dhe formën tuaj më të përshtatshme: https://forms.gle/fjiA6ASF76heX8X59

Përgjigjet do të publikohen në faqen web dhe mediat sociale të qendrës e EDEN brenda datës 11 Korrik 2025. Megjithatë, pyetje sqaruese mund të dërgohen deri më date 18.07.2025 në ersa.prifti@eden-al.org.

Ju urojmë suksese!